Kosova ta ndjekė shembullin kroat, tė dėnojė kokat e pushtetit

Pas luftės, shumė biznese vendore tė Kosovės u pasuruan nė mėnyrė tė shpejtė dhe marramendėse sa hap e mbyll sytė si askund tjetėr nė rajon e gjetiu. Shih pėr kėtė, ekspertėt dhe opozita duan njė hetim urgjent tė bizneseve tė dyshimta oligarkike. Analistėt e ekonomisė, ekspertė tė kėsaj fushe, sikurse edhe deputetė tė opozitės, janė tė njė mendimi se shumė biznese tė dyshimta janė pasuruar nė mėnyrė marramendėse, nė saje tė lidhjeve tejet tė fuqishme me krerėt e politikės e shtetit, dhe se janė po tė njėjtėt qė kanė blerė gjithēka, duke filluar nga drejtėsia e deri te politika.
ATK-ja dhe Prokuroria tė veprojnė sipas ligjit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Pas luftės, shumė biznese vendore tė Kosovės u pasuruan nė mėnyrė tė shpejtė dhe marramendėse sa hap e mbyll sytė si askund tjetėr nė rajon e gjetiu. Shih pėr kėtė, ekspertėt dhe opozita duan njė hetim urgjent tė bizneseve tė dyshimta oligarkike.

Analistėt e ekonomisė, ekspertė tė kėsaj fushe, sikurse edhe deputetė tė opozitės, janė tė njė mendimi se shumė biznese tė dyshimta janė pasuruar nė mėnyrė marramendėse, nė saje tė lidhjeve tejet tė fuqishme me krerėt e politikės e shtetit, dhe se janė po tė njėjtėt qė kanė blerė gjithēka, duke filluar nga drejtėsia e deri te politika.

Ata e shtrojnė pyetjen se pėrse ATK-ja dhe Prokuroria e Shtetit nuk po i hetojnė kėto biznese pėr tė zbardhur rastet se si ato kanė bėrė shpėlarjen e parave, pėrkatėsisht pėr tė zbardhur tė vėrtetėn se ēfarė tenderėsh kanė marrė dhe sa taksa kanė shmangur. Me gjithė pyetjet e dėrguara nė adresė tė ATK-sė dhe Prokurorisė sė Shtetit, se ēfarė hapash kanė marrė kėto dy institucione me rėndėsi pėr tė zbardhur tė vėrtetat e kėtyre rasteve, zyrtarėt e tyre pėr informim nuk kanė dhėnė ndonjė pėrgjigje pėr gazetėn, ndonėse e kanė gojėn plot transparencė me publikun. Ndėrkaq duke dhėnė idenė e tyre se si janė pasuruar kėto biznese, disa nga analistėt thonė se ata njerėz qė i kanė udhėhequr ato biznese jo se kanė qenė menaxherė tė dijshėm, por pasurinė e tyre ata e kanė krijuar nė bazė tė evazionit fiskal, ekonomisė informale dhe krimit tė organizuar, si edhe nė saje tė privatizimit kontrovers. Ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr e analistėve janė tė mendimit se zbardhja dhe ndriēimi i rasteve tė pasurimit tė kėtyre individėve nuk do tė ndodhė asnjėherė.

Bosėt e vėrtetė, politikanėt

Analisti Shefqet Dibrani ėshtė pajtuar me vlerėsimin se duhet tė hetohen shumė biznese tė dyshimta e oligarkike, qė janė pasuruar nė mėnyrė tė shpejtė dhe marramendėse, dhe nė disproporcion me gjendjen shumė tė rėndė ekonomike nė Kosovė.

Ai thotė se tė gjitha bizneset e dyshimta, tė cilat janė zgjeruar nė mėnyrė tė shpejtė, dhe janė pasuruar nė mėnyrė marramendėse, kurse pronarėt e tyre kanė krijuar luks tė tepruar, duhet t'iu nėnshtrohen sistemit tė kontrollit, i cili nėse sheh parregullsi ligjore, duhet rastet t'i procedojė nė prokurori. "Po ashtu, tė gjitha bizneset qė janė tė lidhura me oligarkėt politikė, pėrkatėsisht qė i kanė pronar tė vėrtetė bosėt politikė, duhet tė ndėshkohen dhe t'u ndalet hovi i shkatėrrimit tė mėtutjeshėm tė ekonomisė sė vendit, sepse nė kushte normale Kosova nuk jep mundėsi pėr t'u pasuruar nė mėnyrė marramendėse, prandaj vetėm infrastruktura e bartėsve tė bizneseve tė caktuar, e rrit dhe shton dyshimin pėr t'i hetuar, dhe nėse njė gjė e tillė nuk bėhet, drejtėsia nė Kosovė, me pikė tė qėllimit po i ngulfat bizneset e rregullta dhe me kėtė po e shtyn vendin drejt humnerės, duke penguar zhvillimin e gjithėmbarshėm nė Kosovė", u shpreh ai.

Dibrani tha se askush nuk e ka tė qartė pse ATK dhe Prokuroria Speciale nuk po i heton bizneset e dyshimta, sidomos skandalet publike, pėr tė cilat shkruhet dhe debatohet gjatė. "Po mjerimi edhe mė i madh i Kosovės ėshtė kur zyrtarėt pėrgjegjės, siē ėshtė kryeministri i Kosovės, nga foltorja e Parlamentit tė Kosovės, thotė se dikush duhet tė japė llogari pėr skandalet disa dhjetėra milionėshe, pėr tė cilat ėshtė shkruar e thėnė mjaftė. Por, nė vend se zyrtari i lartė dhe kryeministri i vendit tė autorizojė komisionet pėrkatėse pėr tė hulumtuar, nė vend se tė urdhėrojė ATK-nė dhe Prokurorinė Speciale, pėr tė nisur hetimet nėse ka bazė pėr procedurė penale, ai nga foltorja u tregoi pėrralla qytetarėve, se dikush duhet tė japė llogari, pa marrė asnjė hap konkret nė cilėsinė e drejtuesit tė Qeverisė sė Kosovės. Por, si duket as ATK dhe as prokurorėt, sikurse edhe kryeministri i Kosovės nuk e udhėheqin Kosovėn me duar tė pastra, prandaj ējerrjet se dikush duhet tė japė pėrgjegjėsi duken thirrje nga paniku se vendi mund tė shkojė nė zgjedhje tė jashtėzakonshme, prandaj si duket e ka kėndellur ndėrgjegjen e fjetur tė kryeministrit", theksoi ai. Sipas Dibranit, kėto biznese janė pasuruar nė saje tė lidhjeve tejet tė fuqishme, qė kanė pasur me politikėn dhe qė kanė blerė gjithēka nga drejtėsia te politika./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma