Pritje e ngrohtė pėr “Skėnderbeun” e Xhevat Limanit nė Gjenevė

Me rastin e festės sė Pashkėve, Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevės pėr artdashėsit e shumtė tė kėtij metropoli kulturor e diplomatik ka organizuar shfaqjen e poemės tė llojit dramė “Skėnderbeu” tė aktorit dhe regjisorit tonė tė mirėnjohur Xhevat Limani.
Audiencėn e pėrbėrė nga shqiptarė dhe zviceranė me artistin dhe krijuesin e dhjetėra veprave letrare dhe dramatike z. Xhevat Limani e ka njohur Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshė e UPSH-sė nė Gjenevė. Ajo aktorin e qindra roleve nė teatrin profesionist tė Shkupit dhe themeluesin e Teatrit Shqiptar nė Amerikė, Z. Limani e ka prezantuar para shikuesve si hartues tė vėrtetė tė veprės sė lavdishme tė kryeheroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti–Skėnderbeu.

Prezantimin e kėsaj vepre nė Vjenė, Zagreb, Luzern, Gjenevė e Paris, zonja Krasniqi Malaj e sheh si diēka qė ringjallė dashuri dhe respekt pėr njeriun qė shpėtoi krishterimin evropian nga asimilimi. Vlerėsimet e zonjės Krasniqi–Malaj, janė plotėsisht tė sakta dhe tė qėndrueshme ngase nė Muzeun kombėtar nė Vjenė tė Austrisė, edhe sot me mburrje dhe krenari ruhet Shpata dhe pėrkrenarja e Gjergj Kastriotit–Skėnderbeut.

Vepra e tė cilit do tė mbetet e pėrjetshme sepse falė atij u mund dhe u shpartallua Perandoria Osmane, tha nė vėshtrimin e tij tė shkurtėr kritikė por mjaft pėrmbajtėsor poeti dhe piktori Gani Bytyēi, i cili aktualisht kryen funksionin e Zėvendėskryetarit tė Shoqatės sė Krijuesve Shqiptarė tė Zvicrės. Ai kėtė vepėr monumentale tė profesorit shumėvjeēar tė Universitetit tė Tetovės, Xhevat Limani e konsideron si njė vlerė tė veēantė dhe trashėgimi tė patundshme tė historisė dhe kulturės sonė kombėtare.

Pastaj nė skenėn e ndėrtuar me njė dekor tė mrekullueshėm tė “Salle Communale du Mole” tė Gjenevės, u shfaq artisti dhe regjisori Limani.

Me sytė e tij tė mprehtė e plotė shkėlqim, me mjekrėn e bardhė e natyrale, shpatullgjerė e energjik ai tek gjithsecili ngjalli Skėnderbeun e para 549 vjetėve.
Nėpėrmjet kėsaj poeme dramatike u pa qartė qė arti i Limanit, ėshtė autentik dhe burimin e ka nga thellėsia e shpirtit tė tij. Atij iu deshėn nėntė vjet pune dhe sakrifice qė tė realizojė kėtė projekt tė madh, tė cilin e kishte ėndėrr tė kahershme. Studiuesi dhe kritiku i mirėfilltė e me prirje pėr skenėn dhe filmin menjėherė vėren origjinalitetin e aktorit Limani.

Ai pėr dallim nga disa artistė dhe regjisorė tė tjerė as qė provon tė kopjojė apo tė interpretojė ndonjė artist qoftė ai edhe i Hollivudit.
Thjesht, Limani , kėrkon qė tė jetė vetvetja. Mbase kjo edhe ka bėrė qė ai tė adhurohet tej mase edhe nga artistėt dhe studiuesit e fushės sė artit skenik nė Amerikė dhe Evropė.

Poema dramatike “SKĖNDERBEU” e aktorit dhe regjisorit Limani u vlerėsua me notė tė lartė edhe nga kritikė profesionist tė teatrit dhe filmit nė Kroaci. Gjithashtu ra nė sy edhe talenti shpėrthyes i sopranos Era Hoxha. Ajo e specializuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, nė Degėn e Operės dhe Baletit, kudo qė prezantohet tėrheq dhe bėnė pėr vete shikuesin.
Me zėrin e saj magjik e kumbues nė rolin e Donikės, edhe nė Gjenevė, Era Hoxha ka shkėlqyer pėrkrah babait tė saj Xhevat Limani. Si zoti Limani ashtu dhe zonja Era Hoxha, dėshirojnė qė loja e tyre tė rrjedhė lirshėm e tė kėnaqė publikun.

Prezantimin e veprave tė krijuara ad-hoc dhe tė paredaktuara nga njerėz tė profesionit pėrkatės ata e konsiderojnė vetėvrasje tė vetė artistit dhe varfėrim tė pėrgjithshėm tė kulturės sė njė populli. Vlerėsim tė lartė pėr kėtė vepėr perlė tė historiografisė sonė dha edhe Mr. Bardhyl Mahmuti, veprimtar i njohur i ēėshtjes kombėtare dhe autor i librit “Mashtrimi i madh”. Ai nuk e fshehu kėnaqėsinė e tij tė veēantė qė realizuesit e kėsaj ngjarje tė rėndėsishme vijnė nga Struga, e cila nė tė gjitha periudhat ka promovuar figura tė mėdha nga fusha e shkencės, artit dhe kulturės sonė kombėtare.

Ndėrkaq inxh. Ali Sh. Mehmeti, kryetar i Shoqatės “Komuniteti Shqiptar i Gjenevės” mendon qė kjo vepėr i pėrgjigjet mė sė miri Gjenevės, sepse qė nga viti 1997 buzė liqenit Leman, kėtu nė Gjenevė, rrezaton paqe dhe civilizim shtatorja e kryeheroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, e ngritur me iniciativėn e atdhetarit tė devotshėm Astrit Leka.

Nerxhivane Sejdiu Ferati, poete dhe mėsimdhėnės e Gjuhės shqipe pėr tė huajt nė UPSH-nė e Gjenevės, thotė se mėrgimtarėt tanė merituan njė ngjarje kulturore si kjo sepse ata pėrkundėr obligimeve tė tyre tė shumta iu pėrgjigjėn ftesės sė organizatorit. Po ashtu ajo pėrgėzon pėr kėtė sukses tė lartė kėtė familjeje artistėsh duke u dėshiruar edhe realizimin e projekteve tė tjera nė pritje.

Kėtė shfaqje me praninė e tij e nderoi edhe Konsulli i Pėrgjithshėm i Republikės sė Kosovės, nė Gjenevė, zoti Ramadan Avdiu. Vlerėn artistike tė kėsaj poeme dramė mė sė miri e dėshmojnė edhe duartrokitjet e pandėrprera tė shikuesve si dhe buqetat me lule pėrgatitur nga organizatori enkas pėr aktorėt Limani–Hoxha.

Me tė pėrfunduar kjo poemė dramatike tė gjithė u mblodhėn pėrreth sofrės sė shtuar me ushqime dhe pije tė servuara nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevės.

Secilit shikues qoftė ai shqiptar apo i huaj iu dha mundėsia e bashkėbisedimit me aktorin Limani, i cili qė nga marsi i viti 2002 me plotė sukses vepron nė Nju-Jork tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Nė ndarje Limani bėri fotografi kujtimi me publikun e mrekullueshėm tė Gjenevės, dhe premtoi se poemėn dramatike “Skėnderbeu”kėtė margaritar tė kulturės sonė sė shpejti do ta shfaqė edhe nė anglisht, si dedikim special miqve tanė tė pėrhershėm amerikanė.

http://www.albinfo.ch/pritje-e-ngrohte-per-skenderbeun-e-xhevat-limanit-ne-gjeneve/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma