Pse nuk po dėnohen me rezolutė krimet e komunizmit?

Nga Milazim Krasniqi - Polemikat pėr figurėn e Fadil Hoxhės, kėshtu si po bėhen, janė tė padobishme dhe tė dėmshme. Ato prodhojnė konfuzion dhe rrezik tė rehabilitimit tė krimit. Kėshtu do tė vazhdojė deri sa Kuvendi i Kosovės tė marrė guximin e ta miratojė njė rezolutė me tė cilėn do tė dėnohen krimet e komunizmit (1945-1990.) Pasi tė dėnohen me rezolutė krimet e komunizmit, duhet tė fillojė procesi i gjykimit dhe dėnimit (edhe nė mungesė) tė kriminelėve, qė i kanė kryer krimet nė emėr tė asaj ideologjie e tė atij regjimi komunist.
Pastaj duhet tė fillojnė proceset gjyqėsore tė rehabilitimt tė viktimave tė tyre. Brenda kėtij procesi, duhet tė gjendet edhe mundėsia e sigurimit dhe hapjes sė dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė shėrbimeve sekrete serbe e jugosllave, pasi njė pjesė e madhe e krimeve janė kryer nė bazė tė spiunimeve tė tyre. Pasi tė kryhen kėto procese nga Kuvendi e nga gjykatat, do tė jetė e qartė se kush ka qenė tradhtar e kush viktimė. Vetėm pas kėtyre proceseve politike e gjyqėsore, do tė mund tė dihet se kush ēka ka bėrė dhe ēfarė statusi mund tė ketė nė historinė tonė.

Pra, edhe Fadil Hoxha. Ndonėse nė rastin e tij, edhe me aq sa dihet deri sot, pėr faktin qė ka qenė figura kryesore e komunistėve shqiptarė nė vitet 1945-1988, nė hierarkinė e regjimit komunist jugosllav, nuk do tė mund tė ketė njė shfajėsim. Ai ka qenė lideri komunist nė Kosovė, nė kohėn kur kanė ndodhur disa nga krimet mė tė pėrbindshme kundėr shqiptarėve (mobilizimi me dhunė pėr nė Vojvodinė, masakra e Tivarit, terrori nė Drenicė, terrori ndaj lėvizjes nacionaldemokratike (me pushkatimin dhe ekzekutimin e liderėve kryesorė tė saj) aksioni i armėve (1954/1955, dėbimi me terror i shqiptarėve pėr nė Turqi, arrestimet dhe dėnimet me burgje tė gjata tė patriotėve shqiptarė, vrasjet politike, terrori pas vitit 1981.) Si mund tė amnesotohet nga pėrgjegjėsia, qoftė dhe vetėm objektive, Fadil Hoxha, lideri kryesor me prejardhje shqiptare i regjimit komunist jugosllav, qė i ka kryer gjithė kėto krime? Me arsyetimin se ka hapur shkolla nė gjuhėn shqipe?! Gjithkush e di se para Fadil Hoxhės e komunistėve jugosllavė, shkollat shqipe nė Kosovė i ka hapur Benito Musolini dhe fashizmi italian (me administrim efikas nga qeveria kuislinge e Tiranės.) Po a do tė thotė kjo se ne duhet ta nderojmė Musolinin dhe fashizmin, qė na i paskėsh hapur shkollat shqipe nė Kosovė?!

Kurrsesi jo. Atėherė pse duhet tė nderojmė njė lider komunist jugosllav me prejardhje shqiptare si Fadil Hoxhėn, i cili i ka shėrbyer besnikėrisht ideologjisė dhe regjimit komunist jugosllav, regjim qė ka pasur projekt permanent pėr diskriminimin dhe madje dėbimin e shqiptarėve nga Kosova? Bile me projektet e dėbimit dhe tė zhdukjes biologjike tė shqiptarėve,ideologjia dhe regjimi komunist jugosllav, ka qenė mė antishqiptar se sa fashizmi italian. Pėrderisa krimet e fashistėve janė adresuar me kohė, krimet e komunistėve jugosllavė kanė mbetur tė pandėshkuara ligjėrisht deri sot. Bile, nuk ėshtė dėnuar me ndonjė rezolutė as periudha e sundimit komunist e gjakatar tė Sllobodan Millosheviqit, qė pėrfundoi me gjenocid ndaj popullit tonė.

Prandaj edhe ka kėrkesa kaq arrogante, madje edhe nga akademikė(!), qė, si fillim, Fadil Hoxha te shpallet “Nderi i Kombit”. Nė fakt, kėshtu do tė vazhdojė edhe shumė kohė, madje e edhe pėr drejtues komunistė tė tjerė, nėse Kuvendi i Kosovės nuk ua ndalė turrin, duke i dėnuar krimet e periudhės sė komunizmit dhe duke hapur ashtu edhe mundėsitė ligjore pėr rehabilitimin e viktimave tė tyre. Natyrisht edhe mundėsitė e kthimit tė pronave, qė u janė marrė me dhunė mijėra familjeve shqiptare tė Kosovės nga kusarėt e kuq.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma