Koalicioni aktual duhet t’i kryej detyrat qė ka filluar

Fundi i muajit qershor do tė jetė pėrcaktues nėse vendi do tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme. Kėtė e bėri tė ditur kryeministri i Kosovės, Isa Mustafa pėr mediat, shkruan "Zeri.info". Zgjidhja e ēėshtjes sė liberalizimit tė vizave, respektivisht votimi ose jo i marrėveshjes sė Demarkacionit mė Malin e Zi, do tė jetė shkaktari i zgjedhjeve tė parakohshme.
Kryeministri ka thėnė se nuk sheh ndonjė arsye qė tė vazhdohet tutje nėse nuk arrihet kjo zgjidhje.

Sipas tij, i gjithė procesi do tė bėhet nė bashkėpunim me partnerin e koalicionit PDK-nė.

Ndėrkaq, analistėt politik nė vend, mendojnė se nėse koalicioni qeverisės nuk mund t’u jap zgjidhje temave si tė Demarkacionit dhe Asociacionit, nuk ėshtė etike qė tė qėndrojnė nė pushtet. Sipas tyre, mbajtja e zgjedhjeve tė reja do tė bėnte qė tė zgjidhet ngėrēi aktual politik.

Analisti politik, Halil Matoshi mendon se ky koalicion qeverisės, nėse nuk mund t’u japė zgjidhje dy temave tė interesit kombėtar si Demarkacionin dhe Asociacionin, sipas tij nuk ėshtė etike qė tė qėndrojnė tutje nė pushtet.

“Realisht ky koalicion qeverisės, nėse nuk mund t'u japė zgjidhje dy temave tė interesit madhor kombėtar (Demarkacionit dhe Asociacionit) qė e kanė dominuar diskursin politik pėr tre vjetėt e kėtij pushteti, nuk ėshtė etike qė tė qėndrojė tutje nė pushtet, edhe pse Qeveria mund tė mbahet edhe me 61 vota nė Kuvend”, ka thėnė Matoshi pėr Zėri.

Sipas tij, zgjedhjet demokratike janė i vetmi mekanizėm legal qė mund t’i japin vendit konstelacion tė favorshėm forcash politike, sa u pėrket vendimeve tė vėshtira.

“Pėrse zgjidhet njė Qeveri? Jo tė tallet me qytetarėt dhe t'i mashtrojė ata pėr popullizėm e vota, por qė tė marrė vendime tė vėshtira, shpesh jopopullore, por nė interes tė sovranitetit dhe kushtetutshmėrisė... Njė gjė ėshtė e qartė, Qeveria qė mund tė dalė nga kėto zgjedhje tė parakohshme nuk do ta ketė mė luksin e tė kqyrunit seri, por do tė jetė Qeveri e vendimeve tė vėshtira, e cila, po ashtu mund tė jetė humbėse e madhe dhe tė mos e pėrfundojė mandatin kushtetues, katėr vjeēar, sepse dinamikat politike tė vendit dhe kontelacionet globale janė shumė tė rrėshqitshme dhe pėrplot rreziqe. ēfarėdo qė ndodh, ruajtja e lirisė kombėtare dhe sovranitetit shtetėror duhet tė jetė imperativ kategorik i secilės Qeveri dhe elitės politike”, tha Matoshi.

Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj mendon se shkuarja e vendit nė zgjedhje tė reja do tė bėnte qė tė qė tė zgjidhej ngėrēi aktual politik.

Ai ka thėnė pėr “Zėrin”, se ndryshimet pozitive me zgjedhjet e reja nė Kosovė varen nga qytetarėt e vendit se kujt do t’ia japin besimin.

“Se a do tė ketė ndryshime pozitive varet nga ajo se kujt do t’ia japin besimin qytetarėt, kush me kė do tė qeveris, cili do tė jetė programi qeverisės dhe sa do tė zbatohet ai”, tha Mushkolaj.

Ndėrsa, analisti Blerim Burjani ka thėnė se “Zėri”, se koalicioni aktual duhet t’i pėrfundoj disa detyra qė i kanė marrė. Tutja ka thėnė se koalicioni duhet tė pėrfundojė demarkacionin, forcat e armatosura dhe asociacionin.

“Ideja ėshtė qė koalicion t’iu bėnė presion deputeteve tė koalicionit tė votojnė demarkacion,pra duhet qė ky koalicion t’i pėrfundojė disa detyra qė i kanė marr,demarkacioni,forcat e armatosura ,asociacioni,pra ky koalicion duhet tė arsyetohet me kėtė mandat katėrvjeēar,zgjedhje pa zgjidhje tė kėtyre temave mund tė mos ketė fare,edhe po te kėtė do tė ishte legjitimim pėr tė vepruar njėjte ne te ardhmen apo i dėshtimeve pėr ēka bėhen kėto koalicione”, ka thėnė Burjani.

Ndryshe, edhe opozita ka deklaruar se shumė shpejt do tė ketė zgjedhje nė vend./ZERI/.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma