Kėshillat nėn sundimin politik paralizojnė drejtėsinė

Fakti se Gjyqėsori kosovar, por edhe sistemi prokurorial nė vazhdimėsi ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė qendėr tė akuzave nga qytetarėt e Kosovės, por edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, flet se KGJK-ja dhe KPK-ja nuk e kanė kryer punėn e tyre si duhet dhe nė mėnyrė efikase.
KGJK-ja e KPK-ja duhet tė sigurojnė pavarėsinė e sistemit,shkruan gazeta Kosova Sot.
Fakti se Gjyqėsori kosovar, por edhe sistemi prokurorial nė vazhdimėsi ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė qendėr tė akuzave nga qytetarėt e Kosovės, por edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, flet se KGJK-ja dhe KPK-ja nuk e kanė kryer punėn e tyre si duhet dhe nė mėnyrė efikase.

Ndaj, edhe performanca e kėtyre dy kėshillave deri mė tani lė shumė pėr tė dėshiruar, e veēmas pavarėsia e Gjyqėsorit dhe Prokurorisė. Ndaj, ėshtė shtruar edhe ēėshtja se a i kanė shpėtuar kapjes nga politika kėshillat nė fjalė apo edhe ata janė tė kapur nga kjo e fundit. Sipas analistėve, reformimi i drejtėsisė duhet sė pari tė ketė nė thelb bėrjen e njė trupe tė pavarur nga politika pėr tė pasur mė pastaj pavarėsi tė gjyqėsorit dhe organit tė akuzės. Pėr kėtė dhe atė se a janė mbase edhe KGJK-ja dhe KPK-ja nė duart e politikės ditore, po japim nė vijim opinionet e njohėsve tė kėsaj fushe.

Arton Demhasaj, nga organizata 'Ēohu', nė njė prononcim pėr Gazetėn "Kosova Sot", ka thėnė se mund tė thuhet se politika ėshtė pėrzier nė mėnyrė tė fshehtė nė aspektin e pėrzgjedhjes sė njerėzve nė KGJK dhe KPK, ose nė krye tė gjykatave, por, sipas tij, ėshtė paksa problematike qė tė vėrtetohet ajo se a janė tė kapur KGJK-ja dhe KPK-ja nga politika apo jo,shkruan gazeta Kosova Sot.

Dikur politikanė, sot krerė tė Prokurorisė

Sipas Demhasajt, tendenca ka treguar se gjithmonė partitė politike kanė pasur pėr synim qė njerėzit e vet t'i fusin nė KGJK dhe nė KPK, qė pastaj pėrmes tyre tė arrijnė t'i kontrollojnė gjykatat dhe prokuroritė dhe nė njė- farė mėnyrė tė jenė tė amnistuar nga hetimet e mundshme pėr vepra tė ndryshme penale. "Por, prapėseprapė po them se kjo ėshtė njė perceptim ose paragjykim qė mund tė themi, edhe pse p.sh. nė Prokurori tė Shtetit kemi Bahri Hysenin qė ėshtė anėtar i KPK-sė, i cili ka qenė anėtar i PDK-sė, ka qenė deputet nga radhėt e kėsaj partie, madje ka udhėhequr Komisionin pėr legjislacion pėr njė mandat, kėshtu qė ai njeri ėshtė politik kėshtu qė nuk mund tė themi se s' ka njerėz qė kanė qenė tė pėrfshirė nė politikė dhe tash janė pjesė e KPK-sė ose rasti tjetėr i Sylė Hoxhės, i cili ka udhėhequr me Prokurorinė Themelore nė Prizren, ndėrsa tani ėshtė bėrė prokuror special nė Prokurorinė Speciale derisa edhe ky ka qenė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, kėshtu qė janė kėto dy figura qė mund t'i pėrmendim si shembull pėr tė treguar se ka individė qė kanė qenė tė pėrfshirė nė politikė drejtpėrsėdrejti dhe tash janė bėrė pjesė e strukturave gjyqėsore, por me nxjerrė pėrfundimin se komplet tė dy kėshillat janė tė kapur nga politika ėshtė pak problem, ani pse asnjėherė unė personalisht nuk e pėrjashtoj atė qė ka njerėz qė kanė qenė tė infiltruar, qoftė direkt apo indirekt nė politikė dhe qė janė futur nė drejtėsi nė mėnyrė qė mė pas nė kontroll dhe pėr tė arritur qė t'i kontrollojnė si institucione", ka shtuar ai.

Ndėrsa, sa i pėrket asaj nėse reformimi i drejtėsisė duhet sė pari tė ketė nė thelb bėrjen e njė trupe mbase tė pavarur nga politika pėr tė pasur mė pastaj pavarėsi tė Gjyqėsorit dhe organit tė akuzės, Demhasaj nė kėtė drejtim thotė se janė dy elemente qė matin pavarėsinė e drejtėsisė ēdo kund, ku ėshtė qė gjyqtarėt dhe prokurorėt tė kenė mandat pak mė afatgjatė qė pastaj mos tė jenė nėn ndikimin e frikės, qė pasi ta kryejnė mandatin se ēfarė do tė ndodhė me ta, dhe tjetra, sipas tij, ėshtė pavarėsia financiare, pasi gjykatat dhe prokuroritė duhet tė kenė njė pavarėsi financiare, qė mos tė varen nga dikush tjetėr. "Elementi i parė, qė duhet tė caktohet, ėshtė qė KGJK-ja dhe KPK-ja duhet tė kenė pavarėsi financiare dhe nė momentin kur e gėzojnė kėtė, atėherė mundemi edhe tė llogaritim se mund t'i hyjmė procesit tė reformimit tė kėtyre dy kėshillave dhe po ashtu kemi pėr tė arritur ta bėjmė qė gjykatat dhe prokuroritė tė jenė tė pavarura nga politika", ta Arton Demhasaj./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma