“Thimi Mitko” pranon donacionin nga njė organizatė italiane – vlera rreth 40 mijė euro

Gjilan - Shkolla “Thimi Mitko” nė Gjilan sot ka pranuar donacionin nė vlerė prej mbi 38 mijė euro, nga organizata italiane “Trentina in aiuto per i Balcani”, e qė njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe bashkatdhetarėt tanė atje.
Ky ėshtė kontigjenti i parė me inventarė pėr kushte mė tė mira pėr nxėnėsit e kėsaj shkolle, ndėrsa gjatė tė ardhmes do tė ketė edhe kontigjente tė tjera qė do tė vijnė pėr kėtė shkollė, sipas planifikimit tė organizatės dhe gjithnjė nė bazė tė kėrkesės sė shkollės.

Gjatė pranimit zyrtar tė donacionit, kryesuesja e Kuvendit tė Komunės sė Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falėnderuar kėtė organizatė pėr donacionin tė cilin e ka vlerėsuar shumė tė rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor dhe pėrmirėsimin e kushteve pėr nxėnėsit.

“Nė emėr tė Komunės sė Gjilanit, shprehim falėnderimet mė tė sinqerta pėr organizatėn italiane, dhe popullin italian, qė Gjilanin e kanė mbėshtetur nė mėnyrė periodike qė nga paslufta e kėtej. Ky donacion ėshtė njė mundėsi mė e mirė pėr nxėnėsit e kėsaj shkolle dhe pėr mėsimdhėnėsit nė pėrgjithėsi. Shkolla “Thimi Mitko” ėshtė nė mesin e shkollave mė tė mira nė Gjilan. Presim qė rezultatet dhe sukseset tani e tutje tė jenė edhe mė tė mėdha nga nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit e saj. Komuna e Gjilanit do tė mbetet e pėrkushtuar pėr bashkėpunim mė tė mirė tė mundshėm me tė gjithė donatorėt, ndėrsa ky donacion dhe donacione tė tjera, nga institucionet komunale ruhen me kujdes dhe shfrytėzohen poashtu, sepse janė lidhje tė fuqishme miqėsie dhe partneriteti”, ka thėnė Bunjaku Rexhepi.

Kurse, Jyksele Gjinolli, drejtoreshė e “Thimi Mitko”, ka thėnė se pėrzgjedhja e projektit tė shkollės ėshtė njė krijim i vetėbesimit dhe angazhimit mė tutje, falė edhe mbėshtetjes sė bashkatdhetarėve tanė dhe organizatės italiane, qė sipas saj krijojnė kushte krejtė tjera pėr nxėnėsit e shkollės.

Ajo po ashtu ka bėrė tė ditur se inventari i ardhur nė kėtė shkollė krijon kushte jashtzakonisht tė mira dhe gjithnjė do tė mbetet si njė mbėshtetje shumė e madhe e kėsaj shkolle nga organizata tashmė mike e pėrhershme e shkollės sonė, e nxėnėsve, mėsimdhėnėsve dhe e prindėrve.

Kurse, Nazim Berisha, pėrfaqėsues i organizatės italiane, ka thėnė se pėr mė shumė se 8 vjet janė duke kontribuar nė arsimin dhe shėndetėsinė kosovare, me qėllim tė pėrmirėsimit tė kushteve nė shkolla dhe spitale, sepse, siē ka thėnė ai, janė dy shtyllat kryesore tė njė shoqėrie tė fuqishme.

Berisha, po ashtu, ka bėrė tė ditur se ndjehet jashtėzakonisht mirė kur sheh qė donacioni ėshtė mėse i nevojshėm pėr kėtė shkollė dhe gjithnjė do tė angazhohet pėr t’i mbėshtetur shkollat dhe spitalet edhe nė tė ardhmen.

Nė pėrvjetorin e 18 tė vdekjes sė Hysni Salihut, ish deputet i Kuvendit tė Kosovės tė vitit 1990. Kryetari Komunės sė Vitisė, Sokol Haliti me bashkėpunėtor bėri homazhe pranė varrit tė tij./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma