Kosova a po i kėrkon serbėt tė dyshuar pėr krime lufte?

Nga Reshat Sahitaj - Ēdo luftė shoqėrohet me maltretime, dhunime,vrasje tė veēanta dhe masakra masive deri nė gjenocidale, nė mėnyrė qė tė pushtohet, ose tė vazhdohet sundimi mbi njė vend e njė popull. Secila luftė bėhet pėr ēėshtje ekonomike, por si mjet pėr nxitje vullnetare pėr tė shkuar nė luftė, pėrdorėn mitet dhe ndjenjat nacionaliste.
Nė rastin e Kosovės, Millosheviqi e pėrdori mitin "Kosova zemėr e Serbisė", duke e pėrkujtuar 600-vjetorin e Betejės sė Kosovės (1389-1989) nė mėnyrė spektakulare, aq sa edhe mediet ndėrkombėtare i dhanė hapėsirė. Serbėt tė ngazėllyer dhe tė brumosur me ndjenja nacionaliste, me dėshirė do tė niseshin nė luftė kundėr shqiptarėve pėr t'i shpėtuar vėllezėrit serbė nė Kosovė, siē i kishte indoktrinuar sistemi politik i asaj kohe dhe siē po spekulon edhe qeveria aktuale serbe. Nė anėn tjetėr, politika e Millosheviqit kishte pėrhapur frikėn dhe panikun nė mesin e serbėve, qė ishin lindur dhe rritur nė Kosovė, se shqiptarėt po pėrgatiteshin pėr vrasje dhe dėbimin e tyre pėr nė Serbi.

Ende nuk ka ndryshuar politika serbe ndaj Kosovės

Ato vite, televizionet e huaja jepnin lajme me imazhe tė familjeve serbe, duke ikur pėr nė Serbi, dhe thuhej se po zbrazej Kosova nga presioni i shqiptarėve. Askujt nuk i shkonte ndėrmend qė t'i demantonte kėto gėnjeshtra e tė thoshte tė kundėrtėn se pikėrisht Kosovėn e lėshuan mbi 500 mijė shqiptarė tė moshave nga 18-35 vjeēarė. Qe informatat e Serbisė tė gjejnė kredibilitet, sistemi serb manipulon dhe inskenon vetė ngjarjet duke ua lėnė fajin shqiptarėve, pa hezituar tė vrasin serbė e madje edhe fėmijė, siē ėshtė rasti i fėmijėve afėr lumit nė njė fshat afėr Pejės. Ėshtė pėr t'u habitur se pėr interesa tė atdheut, njė pjesė e popullsisė sė tyre e sakrifikojnė me dėshirė jetėn tyre e madje edhe moralin, siē ishte rasti me shishe gjatė vitit 1982, ku akuzoheshin shqiptarėt, e nė fund ishte vetė serbi qė pa fije turpi ia kishte ngulur vetes shishen. Kėtė fakt ne do ta marrim qesharak, mirėpo nė mediet ndėrkombėtare ky ishte lajm tronditės, qė bėri shqiptarėt tė konsideroheshin barbarė tė shekullit tė shkuar. Si dikur edhe tani politika serbe ėshtė duke i pėrdorur mjetet dhe metodat e njėjta. Deklaratat e personaliteteve serbe, pas rastit tė ndalimit tė trenit tė hynte nė Kosovė, vėrshuan duke thėnė se do angazhonin forca pėr t'i mbrojtur serbėt nė Kosovė, nėn pretekstin se jeta e tyre po rrezikohet nga shqiptarėt. Ēuditėrisht, janė mbi 12 mijė shqiptarė tė shpėrngulur nga Mitrovica Veriore e askush nga Qeveria nuk e merr hapin pėr kthimin e shqiptarėve nė shtėpitė e tyre!

A kemi dosje efikase pėr tė dyshuarit qė kryen krime nė Kosovė?

Vetėm nė gjashtėmujorin e parė tė pasluftės, jeta e civilėve serbė ishte nė rrezik, ku individė tė mllefosur nga maltretimet, vrasjet e familjarėve, masakrave dhe mė nė fund ndjenja dhe euforia e lirisė kishte nxitur aty-kėtu ndonjė tė ri tė bėnte ndonjė akt vrasje, por qė mbetėn tė izoluara. Lėvizja e lirė e serbėve nė Kosovė, aktualisht ėshtė evidente dhe mund tė dėgjojmė nė qendėr tė Prishtinės, duke folur gjuhėn serbishte pa ndonjė frikė, gjė qė nė vitet e para tė pasluftės ishte e pamundur. Serbėt e veēanėrisht disa qė dyshohen pėr krime lufte rreth 230 syresh shėtisin lirshėm nė Kosovė, kurse shqiptarėt autoktonė nuk guxojnė dhe nuk kanė mbrojtje nga qeveria jonė tė vizitojnė shtėpitė ku kanė lindur. Qytetarėt tanė e kanė kuptuar se populli serb ėshtė i pafajshėm, mirėpo kriminelet serbė duhet tė pėrgjigjėn para drejtėsisė pėr krimet dhe aktet barbare qė i kanė kryer mbi civilėt shqiptarė, gra, fėmijė, pleq... Vite tė tėra kaluan e individėt serbė tė dyshuar pėr krime lufte, mund tė shėtisin nė Kosovė lirshėm, sepse ne ende nuk kemi arritur t'i grumbullojmė faktet, datėn, vendet, dėshmitarėt, orėn dhe minutėn e vrasjes, emrin e mbiemrin se kush kishte bėrė krime. Secili shqiptar e di se janė bėrė vrasje nga forcat policore-paramilitare serbe, dhe nė ēdo bisedė flitet pėr masakrat e shumta, si: ajo e familjes sė komandantit legjendar Adem Jashari, masakra e Krushės, Lubeniqit, Suharekės, Kleēkės, Reēakut, Likoshanit, Qirezit, Qyqavicės… e shumė tė tjera ku nė secilėn prej tyre u vranė minimum nga 22 vetė e mė shumė. Informatėn lidhur mė numrin e tė vrarėve e tė masakruarve, e gjejmė nė monografi tė ndryshme tė autorėve tanė, mirėpo nuk ka detaje tė hollėsishme e tė mjaftueshme pėr tė ngritur aktakuzė. Gjyqet ndėrkombėtare nuk funksionojnė vetėm duke i akuzuar serbėt se ata masakruan kaq civilė e dogjėn kaq shtėpi, dhunuan kaq femra e burra. Jo. Pas ēdo vrasjeje ėshtė njė njėsit, njė urdhėr dhe njė apo mė shumė vrastarė. Nė ēdo vrasje apo masakėr ka pasur dėshmitarė tė afėrt e gjysmė tė afėrt qė kanė parė e qė pėr fatin e tyre kanė shpėtuar. Dihet qė njė pjesė e kriminelėve kanė qenė tė maskuar dhe vėshtirė tė identifikohen nga dėshmitarėt, sepse ata janė kujdesur qė mos tė kenė gjurmė pas tyre.

Tė paktė janė dėshmitarėt qė pėrballen me kriminelėt serbė

Ėshtė shumė e hidhur tė shkruhet se janė tė paktė dėshmitarėt shqiptarė qė kanė guxim tė deklarojnė para gjyqit dhe tė identifikojnė vrasėsin serb. Gjatė bisedave private mė ka rastisur qė shumica e fshatarėve tė fshatit tim ( Sopijė), e dinin se cilėt ishin ata serbė qė e kishin vrarė Xhemė Shaban Jasharin me dy djemtė e tij, Ragip Brahimaj... mirėpo ende askush nuk ka guxim tė dėshmojė para organeve kompetente. Shembulli tjetėr ėshtė edhe mė i dhembshėm kur nė vitet e para tė pasluftės nė njė proces gjyqėsor nė Prizren, ku akuzohej njė serb se kishte vrarė njė tė ri nga Krusha, por kur babai i djalit tė vrarė para trupit gjykues dhe para publikut ku isha prezent deklaroi: Nuk e di vallahi, po me duket se ky nuk ėshtė!. Nė ato ēaste mė ėshtė errėsuar salla e mė shfaqej pamja e mjerueshme e fshatarit nga Krusha, qė i kishte humbur dinjiteti.

Ai e kishte vrasėsin para sysh e deklaronte, nuk ėshtė vrasės! Ēka i duhej jeta kur kishte frikė tė identifikonte vrasėsin e djalit?! Raste tė ngjashme kemi nė ēdo cep tė Kosovės siē e kemi rastin e vrasjeve nė Ternavė, kur forcat policore tė shoqėruar nga dy tė minoritetit rom Afrim Qerim Greku dhe Bislim Qerim Greku, vrasin dy fėmijė tė familjes Xhemaili mė 20 mars 1999. Dy romėt kishin mbjellė frikėn ndėr popullsinė shqiptare tė kėsaj ane, aq sa kur i zinin shqiptarėt i lidhnin pėr pemė, dhe i kanė pyetur se me ēfarė armė dėshironin tė vdisnin. Tė njėjtit mė 17 maj 1999, janė parė nė oborrin e familjes Raēi, ku forcat serbe vrasin shtatė persona e dy ende tė zhdukur. Nė ballė tė paramilitarėve serbė dy romėt e tmerrshėm: Afrimi dhe Bislimi qė nė mungesė tė dėshmitarėve hynė e dalin nga Kosova pa njė therrė nė kėmbė. Pėrkundėr kėtij fakti tė mungesės sė dėshmitarėve pėr t'i denoncuar kriminelėt serbė, ėshtė pėr t'u habitur se numri i dėshmitarėve kundėr shqiptarėve ėshtė shumė i madh. Gjykata Speciale ka grumbulluar fakte, dokumente, fotografi, incizime e biseda tė shumta nga shumica e dėshmitarėve shqiptarė, tė cilėt gjatė kohės sė okupimit ishin nė shėrbim tė sistemit, disa prej tyre zyrtarė e disa jozyrtarė. Njė numėr i konsiderueshėm i kėtyre dėshmitarėve tė ndihmuar (me pagesė ose pa pagesė) nga disa individė tė UĒK-sė, arritėn tė ikin nga Kosova pėr tė kėrkuar azil politik nė vende tė ndryshme tė botės. Disa prej tyre nga fillimi i muajt maj i kanė rezervuar biletat e aeroplanit pėr tė dėshmuar nė Gj. Speciale pėr tė dėshmuar kundėr atyre qė u ndihmuan tė iknin nga Kosova pa u vrarė pėr tradhti. Njė numėr tjetėr tė privilegjuar ekonomikisht paguan shefa tė ndryshėm nė Kosovėn e lirė dhe e vazhduan biznesin e tyre, por qė tani janė po ashtu dėshmitarė indirektė ose direktė tė Speciales. Personalisht jam kundėr kriminelėve serbė apo shqiptarė, kushdo qofshin ata duhet tė dalin para drejtėsisė, por mė shqetėson fakti se pse mė shumė dėshmitarė kanė shqiptarėt qė dyshohen pėr krime lufte sesa serbėt?! Qė tė dyshuarit pėr krime lufte tė dalin para drejtėsisė, Qeveria e Kosovės duhet tė angazhojė ekspertė ndėrkombėtarė qė bashkėpunojnė me shoqata shqiptare siē ėshtė "Ngritja e zėrit" e tė tjera qė ekskluzivisht merren me kompletimin e dosjeve, nė tė kundėrtėn kriminelėt nuk do tė dėnohen jo pėr fajin e gjyqit, por nė mungesė tė fakteve. Nėse Kosova ndonjėherė do t'i bėjė padi Serbisė pėr krime lufte, ėshtė mirė qė tė mos shkojnė siē bėri Bosnja me dosje tė dobėta.

(Kosova Sot)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma