A ka ekstremizėm dhe radikalizėm islamik te Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės!?

Mobilizimi i policisė sė Kosovės dhe Apeli i Ambasadės sė SHBA-ve, se gjatė Festės sė Pashkėve mund tė ketė shprehje tė ekstremizmit dhe radikalizmit islamik ne Kosovė, shtron menjeherė edhe konstatimin se ai ekstremizėm dhe radikalizem islamik mund tė bartet edhe nė Luginė tė Preshevės.
Nė Luginė tė Preshevės, me fillimin e luftės nė Siri, ku u shfaq shteti islamik pati tendenca tė ftesės sė Shqiptarėve tė Luginės pėr pjesėmarrje nė kėtė luftė tė shenjtė fetare.Keto tendenca tashti nuk shpėrfaqen, sepse pati shumė reagime nė at drejtim dhe filluan ata qe ndihmuan kėtė shtet islamik nė Kosovė tė pėsojnė me dėnime, ndėrsa nė Luginė tė Preshevės nuk kemi raste tė tilla tė gjykimit si nė Kosovė.

Tė kuptohemi, sa kam percjellur polemikat, reagimet, komentet lidhur me ekstremizmin dhe radikalizimin islamik nė Luginė tė Preshevės, askush nuk akuzon fenė islame pėr dukuritė qė po ndodhin, por akuzohen ata qė propagandojnė dhe mbėshtesin kėtė dukuri, mos tė them qė e ligjėrojnė.

Tė gjithė pajtohemi se ajo ēfarė po ndodh me popullin sirian ėshtė pėr keqardhje dhe meriton ēdo denim moral e juridik. Mirepo, komentet lidhur me Sirinė, sikur nga disa komentues shqipėfolės e disa hoxhallarė shkojnė nė drejtim tė asaj se e gjitha kjo luftė ėshtė nė dėm tė islamit.Se SHBA po bėnė njė luftė tė padrejt ndaj shtetit islamik, se Rusia po mbron shtetet islamike dhe islamin.

Nė shtypin e shkruar dhe elektronik nuk hasa qė tė gjykohet nga hoxhallarė dhe shqipfolėsa.

Kohėve tė fundit, nė Luginė tė Preshevės qėndron pezull njė konstatim se po ndodh njė fuqizim i idnetitetit fetare islamik ndaj identitetit nacional shqiptar. Kjo vėrehet nė shkrimet e shumta, kur reagohet pėr dukuri tė ndryshme shoqėrore, sidomos fetare, atėherė dalin nė skenė shqipfolėsat dhe disa hoxhallarė, tė cilėt nuk shprehen qartė se cili identitet duhet ta ketė pėrparėsinė, pra ai kombėtar e pastaj ai fetar. Nė ketė drejtim shpesh janė shtruar edhe pyetje konkrete lidhur me identitetin shqiptar dhe fetar, asnjėherė deklarime tė qarta nga hoxhallarėt nuk pati, pos disa shqifolės nė Luginė tė Preshevės, tė cilėt me sharje, me ofendime deshėn ta mbyllin kėtė temė tė ndieshme pėr Shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės, por edhe gjithė shqiptarinė.

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės ishin pjesėmarrės tė tė gjitha Lėvizjeve kombėtare me shekuj, nė tė cilėn vetėm individė tė klerit islam morėn pjesė. Sidomos intelektualėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, nė mesin e tyre edhe anėtar tė PKJ qė nė mbarim tė LDB shpėtuan me mijėra shqiptarė tė komunės sė Preshevės dhe Bujanocit. Po kėta anėtarė tė PKJ bartėn luftėn pėr drejtat e Shqiptarėve ato politike kombetare deri nė vdekje, ndėrsa ndonjė individė nga kleriku fetar islam as qė u inkuadrua nė kėtė luftė.

Mė vonė shumė intelektualė e pėsuan me pėrjashtim nga puna, kėrkesat e tyre legjitime pėr tė drejtat individuale dhe kombėtare. Nė mesin e klerikėve fetarė islamė nuk pati njė lėvizje tė kėtillė.

Po edhe nė kohėn e regjimit tė Millosheviqit pėsuan intelektualėt bartės te progresit kombetar, ndėrsa nga klerikėt fetar islamė nuk pėsoi askush.Pra, nuk patėm ndonjė reagim tė shėndoshė nga radha e klerikėve fetarė islamė, pėr kėto shkelje, ndėrsa pas Luftės sė Kosovės dhe Luftės sė UĒPMB-sė, disa hoxhallarė u kėndellėn nė drejtim tė pėrforcimit tė vijės fetare e jo tė drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive tė Shqiptarėve.

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės janė me pėrkatėsi fetare islame dhe nė kėtė drejtim nuk ka nevojė as ndikimet e hoxhallarėve, as ndikimet qė po vijnė nga Turqia e ndonjė shtet arab islamik, pėr tė na bė mė shumė apo mė pak myslimanė dhe pėr ta rilind kulturėn turke nė Kosovė, Maqedoni, po edhe nė Luginė tė Preshevės. Nė kėtė drejtim, reagimet e hoxhallarėve janė tė mirėpritura dhe tė mirė se ardhura, por sa e pėrcjell shtypin nuk pati reagime tė duhura.Bile pati mbėshtetje tė kėsaj kauze.

Pra, nė fuqizimin e tė drejtave kolektive tė identitetit nacional tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės duhet ta luajnė njė rol me rėndėsi edhe hoxhallarėt, nė tė kundėrtėn do tė mvishen mė petkun fetar dhe do ta forcojnė identitetin islam, nė dėm tė identitetit nacional.

Ēfarėdo ekstremizmi dhe radikalizmi ėshtė i dėmshėm pėr Shqiptarėt e Luhginė sė Preshevės, sepse komuniteti shqiptar jashtė Luginės sė Preshevės ka shumė probleme tė mėdha politike e shoqėrore dhe droj se nuk ka kohė tė zgjidh dhe mbroj edhe interesat e Shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės. Andaj detyrė e parė ėshtė e tė gjithė shqiptarėve tė mobilizohen, jo vetėm deklarativisht, por edhe me vepėr ta luftojnė ēdo ekstremizėm dhe radikalizim tė Shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės.

Presheva dhe Bujanoci kanė nevojė pėr qeverisje lokale tė shėndoshė shqiptare, pa primesa fetare, sepse praktikimi i fesė islame duhet tė jetė individuale dhe familjare, pa prekur nė shkolla dhe institucione tė qeverisje lokale, sikur ndodhi dhe ende po vazhdon qė disa udhėheqės lokalė, drejtues tė institucioneve dhe mėsues e lanė detyrėn dhe orėn mėsimore dhe praktikojnė namazin. Ata nga buxheti komunal nuk paguhen pėr ta kryer namazin, por pėr ta kryer detyrat qė zgjedhėsit i kanė dhėnė nė realizimin e detyrave shoqėrore. Praktikimi i fesė islame duhet tė jetė i ndarė nga qeverisja lokale, pra ėshtė individuale dhe familjare, edhepse fetė janė tė lejuara nga shteti. Disa prej tyre, nėse hyn nė faqet e tyre tė facebookut, mė shumė propagandojnė ligjėrata fetare, se sa angazhim shoqeror dhe ligjėrata nga procesi edukativ-mėsimor.

Me pluralizmin politik, tė filluar nė vitet e 90-ta nuk mund tė fajėsohen vetėm klasa poltike lokale, por edhe intelektualėt dhe hoxhallarėt, tė cilėt nuk e kryen detyrėn e vet, nė drejtim tė drejtave dhe lirive individuale e kolektive tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.E lamė vetėm klasėn politike nė qeverisjen lokale, duke propaganduar se ata janė tė paguar pėr kėtė punė locale dhe nė tė tjerėt nuk duhet tė angazhohemi nė pėrmbushjen e synimeve tė qeverisjeve lokale.

Klasa politike shqiptare, menjėherė nė pluralizėm u angazhua pėr tė drejtat dhe liritė e Shqiptarėve. Themeluan partitė politike, secila prej tyre nė programin politik kishin pėrmbushjen e tė drejtave dhe lirive individuale dhe kolektivė. Sigurisht se nuk u arritė e dėshiruara nga klasa politke, por ato organizuan Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, si akt vullneti i Shqiptarėve, si kapital pėr tė ardhmenė qė APN-ja e hudhi poshtė.

Klasa politike, nė momentet mė tė vėshtira e mbajti popullatėn shqiptare nė mbrojtje dhe ruajtje tė bėrthamės shqiptare. Edhe Platforma politike e vitit 2006, edhe themelimi i Asociacionet tė komunave shqiptare, edhe trupi koordinues, edhe Kėshilli nacional i Shqiptarėve, po edhe tė tjerat trupa ishin nė drejtim tė mbrojtjes dhe ruajtjes sė identitetit nacional, me kėtė edhe tė identitetit fetar. Sidomos Lufta e UĒPMB-sė solli disa tė mira Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Tė mohohen kėto, nuk ėshtė e drejtė, bile morale e askujt nė Luginė tė Preshevės.Nė tė gjitha kėto lėvizje tė klasės politike ishin indiferentė intelektualėt, sidomos hoxhallarėt.

Po, hoxhallarėt duhen tė mirren vesh qė ta themelojne njė organizim politik fetar tė pėrbashkėt, tė drejtuar nga Prishtina, pa marrė parasysh kush ėshtė Myfti nė Kosovė, e jo tė pėrēahen nė disa BVI, me ndikime tė ndryshme.

Po pajtohem me konstatimet e hoxhės Nexhmedin Ademi lidhur me futjen e mėsimit fetar nė shkollat fillore dhe tė mesme karshi Serbisė, por nuk pajtohem se shkollat fillore dhe tė mesme u pajtuan nė futjen e mėsimit fetar e jo edhe tė lėndės sė edukatės qytetare.

Mėsimi fetar, sipas meje po keqpėrdoret nga mėsuesit e kėsaj lėnde, sepse sė pari nuk i pėrmbahen programit tė kėsaj lėnde, duke e shndėrruar lėndėn nė edukatė islame apo mėsim fetar islam.Sipas meje mėsimit fetar, lėnda e saj duhet tė mėsoj me tė gjitha religjionet hyjnore dhe besimet e mėdha nė botė, bile kuptimin e tyre, por duke mėsuar shumicėn e lėndės nga feja islame, pėrshkak tė pėrkatėsisė fetare islame tė Shqiptarėve

Para disa viteve nė njė tribunė arsimore, lidhur me mėsimin fetar, dy ligjėrues serbė nga Beogradi, doktorė tė shkencave sociologjike tė religjioneve, prof.dr. Shushnjiq dhe prof.dr. Ēupiq, tė cilėt nė ligjėratat e tyre, sidomos prof. Shushnjiqi, kur e pa pėrberjen e ndėgjuesve nė sallėn e Kuvendit komunal filloi ta lavdėroj fenė islame, aq shume sa qė mendova qė edhe ai do tė konvertohet ne islam. Bile shkoi aq larg sa qė organizatėn Al Kaida e solli nė organizatė humanitare. Nė reagimin tim se nė librat e tija, sociologjia e religjionit, qė i ka nė posedim edhe biblioteka e qytetit shkruan ndryshe pėr islamin, nuk pati pėrgjigje dhe ne vend te tij u pėrgjigj prof. Ēupiq, duke mos dhėne asnjė arsyetim.

Regjimi i Millosheviqit, jo vetėm qė e instrumentalizoi ekstremizmin dhe radikalizmin fetar, por e ushqeu, duke angazhuar klerikė tė ndryshėm nga Beogradi, por edhe ligjerues tė ndryshėm qė tė na bėjnė mė shumė ”myslimanė”.

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės ishin edhe mė tė varfur para Luftės sė Kosovės dhe ditėn ta ruajnė dhe mbrojnė identitetin kombėtar, bile edhe ate fetar tradicional qė e kultivuan prinderit dhe gjyshėrit tanė, asnjėherė nuk e humbėn shpresėn pėr tė jetuar, pėr tė qenė shqiptar, me pėrkatėsi fetare islame. Mirėpo, tashti edhepse kushtet janė mė tė mira materiale sikur ka humbur shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kėtu dikush ka faje, a janė intelektualėt, hoxhallarėt apo klasa politike?

Preferoj qe nė ligjėratat e intelektualėve, sidomos tė hoxhallarėve tė ketė dritė nė tunel, most ė mbyllen dyert e zhvillimit dhe prosperitet tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Dikush nga klerikėt islamė paska thėnė, po e thjeshtesoj: Feja islame ėshtė e dijes, por popujt islam tė pa ditur.Kjo don studime tė thella nga tė gjithė, por mė shumė nga hoxhllarėt.



Shkruan: Xhemaledin SALIHU-Preshevė

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma