Mustafa kritikon dialogun e Brukselit, kėrkon ndryshime

Dialogu ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, qė po lehtėsohet nga Bashkimi Evropian, ka nevojė pėr ndryshime, si nė dinamikėn e bisedimeve ashtu edhe nė aspektin e zbatimit tė marrėveshjeve, ka deklaruar kryeministri i Kosovės, Isa Mustafa. Kėto komente, Mustafa i ka bėrė gjatė debatit tė organizuar nga Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike nė katėrvjetorin e arritjes sė Marrėveshjes sė parė pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
Mustafa tha se i gjithė procesi po zvarritet, duke iu pėrshtatur agjendės integruese tė Serbisė nė Bashkimin Evropian. Andaj, ai tha se dialogu duhet tė dinamizohet dhe krahas ēėshtjeve qė dakordohen tė ketė edhe marrėveshje pėr zbatim tė marrėveshjeve.

“Nuk do tė ishte e arsyeshme qė ne tė vazhdojmė me tempon e deritashme tė dialogut. Do tė thotė se ėshtė e domosdoshme qė ta ngjeshim agjendėn e dialogut nė mėnyrė qė tė merremi vesh se cilat janė temat, pėrkatėsisht ēėshtjet tė cilat ne duhet t’i zgjidhim pėrmes dialogut me Serbinė pėr normalizimin e marrėdhėnieve, si dhe duhet tė sqarojmė procedurat e zbatimit tė marrėveshjeve”, ka thėnė Mustafa.

Sqarimi i procedurave zbatuese tė marrėveshjeve, sipas Mustafės, ėshtė i domosdoshėm pėr faktin se ka marrėveshje tė cilat janė arritur katėr vjet mė parė, por ende diskutohet se si tė zbatohen nė praktikė.

Nga procesi i bisedimeve, si marrėveshjet kryesore janė veēuar ajo pėr shuarjen e strukturave paralele serbe dhe integrimin e tyre nė sistemin legal-kushtetues tė Kosovės, pastaj pjesėmarrja e serbėve tė komunave veriore nė zgjedhjet lokale dhe sidomos marrėveshja pėr themelimi i Asociacionit tė komunave me shumicė serbe. Kjo e fundit, mbetet ende nė proces e sipėr.

Kryeministri Mustafa tha se Asociacioni mund dhe do tė themelohet vetėm duke respektuar tėrėsisht Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

“Nuk kam parė kohėve tė fundit ndonjė disponim tė serbėve pėr tė vazhduar pėr themelimin e Asociacionit, sepse i kam ftuar disa herė e ndoshta arsyeja ėshtė qė atyre nuk u pėlqen tė bėhet mė bazė tė vendimit tė Gjykatės, por kjo do tė bėhet vetėm sipas kėsaj tė fundit”, ka thėnė Mustafa.

Mungesa e disponimit te serbėt pėr t’i nisur procedurat e themelimit, ka vijuar Mustafa, mund tė ndėrlidhet pikėrisht me faktin se ky organ, duhet tė jetė nė harmoni tė plotė me ligjet dhe Kushtetutėn e Kosovės.

Ndėrkohė, Pėrfaqėsuesja e Bashkimit Evropian, Natalyia Apostolova, shefe e Zyrės sė BE-sė nė Kosovė, tha se Asociacioni i komunave serbe duhet tė themelohet sa mė shpejt.

“Nė kornizėn e dialogut thuhet qė Bashkimi Evropian pret qė marrėdhėniet midis palėve tė normalizohen tutje dhe qė Asociacioni tė themelohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”, ka thėnė Apostolova.

Ajo nėnvizoi se dialogu nė Bruksel ėshtė nė interes edhe tė Kosovės, pasi qė problemet me Serbinė duhet tė zgjidhen pėrmes kėtij procesi.

Nė anėn tjetėr, kryeredaktori i gazetės “Koha Ditore”, Agron Bajrami tha se duke pas parasysh problemet dhe relacionet mjaft komplekse ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, Bashkimi Evropian duhet tė marrė rolin e ndėrmjetėsuesit dhe interpretuesit tė marrėveshjeve dhe jo tė lehtėsuesit, siē qėndron aktualisht.

Kurse sa i pėrket palės kosovare nė bisedime, Bajrami tha se Qeveria duhet tė angazhohet pėr konsensus tė brendshėm rreth dialogut.

“Qeveria e Kosovės duhet qė aktivisht tė nxisė njė debat tė brendshėm dhe tė kėrkojė njė konsensus shoqėror dhe politik nė lidhje me Asociacionin, sikurse edhe nė lidhje me ēėshtjen e pėrgjithshme tė dialogut me Serbinė”, tha Bajrami.

Po ashtu, edhe Beogradi, ka vijuar Bajrami, duhet ta kuptojė qė Asociacioni i komunave serbe nuk ėshtė autonomi pėr serbėt e Kosovės, ngase nėse shihet si e tillė, kjo marrėveshje nuk do tė zbatohet asnjėherė.

Dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ėshtė iniciuar nga Bashkimi Evropian, si lehtėsues i procesit. Sipas Brukselit, ky dialog ka si qėllim normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, si kusht pėr rrugėtimin e tė dyja vendeve drejt integrimit nė Bashkimin Evropian. (REL)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma