Halimi thyen heshtjen: Pėr akuzat e Shqiprim Arifit vendos gjyqėsori?

Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi ka lėshuar njė deklaratė pėr media lidhur me situatėn e fundit tė krijuar me akuzat e Shqiprim Arifit.“Pėr shpifjet dhe akuzat e paargumentuara lidhur me kompaninė "Solid" si dhe fyerjet, sharjet me fjalorin e rrugaēėve ordinerė si dhe kėrcėnimet kriminale qė po paraqiten nė faqet e "Presheva.com" - it do t'i bijnė vendimet pėrkatėse organet gjyqėsore”, thuhet mes tjerash nė reagimin e Halimit.
Reagim i kryetarit tė Partisė pėr Veprim Demokratik

Pas artikullit shpifės tė portalit "Presheva.com" me titull: "Skandal: Riza Halimi intervenon nė Beograd qė mos tė hapet fabrika "Solid" nė Preshevė", unė pėr opinion e paraqita reagimin tim, tė cilin nuk e botoi vetėm ky portal!

Ėshtė e qartė se ky portal klientelist nė bazė tė porosive me pagesė nuk lodhet pėr argumentet por po e vazhdon misionin e mbrapshtė tė ndotjes sė ambientit politik nė Preshevė duke iu dhėnė hapėsirė sharjeve, fyerjeve dhe kėrcėnimeve qė po intensifikohen pas shkarkimit tė Shqiprim Arifit nga funksioni i kryetarit tė komunės.

Pas emsioneve kontaktive tė kryetarit tė Alternativės pėr Ndryshim nė KTV dhe RTV Presheva, edhe seanca e fundit dy ditore e Kuvendit Komunal tė Preshevės dėshmoi se fjalori i sharjeve, fyerjeve dhe shpifjeve nga ky portal po depėrton gjithnjė e mė tepėr edhe nė foltoren e Kuvendit me protagonist kryesorė, Shqiprim Arifin.

Nė kėto momente ėshtė mbi tė gjitha shqetėsues agresiviteti i kryetarit tė APN - sė nė aktrimin e tij grotesk tė rolit tė kryetarit tė komunės edhe pėrskaj faktit tė pamohueshėm se nė procedurė krejtėsisht ligjore ai u shkarkua nga ky funksion nė seancėn e 10 marsit tė Kuvendit Komunal tė Preshevės.

Pikėrisht nė vazhdėn e kėtij aktrimi tė ēuditshėm kryetari i APN - sė kishte marrė pjesė nė procedurėn nė tė cilėn pėrfaqėsuesi i Agjensionit falimentues ia dorėzoi objektin e "ĒIK" - ut pėrfaqėsuesit tė kompanisė "Solid" edhe atė nė kushte nė tė cilat jo qė nuk ishin ftuar pėrfaqėsuesit legjitim tė komunės sė Preshevės, por nuk ishin fare tė informuar sepse ish kryetari nuk i kishte dorėzuar kryetares sė komunės asnjė dokument, e as dokumentet e nėnshkruara me kompaninė "Solid".

Kryetarja e komunės, Ardita Sinani tanimė i ka bėrė transparent shkresat drejtuar Ministrisė sė ekonomisė dhe Agjensionit pėr licencimin e drejtorėve falimentues me tė cilat ka kėrkuar tė informohet pėr pėrgaditjet e zhvilluara paraprakisht nė drejtim tė bashkėpunimit me kompaninė "Solid".

Pas kompletimit tė informatave tė domosdoshme kryetarja e komunės nė takim tė punės me pronarin e kompanisė "Solid" jo vetėm qė i mbėshteti pėrgaditjet e tij pėr pėrtritjen e punės sė kėtij reparti tė rėndėsishėm ekonomik, por edhe zgjerimin e kapaciteteve tė kėsaj kompanie edhe nė Zonėn Industriale si dhe sqaroi se nė takimin me Ministrinė e ekonomisė do tė angazhohet qė "Solid" - it t'i sigurohen subvencionet pėrkatėse e jo tė ngarkohet padrejtėsisht me obligim pėr tė paguar qera mujore prej 1.500 Euro.

Nė fakt kemi tė bėjmė me njė paranojė tė rrezikshme nė bazė tė sė cilės duke i marrė me vehte dokumentet e rėndėsishme tė komunės, kryetari i APN - sė zyren partiake po e imagjinon si kabinet tė kryetarit tė komunės dhe aty, sipas portalit "Presheva.com", e pranoi delegacionin e “NLB” bankės duke informuar se me kėtė aktivitet tė APN - sė nė Preshevė po vjen investimi i rradhės me deri 300 punėtorė sepse Interspidi do tė hap qendėr tregtare!

Vlen tė theksohet se “NLB” banka qysh para tre muajve ishte paraqitur nė shėrbimin e urbanizmit nė komunė tė Preshevės pėr tė legalizuar objektin e ndėrtuar pa leje tė “Interspid” - it, i cili pas falimentimit tė tij ka kaluar nė pronėsi tė saj.

Pėrndryshe ky manipulim i Shqiprim Arifit me 300 vende tė reja tė punės nė objektin e ish “Interspid” - it ėshtė shumė mė i dobėt se manipulimi paraprak i Ragmi Mustafės, i cili gjatė fushatave tė mėhershme kishte premtuar madje 600 vende pune nė tė njejtin objekt!

Madje ėshtė shumė indikative se Shqiprim Arifi sa ishte kryetar i komunės asnjėherė nuk e kishte pėrmendur “Interspid” – in, ndėrsa pėr kompaninė “Solid”, pronarėt e sė cilės ishin interesuar pėr revitalizimin e repartit tė “ĒIK” – ut qysh nė kohėn e Ragmi Mustafės, filloi tė bombardoj opinionin vetėm nė ditėt kur ishte krejtėsisht e qartė se koalicioni APN – PVD ishte mė tutje i paqėndrueshėm!

Mirėpo, meqenėse pėr militantėt radikal tė APN - sė nuk janė tė rėndėsishėm argumentet por vazhdimi i fushatės sė egėr anti PVD, andaj edhe e kėrkuan nė formėn manipulative ndihmėn e zėvendės ministrit nga Surdulica nė ē'mėnyrė iu bashkangjitėn lojėrave diskriminuese shtetėrore pėr shkak tė cilave Presheva, por edhe e tėrė Lugina e Preshevės me decenie tė tėra mbeti nė shkallėn mė tė ultė tė mundshme tė zhvillimit ekonomik.

Me kėtė rast do tė kishte qenė me rėndėsi tė hapet diskutim publik pėr qasjen e APN – sė lidhur me zgjidhjen e problemeve jetėsore tė Shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės. Nė kėtė drejtim posaēėrisht bien nė sy deklaratat e kryetarit tė APN – sė nė tė cilat eksluzivisht fajėsohen strukturat politike shqiptare pėr gjendjen jashtėzakonisht tė vėshtirė tė Shqiptarėve nė kėtė rajon. Pikėrisht nė suaza tė promovimit tė njė politike tė re tė APN – sė me lehtėsi trishtuese pretendohet tė paraqitet si sukses i jashtėzakonshėm sigurimi i kontratės nė bazė tė sė cilės kompania “Solid” ėshtė e detyruar t’i paguaj qera shtetit pėr rihapjen e kapaciteteve ekzistuese ekonomike. Ndėrsa kompanive tjera pėr tė njejtėn punė qė po e bėn kompania “Solid” pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės nė Surdulicė, Vlladiēin Han e komuna tjera nė Serbi, qeveria iu siguron subvencione nė lartėsi prej miliona eurosh!

Ndėrsa, pėr shpifjet dhe akuzat e paargumentuara lidhur me kompaninė "Solid" si dhe fyerjet, sharjet me fjalorin e rrugaēėve ordinerė si dhe kėrcėnimet kriminale qė po paraqiten nė faqet e "Presheva.com" - it do t'i bijnė vendimet pėrkatėse organet gjyqėsore.



Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik

Riza HALIMI

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma