Deklaratat pėr bashkimin e shqiptarėve, kėrcėnim apo zhgėnjim nga izolimi?

Deklaratat e liderėve nė Tiranė e Prishtinė pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet, nė rast se Bashkimi Evropian nuk i hap dyert shtetit tė Kosovės, nga analistėt politikė nė Prishtinė po shihen si reflektim i zhgėnjimit me politikat zgjeruese tė BE-sė dhe izolimin e krijuar si mungesė e liberalizimit tė vizave.
Politologu Ramush Tahiri thotė se zhgėnjimi me politikat e BE-sė nė raport me shqiptarėt ėshtė i shtrirė jo vetėm te liderėt, por edhe te popullata.

“Kėto deklarata janė si zhgėnjim me politikėn e ngadalshme tė zgjerimit tė Bashkimit Evropian me Ballkanin Perėndimor dhe sidomos me politikėn shumė prapa karshi Kosovės dhe mosliberalizimin e vizave pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės”.

“Ky zhgėnjim ėshtė edhe te populli i Kosovės dhe jo vetėm te liderėt politikė. Ėshtė edhe te Shqipėria, sepse shqiptarėt si populli mė i deklaruar si pro-evropian, kanė pritur shumė gjatė pėr integrimet euro-atlantike”, ka thėnė Tahiri.

“Pėr shkak tė shtrirjes gjeografike dhe jetesės nė pesė shtete tė rajonit, integrimi nė Bashkimin Evropian do t’u kishte krijuar shqiptarėve kushte tė barabarta dheprosperitet”, thotė Tahiri.

Ndėrkaq sa i pėrket bashkimit tė shqiptarėve, ai thotė se nuk bėhet mė fjalė pėr idenė e shekullit XIX, kur shqiptarėt ishin ndarė dhe detyruar tė jetonin nė disa shtete.

“Ideja e unifikimit si shtet, tash ėshtė ideja e bashkimit nė kuadėr tė Bashkimit Evropian”, thekson Tahiri.

“Edhe Edi Rama edhe Hashim Thaēi thjeshtė kanė trokitur nė derėn e Evropės, e cila po duket gjysmė e hapur dhe kanė kėrkuar qė tė integrohet populli shqiptar kudo qė ėshtė. Pėrndryshe alternativė mbetet jetesa nė njė shtet, i cili jo qė do tė bėhet praktikisht, jo qė do tė bėhet me dhunė dhe jo qė do tė bėhet si vullnet, por thjeshtė duhet ta ketė njė alternativė”, ka thėnė Tahiri.

Presidenti i Kosovės, Hashim Thaēi ka deklaruar se mbyllja e dyerve pėr Kosovėn nė Bashkimin Evropian, do t’i detyronte ata qė tė jetonin nė njė hapėsirė tė vetme nė rajon.

Reagimi i tij, pasonte deklaratėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama i cili ka thėnė se bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn nuk mund tė pėrjashtohet nėse perspektiva pėr anėtarėsimin e Ballkanit nė BE, venitet.

“Natyrisht, atė qė e kam thėnė edhe nė vitin 2013 e them edhe tani, nėse Bashkimi Evropian e mbyll derėn pėr Kosovėn, tė gjithė shqiptarėt nė rajon do tė jetojnė nė njė hapėsirė tė vetme pėr t’u integruar pastaj tutje nė familjen evropiane”, ėshtė shprehur Thaēi.

Ndaj kėtyre deklaratave, ka reaguar presidenti i Serbisė, Aleksandar Vuēiq. Gjatė njė konference pėr media nė Beograd, ai ka thėnė se ndryshimi i kufijve nė Ballkan, nuk do tė shpėtonte pa konflikte tė reja nė gjithė Ballkanin, duke i cilėsuar ato si deklarata kėrcėnuese.

“Ėshtė e qartė se janė kėrcėnime, sepse nuk mund tė arrini bashkimin e tė gjithė shqiptarėve pa konflikte me disa shtete nė rajon. Kėtu nuk ėshtė nė pyetje vetėm Serbia, ėshtė nė pyetje edhe Maqedonia”, ka thėnė Vuēiq.

Deklaratat e liderėve nė Tiranė dhe Prishtinė kur flitet pėr bashkim, nė Bruksel shihen edhe si dėmtim i raporteve tė mira ndėrmjet vendeve fqinje nė kėtė rajon.

Maja Kocianēiq, zėdhėnėse e Pėrfaqėsueses sė lartė tė Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thėnė shkurt pėr Radion Evropa e Lirė se Ballkani Perėndimor ka perspektivė tė qartė evropiane dhe se nė kėtė drejtim punohet me tė gjitha vendet partnere nė rajon, bazuar nė parimet e pajtimit dhe bashkėpunimit rajonal.

Kosova, ka mbetur prapa nė proceset integruese evropiane, si dhe shteti mė i izoluar, dhe i vetmi nė rajon pa liberalizimin e vizave.

Njė gjendje e tillė, sipas analistėve, po i shton frustrimet dhe zhgėnjimet, tė cilat tani besohet se po reflektohen edhe nė deklaratat e udhėheqėsve tė shtetit. /rel/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma