PDK-LDK s’i kanė votat pėr Demarkacionin

Dy partnerėt e koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanė arritur ende t’i bindin deputetėt e tyre qė janė kundėr Marrėveshjes sė Demarkacionit qė ta kalojnė atė, pavarėsisht thirrjeve tashmė edhe tė zyrtarėve tė lartė tė BE-sė dhe tė SHBA-sė, shkruan sot Gazeta "Zėri".
Jo vetėm opozita, kundėr Marrėveshjes sė Demarkacionit janė edhe njė numėr jo i vogėl i deputetėve tė koalicionit, tė cilėt thonė se nuk do tė ndėrrojnė mendje.

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janė vetėm disa nga deputetėt tė cilėt bindshėm kanė ritheksuar se nuk do ta votojnė versionin aktual tė Marrėveshjes sė Demarkacionit.

Ndėrkohė Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanė preferuar ta publikojnė qėndrimin e tyre, sado qė disa herė janė zotuar se do tė veprojnė nė mėnyrėn mė tė duhur, shkruan "Zėri".

Pos kėtyre, deputetėt Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tėrmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janė disa emra tė tjerė tė cilėt kanė shprehur shqetėsimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-sė, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njėherė se nuk do ta votojė Marrėveshjen e Demarkacionit po qė se ajo shkon nė Kuvend.

“I kam deklaruar qe dy vjet kėto gjėra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndėrruar qėndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjė demarkacion”, ka deklaruar Hasani pėr “Zėrin”.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma