Koordinatori Walker, kryesuesja Daka dhe transferimet “parimore”!

Nga Behxhet Sh. SHALA-BAJGORA - Tė gjithė kundėr tė gjithėve dhe tė gjithė vardisės: Zgjedhjet e parakohshme u komentuan ashtu si ishte nevoja politike dhe ishte mėnyra mė e mirė pėr trashjen e lėkurės apo shpėtimit tė saj. Meritat i shkuan nė adresė tė opozitės mirėpo, mė tė merituarit pėr kėto zgjedhje ishin grupi rebelues i LDK-sė dhe PDK-sė. Opozita, pa kėta nuk do tė ishte nė gjendje as t’i mbledhė nėnshkrimet e nevojshme pėr mocion e lėre mė ta rrėzojė qeverinė. U krijua mundėsia qė Nisma tė faktorizohet e sidomos Fatmir Limaj qė pėr mendimin tim nuk ėshtė dashur tė ndodhė kurrsesi.
Po duket se kėto janė ēmime pėr njė koalicion tė mundshėm. Tash, LDK-ja e cila ka shpresuar deri nė sekondėn e fundit se nuk do tė pėrfundojė kėshtu si u bė, ngushėllimin e gjen tė “tradhtia” e PDK-sė kurse injoron faktin se pikėrisht deputetėt e LDK-sė i shkaktuan Isės mė sė shumti probleme dhe ishte shumė e pamoralshme nga ana e kėtyre deputetėve qė e sollėn Isėn dhe LDK-nė nė kėtė gjendje kur, me fjalė tė mėdha e kundėrshtuan mocionin pėr mosbesim ndaj Isės dhe Qeverisė nė kohėn kur Isės nuk i besuan qė nga dita e parė e mandatit, si kryeministėr! Me njė fjalė, nėse fėmijėt tuaj pshurrėn nė shtratin ku janė (LDK) atėherė nuk duhet tė brengoseni pėr erėn e shurrės nga shtrati i PDK-sė.

Isa Mustafa dhe ata qė ishin me tė nga LDK-ja, me tė kuptuar se mocionin e kanė nėnshkruar katėr deputetė tė pakicave ėshtė dashur ta dinė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr nismėn e partive opozitare por se lojtari kryesor ėshtė PDK-ja dhe, sipas mendimit tim, Isa ėshtė dashur tė jep dorėheqje me ē’rast do tė forcohej politikisht, duke ua lėnė kėmbėt e arushės nė duar atyre qė e luajtėn vallen e mocionit. Gjithashtu, me vet faktin se ndėrkombėtarėt qė bėjnė ē’tė duan nė Kosovė ngulmuan qė demarkacioni tė votohet nė Kuvend dhe kėtė e kėrkuan nga Isa Mustafa ishte porosi e qartė se, nėse nuk veprohet kėshtu, jo ditėt por minutat i ke tė numėruar.

Isa nuk e kuptoi kėtė e as ata rreth tij kurse kėtė e kuptoi shumė mirė Kadri Veseli prandaj edhe ra qeveria pėr tė cilėn nuk mendoj se duhet tė ngjyroset vetė me ngjyra tė zeza shkaku se ka bėrė punė tė mira, madje mė tė mira se qeveritė e mėparshme. Ngushėllim pėr Isėn ėshtė se kėmbėt e arushės (Hashimit) sa i pėrket Demarkacionit, Asociacionit, bisedimet me Serbinė dhe marrėveshjet tjera tė dėmshme po ua dorėzon atyre qė vinė pas tij e qė do tė kenė shumė probleme me to! Ky ishte fundi!

Nuk po mėsojnė nga pėsimet e kaluara: Tash, pasi rebelėt e LDK-sė dhe PDK-sė ua mundėsuan opozitės zgjedhjet e parakohshme, e qė ishte dėshira e tyre, po vėrehet njė mobilizim i jashtėzakonshėm, jo pėr tė zėvendėsuar njė qeverisje qė po e vlerėsojnė si tė keqe me njė qeverisje mė tė mirė e qė do tė duhej tė ishte qėllimi dhe kuptimi i zgjedhjeve tė provokuara para kohe por pėr t’u bėrė bashkė e mira dhe e keqja pėr ta rrėzuar PDK-nė dhe kėtu ėshtė gabimi strategjik i opozitės.

Opozita duhet tė ofrojė zgjidhje pėr papunėsinė, varfėrinė, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, pėrparim nė proceset integruese, krijimin e njė perspektive pėr tė rinjtė, shėndetėsi profesionale, arsim mė cilėsorė, shėrbime mė tė mira pėr qytetarėt.

Nė kėtė mėnyrė do tė lihej nė opozitė PDK-ja e jo me kėtė mobilizim pėr koalicione jonormale dhe kundėr tė gjitha parimeve njerėzore, morale, politike, kombėtare e tė tjera. Kombinimet se cili koalicion do ta lė nė opozitė PDK-ja katėrēipėrisht tregon se qėllimi i tyre ėshtė lufta pėr pushtet dhe jo vullneti pėr njė shtet tė mirė pėr tė gjithė!

Pėrsėri po bėhen gabime nga e kaluara e afėrt kur nuk lexohen si duhet porositė e atyre qė vranė e kthjellin nė Kosovė sikur ajo e ambasadorit Delawie kur tha se puna e parė qė e pretė qeverinė e ardhshme ėshtė ratifikimi i marrėveshjes sė Demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi e kėtė sigurisht se nuk do ta bėjė Vetėvendosje!, pavarėsisht me kė do tė bėjė koalicion sepse, tėrė filozofinė politike dhe veprimtarinė praktike e ka ndėrtuar duke i kundėrshtuar kėto marrėveshje qė i konsideron si shumė tė dėmshme pėr Kosovėn. Edhe Hoit Brajan Jii, demarkacionin e ka si prioritet kryesorė pas formimit tė qeverisė sė ardhshme duke deklaruar se pėr ta shtyrė kėtė dhe marrėveshjet tjera pėrpara , duhet politikanė tė vendosur dhe tė guximshėm kurse Vetėvendosje, AAK, Nisma e konsiderojnė guxim pikėrisht kundėrshtimin e kėtyre marrėveshjeve!

Ky ėshtė lėmshi qė i krijon komoditet PDK-ja e cila nuk e ka aspak problem t’i shtyjė pėrpara kėto marrėveshje. Ata pak zėra kundėrshtues brenda PDK-sė, ose do tė detyrohen tė kėndojnė sipas muzikės sė partisė ku janė, ose do tė kenė problem me pejzat e zėrit tė tyre dhe nuk do t’i dėgjojė mė askush. Kalimi nė ndonjė subjekt tjetėr politik pėr ta do tė ishte hara - kiri sepse, pėrveē lajmit nė media pėr kalimin e tyre, ata do tė margjinalizoheshin krejtėsisht sepse, nė fund tė fundit, sidomos nė Kosovė ēdo parti i shpėrblen besnikėt e partisė pavarėsisht kapacitetit politik dhe profilit intelektual. Duhet tė pranojmė se zėrat kundėrshtues brenda PDK-sė nuk shquhet fort pėr kapacitet politik dhe profesional. Kur PDK-ja pranoi ta votojė Gjykatėn raciste Speciale atėherė me lehtėsi do t’i pėrpijė edhe malet e Sharrit!

Ky mobilizim parazgjedhor i opozitės, pa kritere dhe kundėr parimeve tė proklamuara nuk i duhet Kosovės. Koalicionit pas zgjedhjeve janė mė tė shėndetshme e jo koalicionet sipas parimit: “pėr inati tė resė, mė vdektė djali”. Pėr mė keq edhe kėta qė duan tė bėjnė koalicione tė tilla duhet t’i marrin parasysh porositė (urdhrat) e shefave tė Mėdhenj qė deri mė tani na i kanė prerė rrobat sipas masave tė tyre pavarėsisht se nuk na kanė pėlqyer! Pėrralla tė fushatės janė sondazhet e porositura apo stėrmadhimi i forcės reale elektorale tė subjekteve qė e kanė vėshtirė ta kalojnė pragun zgjedhorė e lėre mė tė dalin fitues apo pėrcaktues pėr fituesin e zgjedhjeve. Nėse i referohemi kėtyre sondazheve tė porositura dhe glorifikimit jologjik, atėherė do ta kemi shumė vėshtirė tė qėllojmė se kush do tė jetė partia e dytė nė kėto zgjedhje sepse tė gjithė do tė jenė fitues apo tė parėt!

Walkeri, Mesi, Dritoni, Arbana dhe Halili: William Walker mbahet mend pėr Masakrėn e Reēakut. Doli me njė qėndrim tė drejtė ashtu si duhej tė dilte dhe qė i takonte sipas mandatit. Asgjė mė tepėr. Pastaj, u bė hero nė Kosovė deri nė atė masė sa qė edhe njė mobilierie nė Prishtinė e mbanė emrin e tij. Kjo ndodhė vetėm te popujt e varur. Nė ēdo takim, me atė jakėn qė e kishte veshur nė kohėn e Masakrės sė Reēakut (edhe kur bėnte vapė) e krijoi njė pamje ku prania e tij ishte e domosdoshme dhe ku fjala e tij ishte mbi tė gjitha ndonėse ishte pensionuar. Kėshtu sillej edhe urdhėrdhėnėsi pėr ekzekutimin e Arben Xheladinit dhe Mon Balaj (sipas pozitės qė e kishte), Stiven Shuk i cili, pas pensionimit bėnte shtat palė qejfe nė Kosovė nė llogari tė AAK-sė dhe tė tjerėve.

E di se pėrgjegjėse pėr organizimin e zgjedhjeve ėshtė znj. Valdete Daka kurse pėrgjegjės pėr ndėrtimin e koalicioneve janė kryetarėt e partive politike dhe bosėt ndėrkombėtarė. Tash po del se Walkeri, me shpenzime tė qytetarėve tė Kosovės ka marrė mbi vete mision dhe pėrgjegjėsi tė mėdha sikur qė ėshtė bashkimi i shqiptarėve dhe ndėrtimi i koalicioneve pėr ta lėnė PDK-nė nė opozitė. E keni parė injorimin qė ia bėri Thaēit nė Reēak sikur qė, me siguri e dini pėrpjekjet e tij pėr disiplinimin e Albin Kurtit sa ishte nė burgun e UNMIK-ut duke e kushtėzuar lirimin e tij me bindje - nėnshtrim ndaj ndėrkombėtarėve. Pėr ēudi, ai nė mėnyrė tė rrufeshme e mori lejen pėr tė vizituar Albinin nė burg, pa pasur mandat pėr kėtė! Ėshtė rregull se tė gjithė ndėrkombėtarėt qė kanė shėrbyer nė Kosovė, pas pensionimit vazhdojnė tė mjelin mjete materiale dhe tė mira tė tjera mė shumė se kur ishin nė shėrbim. Kjo ndodhė vetėm nė Banana Republikė dhe shtetet qė janė liruar nga kolonializmi por kanė mbetur tė varur nga padronėt e djeshėm. Walkeri ka marrė barrė tė rėndė mbi vete qė nuk ia mundėson as mosha, kondicioni fizik, posti qė i mungon por as rrethanat tjera.

Ndikimi i Walkerit nė proceset globale ėshtė i barabartė me zero. Ėshtė joserioz dhe i pabesueshėm fakti se Walkeri po pėrpiqet qė, nė kuadėr tė njė personaliteti (Walkerit) tė ngėrthejė figurat si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha tė cilėt Kushtetuta i ka obliguar ta bėjnė bashkimin kombėtar. E Walkerin kush e obligon ta bėjė diēka qė as nė teori nuk mund ta bėjė?! Besoj qė pėrgjigjen e keni tė ditur!

E rrahėn Arbana Xharrėn pasi kaloi nė PDK kurse nuk e rrahėn Halil Matoshin pasi kaloi nė AAK. Nė njė mjedis tradicionalist, rrahja e femrave ėshtė veprim i lig dhe i turpshėm kurse rrahja e burrave llogaritet si burrni pėr atė qė e rrahin por edhe detyrim pėr atė qė e rrah dikė. Jam kundėr dhunės ndaj atyre qė mendojnė ndryshe dhe me kokė tė vet prandaj e konsideroj turp, poshtėrsi dhe ligėsi qė e rrahėn Arbanėn pas aderimit nė PDK sikur qė kisha kundėrshtuar edhe rrahjen e Halilit pėr shkak tė angazhimit politik nė AAK.

Standardizimi i dyfishtė i parimeve ėshtė kundėr demokracisė dhe vlerave njerėzore. Mirėpo edhe tash po vėrtetohet se zhurma e shoqėrisė civile bėhet pikėrisht pėr t’u vardisur ndonjė subjekti politik, kur ėshtė fjala pėr vendorėt apo pėr tė fituar fonde, kur bėhet fjala pėr ndėrkombėtarėt. Pastaj, me t’u rehatuar nė parti politike nė njė post tė pamerituar palohen si vejushat e Gostivarit dhe bėhen kritikuesit mė tė mėdhenj tė shoqėrisė civile! Shumė prej tyre ,e ruajnė vendin nė shoqėrinė civile dhe nėse dėshtojnė nė politikė, pėrsėri kthehen nė grazhdin e bekuar!

Kohėve tė fundit i kam dy probleme tė mėdha qė mė lėnė pa gjysmė; a do ta rinovojė vazhdimin e kontratės Lionel Mesi pasi jam me Barcelonėn dhe a do tė bėhet edhe formalisht anėtar i LDK-sė Driton Selmanaj?! Kėto janė probleme qė i tejkalojnė problemet rajonale dhe bėhen probleme tė natyrės globale. Sidomos ēėshtja e Dritonit i cili, si pėrshkrues i situatės ka bėrė emėr dhe mbiemėr ndonėse nuk ėshtė marrė me parashikime. Natyrisht, pėrshkrimin e bėjnė tė gjithė ata qė shohin, qė dinė tė shkruajnė dhe tė flasin kurse parashikuesit janė diēka krejtėsisht tjetėr. Skena politike nė Kosovė nuk ka nevojė pėr parashikues por pėr pėrshkrues tė situatės duke iu pėrshtatur interesave partiake. Pėr aq sa e njoh Dritonin ai gjithmonė ka qenė nė LDK dhe nuk e paramendoj nė njė parti tjetėr pėrveē se nėse ndonjė parti tjetėr nuk ia ofron kontratėn e Mesit.

Jo Abdixhiku nė LDK, jo Zeka nė Nisma, Ariani dhe znj. Vala 1900 e refuzojnė PDK-nė e pėrralla tė tjera e tjera... Njė gjė e kam tė sigurt se tė gjithė kėta emra qė i pėrmenda, nuk do t’i sjellin asnjė votė subjekteve ku do ta kalojnė tranzicionin madje, ka tė tillė qė do tė votojnė pėr subjektin tjetėr politik. Po ndjehem krejtėsisht i margjinalizuar, i nėpėrkėmbur, jashtė loje tė politikave strategjike shkaku se asnjė subjekt nuk mė ofroi tė bėhem pjesė e saj. U gėzova fort kur njė mik nga PDK-ja mė ftoi pėr kafe. Para se tė shkoj nė takim i thashė gruas dhe fėmijėve se duket do tė bėhem i madh kurse gruan e porosita tė mė gjej katin mė tė mirė tė rrobave, t’i hekurosė e t’i bėjė qė vija e hekurosjes tė tė prej si zhilet gjithnjė duke shpresuar se, mė nė fund po bėhem deputet, ministėr ose, nė rastin mė tė keq zėvendėsministėr. Fort kam dėshiruar t’u zė vendin vėllait tė Boros, Ramizit, Avni Kastratit apo Nehatit qė hyri nė luftė me policinė. Kur i keni pritjet e mėdha, zhgėnjimi ėshtė edhe mė i madh! Prej kėtij takimi doli se “miku” (si shqiptar qė jam, pasi nuk mė mbaroi punėn po e fus nė thonjėza) ma pagoi njė kafe tė lodhtė dhe, pasi u ndava i rashė veti nė kokė sa budalla i madh qė jam; ėshtė dashur ta porosis njė pije mė tė shtrenjtė, ta marrė me vete njė ujė dhe njė senduiē. Po e shihni se nuk jam pėr politikė sepse reagoj shumė vonė, pasi tė falet Bajrami. Kam fituar atė qė ėshtė nė pėrputhje me kapacitetin tim dhe meritat. LDK-ja nuk mė ka ftuar se nuk ua kam pranuar “presidentin historik”.

AAK-ja jo se jo sepse kryetari i saj m’u pati kėrcėnuar publikisht kurse unė, pa rėnė nė gjak, nga frika pata kėrkuar besė. AAK-ja nuk i pranon nė radhėt e saj frikacakėt si puna ime prandaj e pranuan Halilin. Nisma ėshtė tokė e ndaluar pėr mua sepse: “dy atllarė, nuk lidhen nė njė mullarė aq mė parė qė Nisma nuk ka fare mullarė.. e kuptoni se atllarė nė kėtė rast jam unė dhe Zafa”. Vetėvendosje mė ka pushkatuar publikisht dhe me ta jam nė njė raport tė vdekjes klinike tė dyanshme. Jam i hidhėruar me Kujtimin e Partisė Rome qė nuk mė ka ftuar ndonėse kam qenė pėrkrahės i madh i tyre. Boshnjakėt nuk e dinin faktin se njė kohė kam jetuar nė Sarajevė, kam pirė ujė nė Bashqarshi sikur edhe nė burgjet e Sarajevės, Foēės dhe Mostarit. Po tė kisha njė ofertė tė bėhem pjesė e listės sė Dudes, nuk do tė mė bėhej vonė pėr asnjė post. Dhe, tė jem i sinqertė, nė kėtė gjendje tė pa shpresė politike qė jam nuk e kisha refuzuar as ftesėn e Simiqit dhe Jabllanoviqit, isha bėrė shok me Fatmir Shehollin i cili ka gėzuar respektin e tė gjithė kryeministrave nė Kosovė dhe politikanėve tė nivelit tė lartė! Patriotėt do tė mė akuzonin pėr mungesė patriotizmi por unė e kam pėrgjigjen gati: “po e bėjė kėtė se dua ta marrė kalanė nga brenda...”.

Partitė e tjera mikroskopike nuk po i pėrmend se ato tashmė janė parapaguar tė bėjnė jetė paraziti te subjektet e mėdha.

Njė ēėshtje mė ka shqetėsuar pa masė dhe mė ka bėrė ta refuzoj postin e kryeministrit; trajtimi jonjerėzorė dhe mungesa institucionale e pėrkujdesjes pėr kryeministrin e parė tė Kosovės, Bajram Rexhepi pėr tė cilin turqit u deshėn t’i marrin tė gjitha shpenzimet pėr trajtimin e tij. Raft turpi i botės mbi stėrnipat e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut dhe bijtė dhe bijat e Nėnės Terezė! Turp, turp dhe vetėm turp!

Njė kėshillė pėr subjektet politike; mos jepni fjalė tė mėdha pėr vija tė kuqe pėr koalicione sepse mund tė pėrfundoni me faqe tė zezė. Edhe ashtu koalicionet i bėjnė tė huajt e fuqishėm! Kujtojini ēka thanė ambasadori Delawie dhe Hoit Brajan Jii sepse kėta nuk janė zėdhėnės tė partive sikur Gecaj, Pajaziti, Hoti, Nitaj etj. Mos u ngutni sepse po tė ishit ju ata qė i bėni koalicionet, punėt do tė shkonin ndryshe! Mos bėni pėrpjekje tė kota ta imitoni William Walkerin! Lėrini pėrrallat!

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma