"Minatorėt" fundosin Dritėn

Gjilan - Nė javėn e 26 tė Vala Superligės sė Kosovės nė futboll, skuadra udhėtuese nga Mitrovica, Trepca89, mė lehtė se sa ėshtė pritur ka mposhtur Dritėn me rezultat 2-0.
Me kėtė fitore "Minatorėt" nga Mitrovica kanė bėrė njė hap gjigant drejt titullit tė parė nė historikun e tyre, ndėrsa Drita me kėtė humbje sipas tė gjitha gjasave pėr herė tė tretė shpėtimin do ta kėrkon nė ndeshjet e barazhit.

Futbollistėt e Dritės nė kėtė ballafaqim luajtėn njė lojė shumė tė dobėt asgjė nė repartin e tyre nuk funksionoi, ndėrsa mysafirėt me njė disiplinė tė madhe nė fushė arritėn tė shuajnė gjasat e Dritės pėr rezultat tė favorshėm.

Nė minutėn e 3-tė, mbrojtėsi Gėzim Gashi i Dritės nė mėnyrė tė palejuar ndal nė zonė Fiton Hajdarin ndėrsa gjyqtari Genc Nuza nga Prishtina akordon penalti, i pa gabuar nga 11 metėrshi ishte kapiteni Shpėtim Idrizi.

Tė vetmen gjuajtje nė 45 minutat e parė drejt portės sė Trepēės 89 e bėnė sulmuesi Leutrim Kryeziu, i cili provon nga 27 metra por gjuajtja e tij pėrfundon nė duart e portierit mysafir Bledar Hajdinit.

Nė pjesėn e dytė futbollistėt e Trepēės 89 nė minutėn e 54-tė, ndėrmarrin njė aksion tė shpejt kapiteni Idrizi depėrton pason gjerė te sulmuesi mė i mirė nė Vala Superligėn e Kosovės Oto John i cili nuk e patė vėshtir nga 6 metra ta gjen rrjetėn e portės sė Dritės.

Nė minutėn e 74-tė, Nexhipi harkon Kryeziu gjuan portieri mysafir Hajdini mbron shkurtazi deri te kapiteni Erdin Hashani i cili nga 6 metra godet horizontalen e mysafirwve.

Pas ndeshjes trajneri Milaim Zuzaku, i cili pėr tė ishte ndeshja e parė para publikut tė Dritės nė Gjilan deklaroi. "U pa qė Trepēa 89 ka futbollist cilėsor dhe me meritė gjendet lidere e Superligės,ne dėshtuam nė tė gjitha repartet sot dhe kjo mbetet pėr tu analizuar pėr ndeshjet e radhės".

Ndėrsa trajneri mysafir Zekirja Ramadani ishte mjaft i lumtur me kėto tri pikė tė fituara.
"Dėshmuam se skuadra jonė ka luana tė vėrtet dhe kur ki luana e ki lehtė, kėto tri pikė tė mėdha tė fituara sot janė pėr titull tė kampionit".

Ndeshja u zhvillua nė praninė e 1500 shikuesve, ndėrsa ėshtė pėr tu pėrshėndetur tifozėt e Dritės "Intelektualėt" pavarėsisht rezultateve tė dobėta tė Dritės ata pėr gjatė 90 minutave asnjėherė nuk u ndalėn duke i pėrkrahur lojtarėt e tyre.

Ndeshjen e radhės Drita ėshtė mysafire e Drenicės nė Skenderaj./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma