Pėr ēfarė profili tė deputetėve ka nevojė Kosova?

Nga Musa Sabedini - Kosova dhe qytetarėt e saj, nė kėto zgjedhje tė parakohshme, e kanė mundėsinė qė tė zgjedhin ose votojnė njė profil tė deputetėve tjetėr fare nga ata qė kemi parė deri mė tashti. Deputetėt e paaftė, tė pashkolluar dhe deputetėt e kalibrit qė lidhjet e tyre me bazėn i kanė nė brendėsi tė krimit, nuk duhet tė kenė vend nė Parlamentin e ri tė Kosovės.
Partitė politike tanimė kanė nisur tė pėrpilojnė listat e tyre zgjedhore me kandidatėt qė do tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme pėr deputetė. Sėrish nuk shpresoj se nė kėto lista do tė ketė kandidatė tė aftė, tė pėrgjegjshėm, tė pėrkushtuar, tė dashur pėr qytetarin e votuesin, sepse sėrish pres kandidatė me biografi kriminale, me aktakuza pėr korrupsion e krim tė organizuar dhe kandidatė qė fijet e tyre i kanė tė lidhur me krimin.

Qytetari aktiv dhe i zgjuar e ka shansin e mirė qė ta pastrojė Kosovėn nga ky profil i deputetėve. Nė legjislaturėn e kaluar ka pasur deputet tė nivelit tė ulėt, si pėr nga dija, ashtu edhe pėr nga pėrfaqėsimi intelektual e politik.

Asnjė subjekt politik nuk do tė duhej tė nxiste ose joshte garniturėn e deputetėve me biografi tė dyshimtė, me diploma tė dyshimta e tė falsifikuara e me pėrndjekje e vendime gjyqėsore.

Kosova tani e ka mundėsin qė para qytetarėve tė ofrojė kandidatė seriozė, kandidatė tė aftė, tė ditur, tė shkolluar e tė pėrgatitur pėr tė qenė vetėm afėr problemeve qytetare.

Bile edhe mediet e kanė rastin e mirė qė tė injorojnė ata kandidatė qė ndodhen nė listat e zeza apo qė kanė biografi kriminale. Fatkeqėsisht ka edhe medie e portale qė avancojnė pikėrisht kėtė strukturė tė kandidatėve.

Mirė qė kėta shkuan, por problemet e qytetarėve nuk zgjidhen me zgjedhje tė parakohshme

Kjo legjislaturė e Kuvendit tė Kosovės, kėta deputetė tė dobėt, tė paaftė, jo serioz, deputetė qė kanė punuar e luftuar veē pėr interesa personale, mirė qė po ikin dhe kurrė mos u kthefshin ma.

Ky kuvend, me kėtė pėrbėrje, na ka fyer dinjitetin qytetar, na ka bėrė huliganė, dhunues, para botės e Evropės. Kjo legjislaturė e deputetėve e ka fye familjen shqiptare, sepse kemi dėgjuar gjithēka prej gojės sė tyre.

Ky Kuvend krijoj dhunė, presion psikologjik mbi qytetarin, duke pėrdorur gaz lotsjellės, duke pėrdorur lloj-lloj shantazhi e pazari nė dėm tė qytetarėve tė Kosovės.

Rreth zgjedhjeve tė parakohshme, besoj se ato nuk e zgjidhin asnjė problem tė qytetarėve, pėrkundrazi janė ngarkesa financiare dhe tėrė koston do ta vuaj pikėrisht qytetari.

Gjithashtu nuk pres ndryshime nga kėto zgjedhje, me pėrjashtim tė ndonjė subjekti qė pritet tė inkorporohet nė anijen e dy partive mė tė mėdha.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma