VV kėrkon anulimin e urdhėrrestit pėr Kurtin

Kryetari i Vetėvendosjes, Visar Ymeri, nė postim nė Facebook ka kėrkuar anulimin urdhrin pėr arrestimin e Albin Kurtit.
Nė kėtė postim Ymeri, duke i numėruar ato qė ai i ka quajtur skandale e afera, ka kėrkuar arrestimin e bartėsve tė tyre.

Ky ėshtė postimi i plotė i Ymerit:

Nė vendin ku sundon krimi e padrejtėsia, lėshohet urdhėr-arresti pėr aktivistin qė proteston pėr drejtėsi, barazi e demokraci.

Varėsia e gjyqėsorit tė Kosovės nga pushteti politik po na shndėrron nė vend qesharak. Po bėhemi gazi i botės.

Edhe pse aferat korruptive mes politikanėve, biznesmenėve e kriminelėve kanė dalė sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, nė vend se tė lėshohet urdhėr-arresti pėr ta, lėshohet pėr ata qė i denoncojnė kėto afera korruptive e qė proteston kundėr tyre. Nė kėtė rast pėr Albin Kurtin.

Edhe pse shkencėtarėt kanė ngritur me argumenta e studime ēėshtjen se Kosovės po i vidhet territori pėrmes njė marrėveshje tė padrejtė tė nėnshkruar nga pushtetarėt, nė vend se tė hetohen ata qė ia cėnojnė integritetin Kosovės, kėrkohet arrestimi i Albin Kurtit qė ka protestuar pėr tė kėrkuar njė demarkacion mė tė drejtė.


Edhe pse ka vendim tė Gjykatės Kushtetuese qė thotė se pushtetarėt kanė nėnshkruar marrėveshje pėr Asociacionin e Komunave Serbe duke e thyer e duke e shkelur Kushtetutėn, nė vend se tė arrestohen ata qė e shkelin themelin ligjor, kėrkohet arrestimi i atyre qė protestuan dhe e parandaluan kėtė shkelje.

Kosova e tenderėve tė vjedhur, e korporatave miliardere, e luksit tė oligarkėve, e nepotizmit, e shkatėrrimit tė shkollave e spitaleve, e varfėrisė ekstreme dhe e papunėsisė, nuk e ka asnjė tė arrestuar pėrgjegjės pėr kėto, edhe pse provat e dokumentet janė tashmė sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet mė ngaqė gjyqėsorin dhe policinė e kanė nėn kontroll.

Kosova e protestės kundėr kėtyre fenomeneve tashmė i numėron dhjetėra muaj burg pėr qindra aktivistė, e sot po kėrkojnė t’a arrestojnė dhe Albin Kurtin.

Ky fletė – arrest i pabazė e jo ligjor. Duhet tė anulohet menjėherė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma