Nė UBT u mbajt konferenca “Bota pas BREX-it dhe Trump-it”

Nė UBT u mbajt konferenca ndėrkombėtare “Free Market Road Show”, si bashkėorganizim i UBT-sė, Institutit Liberal pėr Hulumtim Politikash dhe Qendrės Austriake pėr Ekonomi, me ē’rast kėtė vit u trajtua tema mė titull “Bota pas BREX-it dhe Trump-it”, ku u diskutua mbi efektet, rėndėsinė dhe ndikimin e ndryshimeve tė fundit politike nė botė, nė aspektin social e ekonomik, si dhe sfidat e zhvillimit tė tregtisė sė lirė.
Me kėtė rast, rektori i UBT-sė, Edmond Hajrizi tha se situata aktuale nė tė cilėn gjendet bota, nuk sjell vetėm kaos, por edhe ndryshime dhe zhvillime pozitive.
“Bota po kalon nėpėr njė fazė tė re, andaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė reflektojmė pėr ndikimin e kėtyre ndryshimeve politike nė aspektin social dhe ekonomik”, theksoi ai.

Duke folur pėr rėndėsinė e zhvillimit ekonomik, Hajrizi vlerėsoi se ėshtė pėrgjegjėsi e institucioneve arsimore qė tė krijojnė njerėz profesionistė nė punėn e tyre, por edhe tė gjenerojnė vende tė reja pune.
“Detyra jonė ėshtė tė nxjerrim njerėz profesionistė nė tregun e punės dhe tė zhvillojmė vende tė reja tė punės, nė mėnyrė qė, njerėzit, e nė veēanti tė rinjtė, tė fillojnė tė besojnė nė tė ardhmen e tyre”, potencoi ai.

Ministri i Ministrisė pėr Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci duke pėrmendur momentet dhe sfidat nėpėr tė cilat ka kaluar Kosova gjatė procesit tė rimėkėmbjes ekonomike, tha se zhvillimet dhe lėvizjet e fundit politike, qė kanė ndodhur nė botė, mund tė shkaktojnė ndryshime edhe nė tė ardhmen e vendit tonė.
“Qė nga viti 1999, bota ėshtė pėrballur me kriza tė mėdha financiare, por nė anėn tjetėr, ne e bėnim punėn tonė, me qėllim tė ndėrtimit tė shtetit dhe rimėkėmbjes ekonomike”, theksoi ai, teksa shtoi se, nė njė moment kur vendi ynė ėshtė orientuar drejt agjendės integruese evropiane, shtete tė ndryshme evropiane, po vendosin pėr ndėrmarrjen e njė hapi tė kundėrt, largimin nga Bashkimi Evropian.
“Kosova dhe vendet tjera tė Ballkanit, po synojnė rrugėn e integrimit evropian, nė anėn tjetėr, shumė shtete kanė kane nisur tė ndryshojnė nė koncepte dhe ide, por edhe pėrkundėr kėsaj, Kosova dhe vendet tjera tė Ballkanit, ende vazhdojnė tė besojnė nė BE”.

Sipas Stavilecit, nė njė epokė tė zhvillimit tė madh teknologjik, e ardhmja e zhvillimit ekonomik ėshtė teknologjia e informacionit.
“Nė ditėt e sotme, asgjė mė mirė, mė shpejt, mė lehtė dhe mė efektshėm sesa teknologjia e informacionit, nuk ndikon nė zhvillimin, rritjen dhe gjenerimin e ekonomisė dhe vendeve tė reja tė punės”, vlerėsoi Stavileci, pėr tė shtuar se, “kjo fushė ėshtė nė sjellim nė rrafshin e prioriteteve, pėr t’i dhėnė shpresė tė rinjve tė vendit ton”.

Drejtori i Institutit Liberal pėr Hulumtim Politikash, Adri Nurellari theksoi se nuk ka asnjė dyshim qė, sipas tij, nė Kosovė ekziston dhe funksionon liria e tregut dhe e zgjedhjes.
“E drejta e lirisė nuk ėshtė vetėm e drejtė morale, por edhe ligjore, prandaj jam i bindur se edhe nė Kosovė njerėzit e kanė kuptuar rėndėsinė e zgjerimit dhe pėrparimit ekonomik, dhe mbi tė gjitha, vlerėn e tregut tė lirė”.

Pėrfaqėsuesi i Fakultetit pėr Studime tė Biznesit nė Slloveni. Mitja Steinbacher, teksa analizoi ndikimin e BREX-it dhe zgjedhjes sė Trump-it pėr president tė SHBA-ve, vlerėsoi se kėto ndryshime i kanė edhe anėt e tyre pozitive, kjo pasi qė, sipas tij, shtetet tjera tė botės mund tė reflektojnė pėr tė ardhmen e tyre.
“Ndryshimet dramatike institucionale tė njė vendi tė madh, mund tė ndikojnė nė politikėn e tėrė shteteve tė botės, megjithatė ėshtė mirė qė po ndodhin kėto ndryshime sepse shtetet tjera kanė mundėsi tė reflektojnė pėr vete, duke bėrė krahasime me kėto shtete”, theksoi Steinbacher.

Ligjėruesi nė UBT, Schari Zafarpour, duke u bazuar nė analizat e veta tė bėra gjatė kėsaj kohe, tha se problemi i Bashkimit Evropian nuk ėshtė largimi i Britanisė sė Madhe apo zgjedhja e presidentit Trump, por sipas tij, janė orientimet e ndryshme kulturore tė shteteve anėtare tė BE-sė.
“BE nuk ndikohet shumė nga ndryshimet eventuale, pėr aq kohė sa pjesa e shteteve tjera anėtare tregtojnė dhe e mbajnė njė standard tė pėrbashkėt kulturor”, pėrfundoi ai.

Profesori vizitor nė UBT, njėherėsh pjesė e Universitetit “Francisco Marroquin”, Christopher Lingle ngriti shqetėsimin se ndryshimet e fundit politike nė botė, do tė ndikojnė rrjedhėn e zhvillimeve ekonomike globale, ndonėse sipas tij, problemet e kėsaj natyre do tė zgjidhen dhe mbi tė gjitha, njerėzit dhe shtetet duhet tė jenė tė lirė nė zgjedhjet qė bėjnė.
“Nė kohėn nė tė cilėn po jetojmė, ne nuk mund t’ju ofrojmė njerėzve ide naive, por po mundohemi t’ua japim realitetin dhe tė gjejmė njė zgjidhje, qė njerėzit tė jetojnė njė jetė dinjitoze njerėzore dhe nė kėtė aspekt, tregu i lirė pėrbėn njė element tė rėndėsishėm nė kėtė pjesė”.

Pėrfaqėsuesi i Qendrės Austriake pėr Ekonomi, Federico Fernandez u shpreh se rreziku mė i madh me tė cilin po pėrballen sot vendet evropiane, duke pėrfshirė edhe ato tė zhvilluarat ekonomikisht, ėshtė populizmi i tepruar, i cili, sipas tij, nuk ėshtė ide, por sėmundje pėr institucionet demokratike.
“Nė mbarė botėn, populistėt qė udhėheqin shtete, flasin pėr popullin, por e injorojnė atė gjatė tėrė kohės, pro edhe pėrkundėr kėsaj ai shpesh kalon nė totalitarizėm”, gjė qė, sipas tij, “ērregullon rendin demokratik dhe krijon urrejtje ndaj ēdo mekanizmi qė e vė nė dyshim dhe nė kritikė atė, pėrfshirė edhe mediat, tė cilat tentojnė t’i mbyllin me ēdo kusht”.

Profesori vizitor nė UBT, David Olster konsideroi se zgjedhja e Trump-it pėr president tė SHBA-ve, e ka lėnė vendin dhe amerikanėt nė njė pozitė tė vėshtirė, sidomos pėr faktin se, sipas tij, ata janė tė ndarė nė mendime.
“Nė fushatėn e tij elektorale, Trump ka bėrė premtime, por vetėm pak muaj pas ardhjes nė pushtet, disa prej tyre nuk i ka realizuar, pėrfshirė kėtu edhe faktin e ndėrhyrjes ushtarake nė Siri, hap ky qė pėrshėndetet nga disa, por nė tė njėjtėn kohė, edhe kritikohet nga disa tė tjerė”, theksoi Olster.

Aktiviteti “Free Market Road Show”, ka filluar mė 16 mars dhe do tė zgjas deri mė 22 maj tė kėtij viti, teksa po mbahet nė 45 kryeqytete tė shteteve tė ndryshme tė Evropės dhe nė Kaukaz, pėrfshirė Kosovėn, Shqipėrinė, Maqedoninė, Bosnjė e Hercegovinėn, Malin e Zi, Slloveninė, Gjermaninė, Kroacinė, Serbinė, Zvicrėn, Austrinė, Hungarinė, Sllovakinė, Greqinė, Qipron, Gjeorgjinė, Armeninė, Ukrainėn, Lituaninė, Poloninė etj./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma