KPF miratoi raportin financiar, te emėrtimet e rrugėve nuk pati konsensus

Gjilan - Komiteti pėr Politikė dhe Financa (KPF), tė mėrkurėn, nė mbledhjen e radhės, tė cilėn e ka udhėhequr Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka miratuar raportin financiar janar-mars 2017, propozimet e komisionit pėr emėrtimet e rrugėve dhe adresave nė territorin e Komunės sė Gjilanit, lokacionet dhe hapėsirat publike pėr vendosjen e pėrmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, raportin financiar tė manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2017” si dhe projektin pėr funksionimin e Teatrit tė Qytetit pėr vitin 2017, nė shumė prej 83.220 euro.
Njėherėsh, KPF ka vendosur qė nė rend ditė tė seancės sė ardhshme tė Kuvendit Komunal, mė 28 prill, tė futet edhe propozimi pėr subvencionimin e shoqatės sė tė verbėrve, shoqatės “Pema” dhe shoqatės “Handikos”. Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thėnė se do tė shikohen tė gjitha mundėsitė pėr tė gjetur mjete pėr kėto shoqata, para se tė bėhet rishikimi i buxhetit.

Pika e vetme ku Komiteti ka zhvilluar debat, ka qenė ajo e emėrtimeve tė rrugėve, meqė siē ėshtė thėnė, ka disa raste ku as komisioni nuk ka arritur konsensus.

Sahit Abazi (PDK), i cili ka abstenuar nė votim te kjo pikė, ka thėnė se me sa ėshtė i njoftuar, nė disa raste komisioni ka hasur nė vėshtirėsi nė marrjen e vendimeve, prandaj ka vendosur qė ēėshtjet ku nuk ka pasur konsensus tė brendshėm, t`ia bart Kuvendit pėr tė marrė vendimin.

Ai e ka vlerėsuar tė gabueshme kėtė metodė tė punės sė komisionit, duke thėnė se po tenton qė topin ta gjuaj tjetėr kund pėr rastet ku nuk ėshtė treguar i aftė qė tė vendos vetė. “Ne jemi tė ndryshėm pėr nga pėrkatėsia partiake, por rrugėt dhe rrugicat i kemi tė pėrbashkėta, prandaj komisioni duhet tė arrijė konsensus tė brendshėm te kėto vendime”, ka thėnė Abazi.

Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thėnė se komisioni jep propozime, por vendimin pėr emėrtimet e merr Kuvendi Komunal, pėrfshirė edhe rastet kontestuese, qė nuk janė mė tepėr se dy-tri sosh. “Komisioni e bėn punėn e vetė teknike, ndėrsa vendimmarrja jemi ne”, ka thėnė ajo.

Avdyl Aliu (LDK) ka thėnė se Gjilani edhe ashtu ka ngelur prapa tė tjerėve nė kėtė ēėshtje. Komisioni ka punuar shumė dhe e ka kryer punėn mė tė madhe, ndėrkaq rastet kontestuese, qė nuk janė shumė, ėshtė normale tė vendosen nė Kuvend, ka thėnė ai.

Selami Xhemajli (AAK) ka propozuar qė votimi pėr miratimin e emėrtimeve tė jetė i fshehtė, pėr shkak tė specifikave dhe mundėsive pėr tė reflektuar ndjeshmėri nė kėtė ēėshtje nga disa kuvendarė.

Ismet Hajdini (G/4) ka thėnė se disa periudha historike nuk janė pėrfshirė nė kėto emėrtime dhe ka paralajmėruar se vėrejtjet e tij do t`i jap nė seancėn e Kuvendit.

Kurse Nevzad Rushiti (LDK) ka kėrkuar qė tė specifikohen emrat Xheladin Kurbaliu dhe Xheladin Karadaku, duke thėnė se kėtij tė fundit duhet t`i shtohet edhe mbiemri Beqiri, meqė kėshtu njihet ai nė histori.

Fadil Sherifi nga Drejtoria pėr Urbanizim, nė emėr tė komisionit pėr caktimin e lokacioneve dhe hapėsirave publike pėr vendosjen e pėrmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, ka thėnė se ėshtė bėrė identifikimi i hapėsirave mė tė pėrshtatshme, ku do tė vendosen shtatoret, bustet dhe pllakat pėrkujtimore pėr Reshat Ymerin, Xhavit Ahmetin, Halim Oranėn, Idriz Seferin, Esat Berishėn, Ramiz Cėrnicėn, Mulla Idrizin dhe Rexhep Malėn e Nuhi Berishėn.

KPF ka miratuar edhe raportin financiar tė manifestimit “Flaka e Janarit 2017”, manifestim ky qė pėrmes vlerave artistike nderon martirėt, dėshmorėt dhe heronjtė shqiptarė, tė rėnė pėrgjatė rrugėtimit tė gjatė pėr liri dhe mėvetėsi kombėtare.

Sipas llogaritjes pėrfundimtare, “Flaka e Janarit 2017” ka kushtuar 33.945 euro, qė konsiderohet shumė minimale pėr njė manifestim kaq tė madh mbarėkombėtar, i cili fillon mė 11 janar dhe pėrfundon mė 31 janar./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma