VETTING-u pėrgjysmon korrupsionin

Analistė dhe njohės tė fushės sė drejtėsisė thonė se tė gjithė ata qė janė tė inkriminuar nė korrupsion dhe veprime antiligjore, i frikėsohen reformės sė thellė nė drejtėsi, pėrshirė kėtu edhe pushtetarėt e inkriminuar, por edhe tė tjerėt.
REFORMA, E DOMOSDOSHME PĖR SISTEMIN E DREJTĖSISĖ

Politika, pengesė pėr dekriminalizimin e shtetit

"Sikur tė miratohej ligji i 'Vetting'-ut, dhe ai tė zbatohej si duhet nė reformėn e brendshme nė sistemin e drejtėsisė, automatikisht mbi 30% tė rasteve korruptive jashtė sistemit tė drejtėsisė vetvetiu do tė pastroheshin dhe automatikisht do t'u dridheshin gjunjėt tė gjithė atyre qė janė pasuruar pėrmes rrugėve antiligjore", theksoi pėr Gazetėn "Kosova Sot" analisti Shefqet Dibrani

Analistė dhe njohės tė fushės sė drejtėsisė thonė se tė gjithė ata qė janė tė inkriminuar nė korrupsion dhe veprime antiligjore, i frikėsohen reformės sė thellė nė drejtėsi, pėrshirė kėtu edhe pushtetarėt e inkriminuar, por edhe tė tjerėt.

Sipas tyre, nė kėtė drejtim pa njė presion tė jashtėm as pozita dhe as opozita nė Kosovė nuk do tė kėrkojnė njė ligj tė tillė, i cili mund t'ua heqė "tortėn" nga goja, dhe madje edhe mund qė t'i ndėshkojė. Ndaj ėshtė shtruar edhe ēėshtja se pėrse as njėra, as tjetra nuk po iniciojnė njė proces "Vetting"-u si nė Shqipėri, ku pa reformim nga e para tė sistemit tė drejtėsisė nuk hapen as negociatat pėr anėtarėsim, gjersa njė reformė e tillė ėshtė imperativ kohe mbase do tė hiqte totalisht kontrollin e interferimin e politikės nga drejtėsia dhe njėkohėsisht do tė pastronte drejtėsinė tėrė- sisht nga tė korruptuarit e tė inkriminuarit nė sistemin e drejtėsisė, por rrjedhimisht edhe pėrmes vetė- pastrimit nga ligji i "Vetting"-ut do tė kthehej besimi i plote i qytetarėve nė drejtėsi, dhe gjithashtu do tė ndodhte edhe zhvillimi ekonomik dhe mirėqenia pėr qytetarėt kosovarė.

Analisti Naim Kelmendi, nė njė prononcim pėr Gazetėn "Kosova Sot", ka thėnė se pushteti apo politika e inkriminuar nuk e do tė mirėqenė reformėn e thellė nė drejtėsi, ngase ēfarėdo reforme nė drejtėsi do tė largonte ndikimet e politikės nė sistemin e drejtėsisė apo do tė pastroheshin figurat e dyshimta qė janė tė inkriminuar dhe tė lidhur me pushtetin apo tė influencuar nga politika.

"Peshqit e mėdhenj", tė paprekshėm

Sipas Kelmendit, pavarėsisht se me reformėn nė sistemin e drejtėsisė, pėrkatė- sisht nė gjykata e prokurori do tė lėndoheshin interesat e politikės, ėshtė imperativ i kohės pėr ta pastruar drejtėsinė nga tė inkriminuarit dhe figurat e lidhura me politikėn, kėshtu qė pėrfundimisht tė shkėputej kontrolli e interferimi i politikės nė drejtėsi, por njėkohėsisht edhe pastrimi i drejtėsisė nga gjykatės e prokurorė tė korruptuar, pėr ta vendosur nė funksionin e tij shtetin ligjor dhe sundimin e ligjit.

Ai thotė se vetėm atėherė do tė kthehej besimi nė drejtėsinė kosovare dhe do tė kishim njė shtet tė sė drejtės me integritet dhe nė funksion tė ligjit dhe tė sė drejtės krejtėsisht nė etikėn dhe pavarėsinė e tij. "Kjo mbase dhe duhet tė jetė objektiv i kėsaj klase politike pėr t'i larguar ndikimet e saj nga drejtėsia, derisa kjo do tė ishte me interes pėr funksionin dhe tė ardhmen e sistemit tė drejtėsisė, e ku do tė kthehej pastaj besimi i plotė i qytetarėve nė drejtėsi, dhe si rrjedhojė e kėsaj edhe zhvillimi ekonomik dhe mirėqenia e qytetarėve", u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Analisti tjetėr, Shefqet Dibrani thotė se nė Kosovė, si duket, sistemi i drejtė- sisė vetėm sa pėr sy e faqe ekziston, ngase ky sistem me kėta hapa breshke as qė mund t'i pėrafrojė lėndėt, ndėrsa rasteve tė rėnda as qė iu ka afruar, sepse ndikimi i politikės ėshtė i dukshėm, prandaj automatikisht sistemi i drejtėsisė bie nė nivelin e drejtėsive me dy standarde, pasi 'peshqit e mėdhenj' mbeten vetėm shprehje nė eter "Deri mė sot nuk kemi ndonjė rast qė ia vlen pėr t'u veēuar, derisa, siē tha, reformės nė drejtėsi i frikėsohen tė gjithė ata qė janė tė inkriminuar nė korrupsion dhe veprime antiligjore, e nė kėtė plan duket se ēdo i dyti ose i treti ėshtė i prekur nga kjo sindromė, prandaj reformės i frikėsohen tė gjithė, pa pėrjashtim", ka vijuar mė tej ai.

Presioni ndėrkombėtar, vendimtar

ka nė pėrgjithėsi, si pozita ashtu edhe opozita, nuk po iniciojnė njė proces "Vetting"-u si nė Shqipėri, ngase pa reformim nga e para tė sistemit tė drejtėsisė nuk hapen negociatat pėr anėtarėsim, Dibrani nė kėtė aspekt thotė se edhe nė Shqipėri "Vetting"-u nuk ėshtė miratuar me dėshirėn e atyre qė janė tė korruptuar dhe tė involvuar nė krime tė rėnda ekonomike dhe politike, sikurse me kėtė "Vetting" nuk janė pajtuar as prokurorė dhe gjyqtarė, qė nuk kanė ndarė drejtėsi sipas ligjit, por kanė ndarė drejtėsi sipas interesit tė klaneve tė caktuara. "Prandaj, pa njė presion tė jashtėm as pozita dhe as opozita nė Kosovė nuk do tė kėrkojnė njė ligj, i cili mund t'ua heqė tortėn nga goja, dhe madje edhe mund qė t'i ndėshkojė. Pėrndryshe, sikur tė miratohej ligji i 'Vetting'-ut, dhe ai tė zbatohej si duhet nė reformėn e brendshme nė sistemin e drejtėsisė, automatikisht mbi 30% tė rasteve korruptive jashtė sistemit tė drejtėsisė vetvetiu do tė pastroheshin dhe automatikisht do t'u dridheshin gjunjėt tė gjithė atyre qė janė pasuruar pėrmes rrugėve antiligjore. Por, mendoj se me njė presion tė fuqishėm nga vendet e BE-sė dhe Amerika, ky ligj do tė miratohej nė Kosovė, me qė rast do t'u hapte udhė reformave tė gjithmbarshme dhe do tė ngjallte shpresėn se njė reformė e pėrgjithshme do ta pėrfshinte Kosovėn", theksoi pėr Gazetėn "Kosova Sot" analisti Shefqet Dibrani.

Avokati Emrush Kastrati mendon se nė mėnyrė indirekte ka ndikime tė politikės te gjyqtarėt, ngase kėta tė fundit, sipas tij, derisa e kanė periudhėn trevjeēare provuese duhet tė kenė kujdes pėr tė pasur pastaj standardin e pėrhershėm ku mund tė jetė ndikimi i pėrgjithshėm pėr mundėsitė e shkeljeve procedurale, etj. " Pra, indirekt mund tė ketė ndikim, por drejtpėrdrejt nuk besoj se mund tė ketė ndikim politika nė gjyqėsor. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, vlerėsoj se njė lloj 'Vetting'- u, apo disiplinimi ndaj gjyqtarėve dhe prokurorėve mund ta bėjnė edhe palėt nėse hetojnė se ka shkelje procedurale tė qėllimshme tė caktuara pėrmes Zyrės sė prokurorit disiplinor ne mund ti shohim kėto", tha Kastrati./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma