Na pushkatoni, se u mėrdhimė!

Nga Imer Mushkolaj - Qytetarėt e Kosovės nuk mund tė presin pa fund, deri sa Isa Mustafa e Kadri Veseli t’i sigurojnė votat pėr ta kaluar demarkacionin. Ata nuk e kanė luksin e kėtyre tė dyve, qė vėshtirė shohin pėrtej interesave tė veta personale. Ata duan punė, mirėqenie e dinjitet. Kjo qeveri nuk ua ka ofruar asnjėrėn nga to. Zgjedhjet e parakohshme mbeten mundėsi e vetme pėr tė dalė nga kriza.
Njė si barcoletė tregon pėr njė situatė bizarre, por qė i pėrshtatet fort realitetit kosovar, nė njė gjendje tė bllokadės politike qė po vazhdon me muaj tė tėrė, pa vullnet pėr ta zgjidhur dhe tejkaluar.

Njė grup tė zėnėsh rob, nė njė mot tė acartė, po pritnin tė pushkatoheshin. Por, vdekja po vononte, e ata po mėrdhinin. “Na pushkatoni mė shpejt, se u mėrdhimė”, ishte kėrkesa e tyre.

Nė njė situatė pak a shumė tė tillė, pa shtegdalje, gjenden qytetarėt e Kosovės tash sa muaj. Me lidership shtetėror e partiak tė papėrgjegjshėm, ata presin qė ēėshtje si demarkacioni, qė e kanė bllokuar vendin, tė zgjidhen sa mė shpejt ose tė organizohen zgjedhje tė parakohshme, nė mėnyrė qė tė dilet nga ngėrēi politik.

Thuajse qė nga krijimi, koalicioni aktual qeveritar ėshtė pėrballur me probleme vėshtirė tė menaxhueshme, si demarkacioni e Asociacioni. Qė tė dyja kėto, Isa Mustafės ia la patate tė nxehta nė duar Hashim Thaēi.

I gjendur nė pozitė aspak tė lehtė, Mustafa me kryeneēėsi e arrogancė provoi t’i ēojė pėrpara qė tė dyja, ndonėse ēėshjet mjaft tė diskutueshme, por nuk ia doli. Tash, zgjedhjet e parakohshme po shihen si strategji dalėse madje edhe nga vetė ai.

Sė fundi, Mustafa po pėrmend zgjedhjet si mundėsi pėr t’i dhėnė fund krizės, nėse demarkacioni nuk kalon nė Kuvend. Deri mė tash, ai as qė pranonte tė flasė pėr kėtė ēėshtje, duke pėrsėritur se zgjedhjet do tė mbaheshin nė afatin kushtetues.

Mustafa u detyrua tė flasė pėr zgjedhje shkaku i presionit nga partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i cili ka kohė qė ka nisur fushatėn parazgjedhore. Madje, kryeministri hodhi nė publik edhe tė tjera ide pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė demarkacionit dhe liberalizimin e vizave – ide qė do tė mund t’i kishte prezantuar shumė mė herėt, nė vend se tė ngulte kėmbė nė qėndrimin e tij.



* * *

Pikėrisht nė kohėn kur Isa Mustafa pėrmend zgjedhjet e parakohshme si mundėsi pėr tė dalė nga kriza, kėshilltarė tė tij ngrenė tė tjera dilema. Njėri nga ta paragjykon se zgjedhjet e jashtėzakonshme dhe njė qeveri e re nuk e zgjidhin problemin e demarkacionit. Sipas tij, mospajtimet pėr kėtė ēėshtje vetėm sa mund tė rriten. Por, kėshilltari i Mustafės nuk tregon se cila ėshtė zgjidhja.

A duhet vazhduar qeverisja e kėtij koalicioni deri nė afatin kushtetues tė zgjedhjeve, edhe nėse vazhdon ta zvarrisė ēėshtjen e demarkacionit? Po qė se kjo ēėshtje nuk nuk zgjidhet, atėherė pse u dashka lėnė Mustafėn e Veselin tė qeverisin edhe pėr mė shumė se njė vit? Cila ėshtė logjika e zvarritjes dhe bllokimit tė mėtejmė?

Kėshilltarėt e Mustafės mund t’i kuptoj, siē mund ta kuptoj edhe vetė kryeministrin, qė dėshirojnė ta shijojnė sa mė gjatė pushtetin, pavarėsisht vegjetimit dhe mungesės sė guximit pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme. Por, si ta kuptojnė kryeministrin qytetarėt e izoluar tė Kosovės, teksa nuk ėshtė nė gjendje t’i bind as deputetėt e partisė sė vet pėr ta votuar demarkacionin? Si ta kuptojnė qytetarėt e varfėr kryeministrin, teksa zvarrit deri nė pafundėsi ēėshtje qė duhet zgjidhur urgjentisht, gjithnjė duke i akuzuar tė tjerėt se kanė faj?

Kėshilltarėt e tij edhe mund tė paragjykojnė se gjithēka do tė jetė njėsoj pas zgjedhjeve. Por, janė qytetarėt ata qė vendosin se kujt ia japin besimin me votė. Siē ia dhanė Isa Mustafės nė zgjedhjet e kaluara qė tė mos bashkėqeveris me PDK’nė, por ai ua pėrdhosi vullnetin e tyre. Vullnetshėm u bė bashkė me PDK’nė dhe u bllokua.

* * *

Nė klimėn e “acartė” politike, zgjedhjet e parakohshme mbeten opsion i vetėm. Koalicioni aktual nuk e ka besimin pėr tė qeverisur tutje dhe nė tė tilla situata, qytetarėt duhet drejtuar kutive tė votimit.

Pak, fare pak ėshtė arritur tė realizohet nga programi qeverisės i premtuar. Zhvillimi ekonomik vazhdon tė ngec, ndėrkohė qė gjithēka ka mbetur nėn hijen e kauzave - qė kryeministri ka qejf t’i quajė tė rreme - tė opozitės.

Kauzat e opozitės edhe mund tė jenė jenė tė tilla, por kjo nuk e amniston Qeverinė nga pėrgjegjėsia qė ka pėr tė ēuar pėrpara ēėshtje tė rėndėsishme. Nėntėdhjetė vota nuk janė pak dhe ėshtė e turpshme tė fajėsohet opozita pėr dėshtimet.

Njerėzit janė lodhur me arsyetimet bajate e banale tė liderėve tė koalicionit pėr mosliberalizimin e vizave dhe tė tjera dėshtime. Ata duan punė, mirėqenie e dinjitet. Kjo qeveri nuk ua ka ofruar asnjėrėn nga to. Andaj, sa mė parė qė t’i “pushkatojnė”, aq mė mirė. Pushkatoni, se u mėrdhinė!

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma