Kujtojmė ata qė falėn ngrohtėsi nė njė stinė tė akullt

Nga Emin Azemi - Mikpritja e njerėzve tanė ishte treguesi mė i mirė se ky popull kishte ardhmėri dhe askush, madje as ata qė po mbillnin vdekje anė e kėnd Kosovės, nuk do tė mund tė shkulnin nga zemra atdhedashurinė pėr kėtė atdhe tė robėruar.Kėto ditė do tė kujtojmė edhe njė ngjarje tė hidhur qė nuk ka ndodhur moti, por qė me dramaticitetin dhe tragjiken e vet, prek ndjenjat e ēdo njeriu. Tash e 18 vjet, nė njė pranverė tė plagosur, makina vrastare serbe po merrte hov me dėbimin e shqiptarėve nga Kosova. Si hakmarrje ndaj aksioneve tė NATO-s, qė kishin filluar bombardimin e caqeve luftėnxitėse tė Millosheviqit, ekspeditat ndėshkuese serbe, po zbraznin fshatrat e qytetet.
Alarmi pėr njė llahtari ishte dhėnė nė gjithė botėn. UĒK me forcat e saja tė shpėrndara anė e kėnd Kosovės, nuk po mundte t’iu pėrgjigjej tė gjitha kėrkesave pėr ndihmė. Shumė fėmijė, pleq e gra asnjėherė mė parė nuk kishin menduar se njė ditė do tė duhej tė merrni shpejt e shpejt pak gjėra, pėr tė ikur kah sytė kėmbėt. Ēdo vonesė mund t’u kushtonte me jetė.Zaten, kjo ishte periudha kur nė Kosovė u kryen masakrat dhe shėmtitė mė makabre tė forcave paramilitare serbe. Vaji i atyre qė shihnin nga afėr kėto tmerre, kėputej nga breshėria e automatikėve. Ata qė arrinin tė shpėtonin, quheshin me fat.

Kumanova, Tetova, Shkupi, Kėrēova, Dibra, Gostivari ishin mbushur e stėrmbushur me tė ardhur tė shumtė nga Kosova. Vėllezėrit shqiptarė, tė ikur nga dhuna serbe , nė viset shqiptare nė Maqedoni kishin gjetur mikpritjen e veēantė. Atyre u janė lehtėsuar dhembjet aq shumė, sa qė kėtė mikpritje dhe humanitet tė rrallė nuk do ta harrojnė kurrnjėherė. Nė Tetovė e Shkup patėn ardhur qindra intelektualė, studentė, shkollarė, bujq, por edhe tė tjerė, tė cilėt njoftuan pėr golgotėn e tyre tė stėrmundimshme gjatė udhėtimit nga Kosova pėr nė Maqedoni. Nė mesin e tyre ndodhej edhe shkrimtari i shquar, Ramiz Kelmendi, i cili pat botuar te gazeta FAKTI disa shkrime nė tė cilat atė botė pėrshkruante mallin pėr Prishtinėn dhe fatin e atyre qė kishin ngelur ende nė Kosovė.4 ditė mė parė A e kemi edhe ne Itakėn tonė tė Fjalės Publike? Shtypi raportonte pėr tė ardhur tė tjerė nga rajonet e Kaēanikut, ku ditėve tė fundit ishin vra mbi 40 shqiptarė.

Gjendje shumė e rėndė raportohej veēmas nė fshatrat Ivajė, Kotlinė, Doganaj, Koxhaj, Duraj, Gabrricė, Stagovė, Gėrlicė e Epėrme, pastaj Rakaj i Ferizajt, Greme, Gaēkė. Nėpėr kėto vendbanimet nuk kishte mbetur njeri. Dėshmitarėt okularė rrėfenin pėr shtėpitė e mbetura shkret, tė plaēkitura dhe tė djegura barbarisht nga terroristėt serbė. Ata flitnin gjithashtu edhe pėr masakra masive serbe mbi disa rajone tė Kosovės.Nė fshatin Kotlinė, barbaria serbe mė 24 mars kishte masakruar 22 persona civilė shqiptarė. Kėta sė pari i kishin rrahur me shufra hekuri dhe i kishin gozhduar nė kokė, e pastaj tė masakruar mizorisht i kishin futur nė njė bunar tė fshatit Kotlinė. Ndėrkohė, banorėt e kėtushėm kishte afėr njė muaj qė kishin braktisur vatrat e tyre, dhe ishin vendosur pėrkohėsisht nė Shkup, Tetovė dhe nė vendbanimet tjera tė Pollogut e Karadakut, por me shpresė tė vazhdueshme se shumė shpejt ata do tė ktheheshin nėpėr shtėpitė e tyre.

Bashkė me tė ikurit nga Kosova, ato ditė tė vėshtira, nė Maqedoni kishin ardhur edhe disa gazetarė tė huaj, tė cilėt raportonin mbi atė ēka po ndodhte.Disa prej tyre kishin zgjedhur redaksinė e gazetės FAKTI pėr tė raportuar nė Berlin, Londėr, Uashington. Tetova, Kumanova e Shkupi ishin bėrė epiqendra tė kėtyre operimeve profesionale gazetareske. Shumė prej tyre ishin tė interesuar qė tė shkojnė nė Kosovė dhe tė raportojnė pėr aktualitetin tepėr tragjik atje. Si nėpėr valėt e detit, lumi i madh i njerėzve tė ardhur nė Tetovė nga Kosova, nė Gostivar, Shkup e Kumanovė, Dibėr, Strugė, Kėrēovė, qarkullon dhe nė sytė e tyre hetohej njė dhembje shumė e madhe.

Tė gjithė kishin njė dėshirė dhe njė qėllim: tė ktheheshin sa mė parė nė atdheun e tyre. Ata ishin pėrmalluar pėr gurin dhe drurin e vendlindjes…Njė mobilizim i shtuar nė atė prill tė vitit1999 kishte trokitur edhe nė ndėrgjegjen gazetarėve. Duke ushtruar kėtė profesion neve atėbotė na ra tė kontaktojmė qindra njerėz, jo vetėm tė ardhur, por edhe vendės. Qėllimi ynė ishte qė t’ia tregojmė botės dy anėn e realitetit shqiptar: njėrėn qė pėrshkohej nga tmerri dhe eksodi, dhe tjetrėn nga mikėpritja dhe ngrohtėsia vėllazėrore. Mikpritja e njerėzve tanė ishte treguesi mė i mirė se ky popull kishte ardhmėri dhe askush, madje as ata qė po mbillnin vdekje anė e kėnd Kosovės, nuk do tė mund tė shkulnin nga zemra atdhedashurinė pėr kėtė atdhe tė robėruar. Gazetaria e atyre ditėve dramatike ishte e mbarsur me barrėn e rėndė tė pėrgjegjėsisė, sepse nga ne varej se si dhe sa do tė mund tė alarmohej bota.

Pėr fatin tonė tė mirė, kjo gazetari atėherė ishte shumė mobile dhe e liruar nga ēfarėdo ndikimi politik. Raportimi dhe informimi i drejt, i shpejt dhe i paanshėm ishte bėrė kodeksi ynė i vetėm i punės profesionale. Nė pėrshkrimet e shumta qė atėherė i bėhej situatės sė tė ikurve kosovarė, veēojmė edhe njė ngjarje qė lidhet me njė grup kosovarėsh, tė cilėt qė gjatė golgotės sė ikjes drejt Shkupit, vdiqėn dhjetėra prej tyre, kryesisht fėmijė, gra dhe pleq. Por, ishte njė rast emocional kur njeri pej tyre qė mezi shpėtoi nga plumbat vrastarė tė serbėve nė Kaēanik, nė momentin kur del nė Maqedoni, rrugės pėr nė Tetovė humb jetėn tragjikisht. Ishte ai, Sherif Sylejman Loku, 43-vjeē, nga fshati Kotlinė, i cili siē e pėrshkruajnė bashkėudhėtarėt e tij, kishte shumė dashuri pėr Sharrin, pėr Kotlinėn, pėr Kosovėn. Ai shumė e donte UĒK-nė, Kosovėn.

Kishte ikur me shpejtėsi nga Kotlina pėr t’i strehuar familjen dhe fėmijėt nė Tetovė. Por, fatkeqėsisht, humbi jetėn tragjikisht nė rrugė pėr nė Tetovė, bashkė me Habil Xhaferin nga Reēica dhe Safet Luma nga Glloboēica, me vendbanim nė Tetovė. Mbeti e parealizuar dėshira e Sherifit pėr t’u kthyer dhe pėr t’iu bashkangjitur luftėtarėve tė lirisė. Por, ėndrra e tij e madhe do tė realizohej shpejt. Fėmijėt e Sherifit, Emirjeta, Sylejmani, Imriu dhe Sahadetja do ta gėzojnė lirinė e Kosovės.Tash, pas 18 vjetėve, kujtojmė ata qė falėn ngrohtėsi nė njė stinė tė akullt. Dielli i lirisė kishte shkri akujt e robėrisė, kurse mikpritja e vėllezėrve e motrave kėtu, u bė ylber mbi qiellin e kthjellėt tė atdheut.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma