Haziri: Ibrahim Uruqi shpėtoj nga torturat shumė familje nė Kosovė

Gjilan - Nė Fshatin Bresalc sot ėshtė shėnuar dita e shkollės, e cila mban emrin e dėshmorit Ibrahim Uruqi-Hushit. Fillimisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sė bashku me kryesuesen e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe strukturat tjera komunale, kanė bėrė homazhe para bustit tė dėshmorit, Ibrahim Uruqi, tek shkolla e fshatit.
“Ibrahim Uruqi-Hushi ka ra dėshmorė pėr lirinė e Kosovės, ndėrsa kėsaj shkolle ku edhe ai ka mėsuar, i ka dhėnė emrin e lavdisė sė pėrhershme dhe krenarisė pėr brezat qė do tė vijnė. Kjo shkollė duhet ta ruaj emrin e tij, sepse ėshtė obligim dhe ajo arrihet vetėm me suksese tė nxėnėsve dhe vetėm me rezultate tė ndryshme qė kalojnė pėrmes kėsaj shkolle. Sot, si njėri nga bashkėveprimtarėt e Ibrahimit, i kujtojmė angazhimet nė kohėt e rėnda dhe shumė tė vėshtira”.

“Ibrahimi ishte i pėrgatitur prej kohės pėr rezistencė, qysh herėt nė vitet e ’90, ka nisur angazhimin, dhe element qė e ka dalluar atė ka qenė, ajo qė ai asnjėherė nuk ka ditur tė kthehet prapa dhe tė dorėzohet. Ibrahim Uruqi me punėn dhe angazhimin e tij, ka arritur qė t’i shpėtoj nga torturat, burgosjet dhe dhuna, shumė familje nė Kosovė”, ka thėnė kryetari Haziri, nė adresimin para tė pranishmėve tė shumtė nė shėnim tė ditės sė shkollės.

Haziri, po ashtu, ka thėnė se nėse dikush ishte gati tė dalė para plumbave tė armikut, ai ishte pikėrisht Ibrahimi, andaj, familja e tij, duhet tė jenė krenar pėrherė, sepse emri i tij ėshtė i ndritshėm dhe do tė vazhdoj tė bėjė dritė pėr tė gjithė ne dhe pėr tė gjithė ata qė do tė vinė pas nesh.

“Ai ishte gati pėrherė, ka ra dėshmorė dhe pėr ne do tė mbetet gjithmonė hero i lirisė, i cili ka bėrė histori tė lavdishme”, tha kreu i gjilanasve.

Me fjalėn e tyre, drejtori i shkollės Gafurr Syla dhe Shemsi Syla zv. komandant i Zonės Operative tė Karadakut, kanė thėnė se Ibrahim Uruqi, me veprėn e tij, me angazhimin pėr liri dhe me vendosmėrinė qė kishte, ra dėshmorė pėr tė qenė i pavdekshėm dhe gjithnjė figurė e lartė kombėtare nė lirinė e Kosovės.

Ndryshe dita e shkollės ėshtė shėnuar nėn njė program tė pasur kulturo-artistik, tė pėrgatitur nga nxėnėsit e kėsaj shkolle./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma