Shkolla e futbollit “GS Gjilan” pėrfiton njė donacion

Gjilan - Të pranishëm në kuadër të këtij organizmi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi; zv.Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Qazim Rrahmani; prokurori i Prokurorisë Themelore Gjilan Arben Ismajli; Komandanti i Stacionit Policorë në Gjilan, Major Remzi Azemi, Kryetari Gjykatës Themelore Gjilan Afrim Shala; Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti; Anëtari i Federatës së Futbollit të Kosovës Bekmi Rexhepi, e shumë të ftuar të tjerë.

Në këtë organizim u bë shpërndarja e seteve sportive për nxënësit e kësaj shkolle nga donatori Inter Plast – Trocal.


Donacionin e vlerësoi si shumë të nevojshëm Halil Halili trajner në këtë shkollë, i cili veç tjerash tregoi për arritjet e kuadrove të dala nga kjo shkollë.


Po ashtu, edhe Shpend Terziu, kryetar i këshillit të prindërve të shkollës së futbollit “GS Gjilani”, u shpreh i kënaqur me përfitimin e këtij donacioni, që sipas tij do të jetë motivim që fëmijët të punojnë edhe më shumë në të ardhmen.


Ndërkaq gjatë një fjale rasti Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh i nderuar që ishte pjesë e këtij organizmi, dhe i vlerësoi si shumë frytdhënëse donacionet e tilla.


Sipas Minxhozit fëmijët janë ata të cilët kanë më së shumti nevojë për mbështetje institucionale në mënyrë që të rriten me kujdesin që atyre u takon.


Përveç kësaj në këtë organizim Minxhozi premtoi se në një të ardhme së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës do të bëhet organizimi i një kampionati mbarë kombëtarë. “Këtu në Gjilan, do të vijnë të luajnë nga çdo trevë shqiptare, këtë premtim po ua jap këtu sot juve dhe do të punojmë për të”, u shpreh veç tjerash Minxhozi.



Po ashtu fjalën e morri edhe zv.Ministri për Kulturë Rini dhe Sport Qazim Rrahmani, i cili vlerësoi lart donacionin në fjalë dhe potencoi se gjeneratat e reja janë pasqyrë e jona e cila reflekton punën e shoqërisë dhe institucioneve të vendit tonë karshi zhvillimit të talentit të këtij brezi si dhe premtoi mbështetje nga ana e ministrisë.


Gjithashtu edhe trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti u shpreh i privilegjuar me pjesëmarrjen në këtë organizim dhe çmoi lart punën e trajnerit të kësaj shkolle Halil Halili. Po ashtu premtoi edhe mbështetjen e FFK-së./rajonipress/



Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma