Promovohet libri “Lulet dhe Lotėt e Kosovės” i poetit francez Jean Yves Carlen

Gjilan - Nė vigjilie tė Ditės Ndėrkombėtare tė Librit, nėn organizimin e Komunės sė Gjilanit, sot nė Universitetin “Kadri Zeka” ėshtė promovuar libri “Lulet dhe Lotėt e Kosovės”, i autorit francez dhe mikut tė madh tė viteve mė tė vėshtira pėr Kosovėn dhe Gjilanin, lobuesin pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, Jean Yves Carlen.
Pos autorit, pjesėmarrės nė ngjarje ka qenė edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pėrfaqėsues nga Ambasada e Francės nė Kosovė, shkrimtarė e artdashės.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Jean Yves Carlen e ka takuar nė vitin 1995 sė bashku me veprimtarin Ilir Mustafa, duke thėnė se kėtė rrugė tė gjatė tė vėshtirėsive e robėrisė, poeti dhe miku i Gjilanit e ka kaluar bashkė me popullin e Kosovės.

Kryetari Haziri ka thėnė se ishte pikėrisht marrėveshja e bashkėpunimit me Komunės sė Luterbach tė Francės, e nėnshkruar nė vitin 1996, qė i dha njė shpresė qytetit tė Gjilanit, pėr tė shtuar se pėr komunėn tonė dhe qytetarėt e saj, Jean Yves Carlen do tė mbetet pėrherė njė autor, poet, njė mbėshtetės dhe njė krah i fuqishėm pėr Gjilanin nė rrethana shumė tė vėshtira.

“Sot e asaj dite, vazhdon mbėshtetja e shoqatės “MAN” ndaj arsimtarėve tė gjuhės frėnge e nxėnėsve dhe pėr kėtė i falėnderoj shumė”, tha Haziri, duke uruar poetin pėr librin e tij.

Poeti francez, Jean Yves Carlen, pasi ka falėnderuar kryetarin Haziri pėr bashkėpunimin 20-vjeēar, me pak fjalė, tha se kėtė libėr ia kushton veprimtarit tė madh tė Gjilanit dhe Kosovės, Ilir Mustafa, tė cilin theksoi se e njohu nė angazhimet e tij kryesore dhe organizim tė lobit shqiptarė nė Francė pėrmes shoqatės “Kosova-Ansambėl”.

Kurse, duke e vlerėsuar lartė veprėn e francezit, shkrimtari Anton Nikė Berisha, ka thėnė se ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė vėresh marrėdhėnien e autorit me vendin tonė, me botėn tonė dhe me njerėzit tanė.

Vlerėsim tė lartė pėr kėtė libėr ka dhėnė edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur gjilanas, Sabit Rrustemi, pėrderisa studiuesi dhe kritiku letrat, Sherafedin Kadriu, tha se mjafton veē titulli i veprės “pėr tė na rikthyer pėrmallshėm e trishtueshėm, por edhe guximshėm nė vitet 90’ta nė shekullin e pacifizmit nė Ballkanin plot barot”.

“Ky formėsim e kushtėzim i autorit, i nxjerrė nga konteksti kohor e letrar, ka shpėrfaqur rezistencė pa dhunė nė njėrėn anė dhe shtypje diktatoriale nė anėn tjetėr”, tha Kadriu.

Kėtė libėr me poezi e ka pėrkthyer profesori Tahir Dalipi, i cili tha se ėshtė pėrkthimi i tij i parė dhe se e pati mjaftė tė vėshtirė tė nxjerrė nė dritė pėr lexuesit shqiptarė./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma