Raportimi pėr situatat e ndjeshme dhe etika mediale

Nga Musa Sabedini - Rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sopės, Dino Hasanajt dhe disa raste tė tjera tė ndjeshme, kanė shtruar nevojėn e ngritjes profesionale tė tė gjitha medieve tradicionale e online pėr tė pasur ekipe, gazetarė, apo reporterė qė merren enkas me raportimin pėr krimet dhe dhunėn, sferė kjo aq e ndjeshme saqė lidhet drejtpėrdrejtė me etikėn dhe tė drejtat e njeriut. Edhe rasti i Bajram Rexhepit dhe mėnyra e plasimit tė lajmeve, e shoqėruar edhe me foto, e dėmtojnė rėndė etikėn mediale. Portalet dhe ata qė pėrcjellin ngjarjet qė dėmtojnė reputacionin e individit, shkelin parimet etike dhe mbi tė gjitha godasin ndjenjat qytetare, duhet tė kenė kujdes maksimal, sepse dėmi moral, profesional dhe ligjor pastaj ėshtė i pariparueshėm.
Krimi, dhuna dhe situatat e ndjeshme, si tė raportojmė?

Raportimi pėr situatat e ndjeshme, pastaj raportimi pėr krimet dhe dhunėn, janė pikat mė delikate pėr secilin gazetar edhe nėse ai ėshtė profesionist i shkathėt e me pėrvojė.

Natyrisht qė secila media ose secili gazetar do tė ndihej i lumtur nėse nė kėto raportime zbulohet dhe thuhet e vėrteta, se fundja kėtė synim ka gazetaria.

Por a mund tė raportojmė pėr situatat e ndjeshme, e konfliktuoze, e tė mos japim paragjykime. Sigurisht qė ėshtė e mundur dhe patjetėr qė synim dhe qėllim final mbetet pėr secilėn media qė ta avancojė kėtė fushė.

E arritur e madhe mediale do tė konsiderohej nė kėtė drejtim, nėse jemi tė vėmendshėm, nėse kemi kujdes gjatė raportimit. Lexuesin, shikuesin apo dėgjuesin duhet ta bindim pėr lajmet qė i ofrojmė dhe tė mos biem viktimė e atakimeve tė pėrditshme nė fushėn e etikės.

Etika nė gazetari dhe kodi etik do tė duhej tė ishte njė udhėrrėfyes i pėrditshėm i ēdo gazetari tė ri, por edhe i atyre me pėrvojė. Tani kur kemi instrumente e institucione tė shumta qė na vėzhgojnė ēdo ditė e ēdo orė, pėrgjegjėsia nga plasimi i lajmeve tė pavėrteta e tė pakonfirmuara, ėshtė e madhe.

Andaj raportimi pėr krimet, dhunėn dhe situatat e ndjeshme, padyshim qė paraqet njėrėn nga sfidat mė tė mėdha tė medias, e nė veēanti tė gazetarit qė ballafaqohet drejtpėrdrejt me kėto situata.

Natyra e krimeve ėshtė e llojllojshme dhe fenomenet e raportimeve ndryshojnė nga rasti nė rast. Gazetari kosovar duhet tė mendojė mirė kur raporton pėr situatat e rėnda nėpėr gjykata, pėr proceset e mėdha gjyqėsore, pėr krimet politike, vrasjet e rėnda, tragjeditė familjare, sėmundjet e rėnda e zhvillime tė tjera emocionale.

Detyrimisht, ēdo gazetar qė merret me kėto fusha, pashmangshėm duhet tė jetė i pėrgatitur mirė profesionalisht pėr t`iu bėrė ballė kėtyre obligimeve tė rrezikshme.

Gazetari qė ka pėrgatitje fizike, psikologjike, emocionale dhe intelektuale, shumė mė lehėt dhe mė mirė i tejkalon kėto rreziqe.

Nuk mund tė jemi gazetarė pa ndjenja derisa raportojmė pėr vrasjet, dhunimet, plagosjet, trazirat, trafikimin, korrupsionin, prostitucionin, por emocionet nė gazetari dhe paragjykimet gjatė raportimit, janė e keqja mė e madhe e gazetarisė.

Isha i befasuar dhe tmerrėsisht i zhgėnjyer nga raportimet rreth gjendjes shėndetėsore tė ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Tituj bombastik, paragjykues dhe mbi tė gjitha, tituj emocionalė qė shkelin mbi dinjitetin e individit. Rasti i Bajram Rexhepit hynė nė sferėn e situatave tė ndjeshme, andaj edhe ēdo informacion qė jepet i pakonfirmuar pėr shėndetin e tij, krijon shqetėsime etike e ligjore.

“Familjarėt e Bajram Rexhepit nė ankth, mblidhen para intensives”, “Ja sa sulme nė kokė i ka pėsuar Bajram Rexhepi” e tituj tjetėr nga njė portal lokal nė Mitrovicė, definitivisht shtrojnė nevojėn urgjente qė themeluesit e kėtyre mediave online tė ndjekin trajnime nga fusha e etikės. Nuk ėshtė turp as marre nėse gazetarėt ndjekin shkolla etike qė organizohen ēdo vit nga universitete e kolegje tė ndryshme nė Kosovė.

Tashmė edhe portalet e kanė sistemin e vetė rregullimit pėrmes Kėshillit tė Mediave tė Shkruara i cili ka njė udhėzues shumė tė qartė, qė parasheh tė gjitha detajet dhe mėnyrėn e raportimit pėr situatat e ndjeshme.

Andaj ėshtė e preferuar qė ēdo gazetar apo themelues i portalit, ta ketė kėtė kod dhe ta lexojė e rilexojė ēdo ditė. Unė pajtohem qė Bajram Rexhepi ėshtė figurė publike dhe realisht ėshtė interes publik tė dihet pėr gjendjen e tij shėndetėsore, por jo nė mėnyrėn se si ėshtė bėrė kjo deri tashti. Kjo formė dėmton edhe atė pak gazetari tė mirė e profesionale qė e kemi ose e hasim nė portale.

Mediet dhe gazetarėt profesionistė duhet sa mė parė tė distancohen nga kjo mėnyrė e raportimit, e cila nuk arsyetohet ndryshe, pos fitim nė klikime ose “pėrfitim” tė citimeve nga tė tjerėt.

Edhe rasti i Astrit Deharit, Hamdi Sopės, Dino Hasanajt, na japin tė kuptojmė se mediet kanė obligim tė jenė korrekte gjatė raportimit. Pavarėsisht se mediat ishin tė balancuara nė rastin e Astrit Deharit, megjithatė storiet e ndjeshme janė pėrcjellė kryesisht nga gazetarė tė rinj dhe tė papėrvojė.

Mendoj se media bėri njė solidarizim masiv nė rastin Dehari. Media online, TV dhe gazetat u solidarizuan me pėrpjekjet e familjarėve qė tė ndėshkohen fajtorėt, ose ata qė manipuluan me disa elemente kryesore qė vinin nga dyert e hekurta tė burgut, ku vdiq Astrit Dehari.

Ēėshtja e etikės nė gazetarinė online dhe sjellja etike nė websajte, sot ėshtė njė temė qė ngjall debate dhe diskutime tė vazhdueshme, jo vetėm pėr standardet etike qė aplikohen, por pėrgjithėsisht pėr tė ardhmen e gazetarisė nė epokėn e digjitalizimit dhe gazetarisė sė internetit.

Tani jemi nė njė kohė tjetėr tė tė bėrit gazetari dhe nuk na falet nėse nuk arrijmė ta pasqyrojmė tė kompletuar dhe tė balancuar ēfarėdo lajmi qė prek edhe nė pjesėt mė tė ndjeshme tė shoqėrisė.

Ngritja e kapaciteteve njerėzore, investimi nė shkollim profesional dhe nė trajnime tė vazhdueshme tė gazetarėve “gjakftohtė” ėshtė rruga e vetme pėr ta ndėrtuar njė gazetari qė do tė pėrballej me skena tė ndryshme nga vendet e krimit.

Megjithatė, tani ka njė standard profesional qė na bėnė tė mundur qė raportimet tona tė jenė mė tė avancuara, mė pak tė gabuara dhe mė pak tė mjegulluara. Gazetaria profesionale dhe ajo hulumtuese qė ka tė bėjė me raportimet pėr krimin dhe dhunėn, bazohet nė kėto elemente thelbėsore: Hulumtimi, Verifikimi dhe Raportimi.

Kėta parametra nuk janė ndonjė “alarm” sesi duhet tė raportojmė, por para se gjithash na shpjegojnė se gazetari duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr rreziqet dhe tė bėjė kujdes pėr gjithēka qė mundet dhe tė mbajė nėn kontroll situatėn aq sa ėshtė e mundur.

Rasti i Hamdi Sopės, rasti skandaloz i Afrim Zeqirit, trazirat e marsit 2004, rasti i Galib El-Kurdit, djaloshit sirian qė pėrloti botėn, rasti i Dino Asanajt janė vetėm disa shembuj e raste ku etika ėshtė vėnė nė sprovė tė madhe.

Se si raportuan mediet kosovare pėr rastin e Hamdi Sopės, po citoj vetėm disa tituj: “Vritet nė rrethana tė dyshimta Hamdi Sopa, zyrtar pėr informim nė Kryeministri”, “Arrestohen familjaret e Hamdi Sopės”, “Hamdi Sopa ėshtė vrarė, arrestohen e shoqja dhe dy vajzat”, “Vdekja e zyrtarit Hamdi Sopa, tė dyshuar gruaja dhe bijat e tij”, “Kamera regjistron lėvizje tė dyshimta tė gruas dhe vajzave tė Hamdi Sopės”, “Gruaja dhe vajza mohojnė vrasjen e Hamdi Sopės”, “Lirohen nga paraburgimi gruaja dhe vajzat e Hamdi Sopės”, “Hamdi Sopėn e theri pėr vdekje vajza e vet narkomane”, “Sopa u rrėzua nė mėngjes nė banjė”, “Hamdi Sopa u vra dhe pikė”, “Hamdi Sopa u vra, nuk u vetėvra”, “Familja Sopa demanton raportin e autopsisė”, “Tomė Gashi: Dino Asanajn e vranė e Hamdi Sopa u vetėvra”.

Janė kėta tituj aq bombastik e paragjykues saqė vetėm pas njė kohe tė gjatė mund t`i vėrejmė pasojat profesionale e etike.

Gjuha e pėrdorur nė mediet online po e denigron gazetarinė e mirė

Pavarėsisht se interneti, mediat sociale, portalet e shumta kanė bėrė njė revolucion nė plasimin e lajmeve tė shpejta, kjo nuk do tė thotė se gjithēka ėshtė nė rregull me kėtė shpejtėsi tė madhe tė tė informuarit.

Mediet online shkaktuan revolucion edhe nė Kosovė dhe ende po bėjnė njė hap pėrpara pėr tė qenė sa mė afėr lexuesit e shikuesit. Personalisht mendoj se fakti qė ēdo kush ka tė drejtė tė hap njė portal dhe tė mos i nėnshtrohet asnjė kodi, asnjė kriteri profesional, e vėnė nė pikėpyetje shumė besueshmėrinė e tyre.

Nėse shikohen portalet, mund tė shihet se nė to dominojnė lajme qė shkruhen aty pėr aty nė facebook.

Ajo ēka ėshtė brengosėse nė mediet online, mbetet gjuha e pėrdorur. Nga kjo gjuhė e shfrenuar, mė sė shumti pėrfitojnė “budallenjtė” siē ėshtė shprehur Umberto Eco. Shkrimet qė kjo kategori bėnė, janė tė nivelit dytėsor dhe nė njė shoqėri normale, ato do tė duhej tė korrigjoheshin e seleksionoheshin, para se tė merrnin dritėn e botimit.

Tashmė ėshtė krijuar bindja se njė person nėse posedon facebook, ėshtė edhe media, ėshtė edhe gazetar. Ky ėshtė rreziku mė i madh i gazetarisė online. Mediat sociale mund tė shfrytėzohen vetėm si pikėnisje ose burim i mundshėm, por nė asnjė mėnyrė tė krijohen prej tyre lajme ditore serioze.

Gazetaria Online duhet ta shmang kėtė kategori shfrytėzuesish tė cilėt dinė tė fyejnė, dinė tė japin etiketime nga mė tė ndryshmet. Fjalori qė pėrdoret nga kjo kategori, si nė rrjetet sociale, ashtu edhe nė portale tė ndryshme, ėshtė tejet i ulėt. Aq mė keq qė kėto fyerje pėrkrahen edhe nga kategori tė caktuara pėrdoruesish.

Profesionistėt e pakėt nėpėr portale e kuptojnė fare mirė shqetėsimin tim, derisa ka nga ata qė as qė donė ta kuptojnė, sepse u pėrshtatet mėnyra e tė jetuarit nė kėtė lloj gazetarie.

Fatmirėsisht gazetat e pakta ditore kanė hapur edhe portalet e tyre dhe kjo ėshtė njė shpresė se edhe tė tjerėt mund tė mėsojnė se si tė plasohen lajmet. Gazetat megjithatė dallojnė nė kėtė drejtim, sepse kanė mundėsi tė gabojnė mė pak, ose mė rrallė.

................................................................................
Autori ėshtė ligjėrues nė UBT nė degėn e medias
Anėtar i Kėshillit tė Mediave tė Shkruara
Fitues i katėrfishtė i ēmimit “Korrespondent i vitit”
Themelues i portalit Rajonipress

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma