Nė Ditėn e Ēlirimit tė Gjilanit, shtatoret e Rexhep Malės e Nuhi Berishės do tė vendosen nė hapėsirė dinjitoze

Gjilan - Drejtori i Drejtorisė pėr Shėrbime Publike, Infrastrukturė dhe Banim, Naser Korēa, nė konferencėn e mbajtur sot para gazetarėve, ka thėnė se angazhimi kryesor i kėsaj drejtorie ka qenė ngritja e shėrbimeve pėr qytetarėt, harmonizimi i tė gjitha punėve me ligjin, realizimin e njė sėrė projektesh me interes pėr qytetarėt, mirėmbajtjen e investimeve, identifikimin e problemeve nė infrastrukturė, inspektimin e projekteve infrastrukturore dhe krijimin e ambientit tė sigurtė pėr qytetarėt.
“Jemi tė pėrkushtuar nė investime publike, mirėmbajtje tė projekteve, shėrbime mė tė mira pėr qytetarėt dhe vendosmėri nė kualitetin punimeve. Nė mirėmbajtjen dimėrore, pėrmes kompanisė kontraktuese, kemi arritur me sukses ta mbajmė gjendjen nėn kontrollė dhe nė normalitet tė plotė. Gjithashtu pastrimi i rrugėve, mirėmbajtja e parqeve dhe hapėsirave tė gjelbruara ėshtė nė fazė tė vlerėsimit, sikur edhe mirėmbajtja verore. Me ndriēimin publik dhe mirėmbajtjen e tij jemi duke punuar vazhdimisht krahas edhe shenjėzimit vertikal dhe atij horizontal”, ka thėnė drejtori Korēa.

Korēa ka pohuar se edhe projekti pėr hapjen e rrugėve tė rendit tė tretė dhe projektit tė pastrimit tė deponive tė egra ėshtė i gatshėm dhe pritet tė nisim gjatė tė ardhmes sė afėrt.

“Pėrpos projektit pėr hapje tė rrugėve tė rendit tė tretė dhe pastrimit tė deponive tė egra, lumenjve dhe punėve tė ngjashme, ne po presim nėnshkrimin e kontratės pėr projekte tė vogla, ku do tė fillojmė mė pas me realizimin e njė sėrė investimesh nė gjithė hapėsirėn e komunės sė Gjilanit”, ka bėrė tė ditur ai.

Drejtori Shėrbimeve Publike nė Gjilan ka bėrė tė ditur se janė kah fundi i punimeve pėr rregullimin e hapėsirės para ish-objektit tė ekzekutivit dhe nė Ditėn e Ēlirimit tė Gjilanit do tė zhvendosen shtatoret e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės, pėr t’u vendosur nė njė vend dinjitoz.

“Deri tani kėto shtatore kanė qėndruar nė pronė private, ndėrkaq ne po i zhvendosim nė pronė publike, nė njė hapėsirė qė ėshtė qendra e qytetit, pra vend dinjitoz sepse ata ranė pėr tė mos vdekur kurrė”, tha i pari i Shėrbimeve Publike nė Gjilan, Naser Korēa, gjatė adresimit para gazetarėve.

Nga sektori i tė hyrave vetanake, sipas tij, janė shėnuar pėrparime tė mėdha dhe vetėm pėr tre muaj janė inkasuar mjete financiare nė vlerė prej mbi 82 mijė euro.

Kjo drejtori nė bazė tė pėrgjegjėsive qė ka nė kėtė fazė ka inicuar projektet pėr kanalizimin nė fshatin Llashticė, Lladovė, Zhegėr, pastaj trotuarin nė disa lagje dhe fshatra, gjithashtu inicimin pėr investimin e rrugės “Fehmi Agushi”, rrugėn nė lagjen e dytė, atė nė lagjen e tetė, rrugėn nė lagjen e “Zabeli” faza e dytė, projektin pėr varrezat e martirėve nė Llashticė, rregullimin e disa urave mbi fshatin Zhegėr etj.

Gjithashtu, siē ka thėnė ai, ėshtė bėrė edhe inicimi pėr detyra projektuese pėr rrugėt nė fshatrat Selishtė, Ēelik, Pidiq, rregullimi i platosė mbi lumin Mirusha, rregullimi i trotuarit nė lagjen “Dardania”, rregullimi i rrugės dhe kanalizimit nė lagjen “Porodin”, dhe murit mbrojtės pėr kėtė lagje./zipgj/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma