Shqipėria e sotme ėshtė mė e mirė se e djeshmja

Nga Mustafa Nano - Nė portalin e tij, Blendi Fevziu kishte publikuar njė shkrim tė veten me titull “Kush po kėrcėnon jetėn e Lulzim Bashės?”. Nė shkrim flitej pėr vrasės me pagesė qė njihen me emėr e mbiemėr e qė mund tė aktivizohen, pėr eskortėn e fuqizuar tė Lulzim Bashės gjatė ditėve tė fundit, pėr kontakte tė portalit “opinion.al” me burime tė huaja, mirėpo ēdo gjė ishte e futur nė mjegullėn e kėtyre burimeve tė paspecifikuara, tė largėta, tė ēuditshme. Ngjante me njė scoop tė stisur, nga ato tė shkollės sė Nikollė Lesit e tė Ylli Rakipit.
Fevziu ishte i shqetėsuar prej forcave qė duan ta destabilizojnė vendin dhe ky ėshtė njė shqetėsim i paqortueshėm nė kėtė moment ku, ē’ėshtė e vėrteta, mjafton fare pak pėr tė provokuar njė trazirė. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė shkrimi, kėshtu si ishte, pa dashje, krijon panik mes njerėzve, qė boll tė trembur janė. Janė aq tė shumta mesazhet e rėnda, tė dėshpėruara, dramatike nė median e sotme sa, thjesht pėr tė krijuar njė kontrast pozitiv, do t’ia vlente tė zgjidhja pėr titull frazėn “Shqipėria e sotme ėshtė mė e mirė se e djeshmja”. Lėre pastaj qė unė e besoj atė qė thuhet nė titull. Nuk ėshtė Shqipėria qė prisja, nuk ėshtė Shqipėria qė doja, jam i zhgėnjyer nga Edi Rama, por Shqipėria e sotme ėshtė absolutisht mė e mirė se e djeshmja. Jo sepse Rama e ka bėrė mė tė mirė, por sepse ai nuk mund ta bėnte mė tė keqe.

Por kthehemi nė temė. Mė ka ndodhur shpesh kėto javėt e fundit qė tė mė ndalin nė rrugė e tė mė pyesin: “Si do tė shkojė kjo punė? Do tė ndodhė ndonjė gjė?”. Njėri ma bėri pyetjen nė mėnyrė fare brutale: Do tė kemi luftė, thua? Njė njeri i kėsaj mazhorance, qė ėshtė i informuar mirė pėr punėt e vendit, mė tha para dy ditėsh se konsumi ka rėnė. Biznesmenėt janė tė ēoroditur. Dhe e gjitha, nuk do mend, lidhet me situatėn e pėrflakur politike. Por jo thjesht me kėtė. Shqiptarėt janė mėsuar me tonet luftarake e kėrcėnuese tė politikanėve tanė, dhe nuk ėshtė se i marrin shumė seriozisht kur bėjnė si tė fortė, Ndryshimi ėshtė qė kėtė herė jemi edhe ne, unė, Fevziu e kolegė tė tjerė tanėt, qė ushtrojmė terror nė vijimėsi me opinione tonat (ky opinioni i Fevziut ėshtė rasti mė i pafajshėm; thjesht mė ngacmoi pėr t’u ndalur te kjo temė), tė cilat, me t’u publikuar nga njė gazetė a portal, apo me t’u nyjėtuar nė njė bisedė televizive, pėrhapen si flamė nė tė gjitha rrjetet sociale. Janė edhe mizėria e portaleve qė janė ngritur qė japin njė dorė tė mirė nė kėtė drejtim. Ato janė tė uritura pėr lajme, e meqenėse lajme nuk ka, nxjerrin njė lajm nga njė opinion qė publikohet. Madje, nga ēdo opinion qė publikohet.

Nuk e kam timin kėtė pėrfundim mbi opinionet qė ushtrojnė terror mbi publikun. Unė vetė nuk e kisha menduar qė ne opinonistėt jemi me aq shumė faj pėr krijimin e kėsaj klime tė ashpėr. Ma tha njėri prej atyre qė mė ndalėn nė rrugė pėr tė mė pyetur se “ēfarė do ndodhė?”. Ma tha pasi e pyeta se pse mendonte se do ndodhte ndonjė gjė. “Jeni ju analistėt qė keni krijuar idenė e njė apokalipsi qė po vjen”, - mė tha ai. Dhe e mbylli si me tė qeshur: “Ju po mbillni terror nė popull; ju jeni terroristė”.

Ai e kishte fjalėn pėr njė rezultante tė opinionbėrjes nė Shqipėri, qė e shprehur pėrmbledhtazi mund tė ishte: “Nė kėtė vend po bėhet nami, ky vend nuk bėhet mė, ėshtė i mallkuar nga Zoti, prandaj merrnin rraqet e ikni nga sytė kėmbėt”. Nuk ėshtė se kjo po thuhet pėr herė tė parė sot, tė kuptohemi. Qysh nga momenti qė u krijua shteti shqiptar i pavarur, ka pasur vazhdimisht zėra qė kanė kėnduar kėtė avaz. Madje, ka pasur edhe zėra shqiptarė qė i janė kundėrvėnė idesė sė krijimit tė shtetit shqiptar, pikėrisht ngaqė nuk kanė besuar se ky vend mund tė bėhet. Shkurt, ėshtė njė patologji e vjetėr mazokizmi kjo ndėr ne. Por puna ėshtė se kėto kohė kori ėshtė bėrė mė i madh, dhe i zhurmshėm. “Vendi po merr fund”, - thuhet. Dhe si shkak tė apokalipsit qė e shohin me sy kanė Edi Ramėn nė karrigen e kryeministrit. Tani, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt, nga kritikat qė i bėhen Edi Ramės, si zor tė bjerė ndonjė gjė nė tokė. Ai i ka hak pothuaj tė gjitha kritikat qė i bėhen. Mirėpo nė kėtė qėndrim anti-Rama shoh shumė pak merak pėr gjėnė publike apo pėr interesin nacional, apo pėr parime tė demokracisė, apo pėr ndonjė gjė tjetėr tė kėsaj natyre. Nė tė kundėrt, ka shumė mllef, tėrbim, emocion personal. Pjesa mė e madhe e kritikėve tė Ramės kanė bėrė pjesė te rrethi i ngushtė i miqve tė Ramės, njė pjesė njihen edhe si pėrfitues tė pushtetit tė administruar prej Ramės. Tani, nuk ka pse pėrjashtohet qė ndonjėri syresh tė jetė zemėruar prej Ramės pėr arsye parimore, por ėshtė absolutisht i pėrjashtueshėm versioni, sipas tė cilit tė gjithė kėta po ngrenė zėrin kundėr Ramės pėr arsye parimore. Po tė ishte kėshtu, po tė ishte se nuk i mban vendi kur ndodh njė padrejtėsi nė kėtė vend, do t’ua kishim dėgjuar zėrin edhe mė parė, fjala vjen kur paraardhėsi i Ramės jepte urdhrin, nė mos fshihte provat e ekzekutimit nė bulevard tė katėr qytetarėve tė ngratė, krimi i vetėm i tė cilėve ishte qė nuk e donin atė qė ish nė krye tė qeverisė. Po tė ishte kėshtu, nuk do ta shihnin ēadrėn nė bulevard si shpėtimin e Shqipėrisė, nė njė kohė qė ėshtė veprimi politik mė i papėrgjegjshėm nė historinė politike tė kėtyre 26 vjetėve tė fundit. Dhe nuk e kam fjalėn pėr ēadrėn si mjet apo simbol tė protestės. Nė kėtė kuptim, mund ta mbushė kush tė dojė bulevardin me ēadra. E kam fjalėn pėr ultimatumin qė ėshtė lėshuar nga autorėt e ēadrės: o tė ikė kryeministri legjitim nga zyra, o nė kėtė vend nuk do tė ketė zgjedhje. Ėshtė e pafalshme pėr tė gjithė ne qė bėjmė opinion nė Shqipėri qė ndahemi edhe kur vjen puna te qėndrimi ndaj ultimatumeve tė tilla. Ėshtė e pafalshme qė urrejtja ndaj njė kryeministri apo qasja kritike ndaj tij, tė na errėsojė aq shumė shikimin e mendjen sa tė mos kuptohet se opozita po luan njė lodėr tė rrezikshme, se me kėtė ėshtė kaluar vija e kuqe nė demokraci, se njė opozitė tė gjitha mund t’i bėjė nė Shqipėri, por jo bojkotimin e zgjedhjeve. Bojkotimi i zgjedhjeve ėshtė i kotė, absurd, qesharak, i rrezikshėm, bombė qė i vihet sistemit tė qeverisjes. Bojkotimi nuk do ishte i pėrligjur edhe nė rrethana tė tjera, edhe nė rrethanat kur paraardhėsi i Ramės vriste njerėz nė bulevard si tė ishin berra. Aq mė pak pra ėshtė i pėrligjur sot, kur thjesht kemi njė qeveri tė keqe, por asgjė mė shumė se kaq. Apokalipsi qė shohin sot njė numėr kolegėsh tė mi ėshtė thjesht nė kokėn e tyre. Shqipėria e sotme ta shpif, por gjithsesi mė pak se Shqipėria e atyre qė janė ngujuar nė ēadėr. Nėse nuk harrojmė ta theksojmė kėtė tė fundit, mesazhet qė pėrcjellim do tė na dalin mė pak “terroriste”.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma