Antologji qė i afirmon vlerat

Nga Sinan Sadiku - Bashkim Kuēuku, Basri Ēapriqi, Sadik Bejko, Sali Bashota: Antologji e poezisė shqipe tė shekullit XX “Zemra e qiellit”- botoi “PEN Qendra e Kosovės”, Prishtinė, 2015. Muajve tė fundit tė vitit 2015 doli nga shtypi libri Antologji e poezisė shqipe tė shekullit XX e titulluar “Zemra e qiellit”. Botuese e antologjisė ėshtė PEN Qendra e Kosovės, ndėrsa hartues tė saj janė Bashkim Kuēuku, Basri Ēapriqi, Sadik Bejko dhe Sali Bashota.
Pėr mendimin tim kjo ėshtė antologjia mė e kompletuar dhe mė e mirė e publikuar deri mė tani, veēmas sa i pėrket poezisė shqipe tė shkruar dhe tė publikuar pas Luftės sė Dytė Botėrore. Hartuesit e saj: dy nga Shqipėria (Bashkim Kuēuku dhe Sadik Bejko), e dy nga Kosova (Basri Ēapriqi dhe Sali Bashota), qė tė katėrtit profesorė universitarė, tre prej tė cilėve (Bejko, Ēapriqi dhe Bashota) edhe vet poetė tė shquar, pas analizave, studimeve dhe matjeve tė gjata, kanė bėrė njė pėrzgjedhje duke u mbėshtetur nė kritere estetike, gjegjėsisht nė vlera letrare.

Lexuesi i poezisė shqipe ka pasur nevojė ta ketė nė dorė njė antologji tė tillė, aq mė tepėr nė kėtė kohė, kur ėshtė i bombarduar me lloj-lloj librash qė emėrtohen antologji, shumica e tė cilave janė larg tė qenit tė tilla. Veēmas e kam fjalėn pėr atė lexues i cili e do poezinė, e lexon atė, por nuk ka kohė dhe kushte t`i pėrkushtohet asaj, aq shumė, sa tė mos mashtrohet nga kritika afirmative, miqėsore, diplomatike... e cila shpesh i ngrit nė qiell jovlerat... Ose tė mos mashtrohet nga tė ashtuquajturat antologji, disa prej tė cilave botohen edhe nė gjuhė tė huaja, nė tė cilat “antologji” pėrfshihen edhe poezi tė dobėta, qė nuk kanė kurrfarė niveli artistik, tė cilat njė botues serioz nuk do t`i botonte, edhe po tė ishte nė pyetje libri i parė i njė krijuesi fillestar. Kjo antologji ėshtė e mirėseardhur dhe do t`u shėrbej shumė edhe studiuesve tė poezisė shqipe, kritikėve letrarė, historianėve tė letėrsisė dhe tė gjithė krijuesve tė poezisė – poetėve qofshin ata fillestarė apo me pėrvojė. Si e tillė ajo kontribuon, ndihmon nė afirmimin e vlerave dhe nė ngritjen e shijes estetike tė lexuesit.

Nė debatet dhe dilemat e sotme pėr poezinė shqipe, rreth rendit tė vlerave nė kėtė poezi, vendit e peshės qė kanė poetėt e ndryshėm falė krijimtarisė sė tyre, kontributit tė tyre nė zhvillimin dhe begatimin e poezisė shqipe etj., kjo antologji ka ofruar njė zgjidhje. Po qė se i lexojmė me pėrkushtim, i analizojmė dhe studiojmė shkrimet, librat, monografitė e personaliteteve mė tė pėrgatitura qė kanė shkruar pėr poezinė shqipe do tė shohim se shumica e tyre lėngojnė ose nga ndikimet dhe imponimet e ideologjisė, ose nga kufizimet subjektive, animet, simpatitė, antipatitė, inatet, pozicionimet me kėtė ose atė krah, pėrmes tė cilit shpesh e kanė mbrojtur dhe afirmuar vetveten. Kjo ka sjellė deri te ajo, qė nganjėherė me vetėdije, ėshtė vlerėsuar mė lartė krijimtaria e kėtij ose atij poeti, e kėtij ose atij grupi dhe ėshtė nėnvlerėsuar krijimtaria e poetit ose grupit tjetėr. Tė shumtėn e rasteve vlerėsuesit kanė qenė poetė, pra nė njėfarė forme edhe vetė kanė qenė nė garė, dhe kjo e ka stimuluar subjektivizmin.

Thuajse tė gjithė hartuesit e antologjive tė deritashme tė poezisė bashkėkohore, nė njė mėnyrė ose nė mėnyrėn tjetėr, janė ndikuar nė aspektin negativ nga vlerėsimet e tilla, herė duke ia mbajtur krahun njėrit grup, herė duke u pėrpjekur tė qėndrojnė nė mes ose afėr mesit, e herė duke vepruar nėn njėfarė presioni, me njėfarė ngurrimi dhe autocensure, si rezultat i tė cilave ėshtė dėmtuar cilėsia e antologjive. Mė duket se hartuesit e antologjisė “Zemra e qiellit” kanė vepruar nė pėrputhje me njohuritė dhe shijet e veta, duke manifestuar guxim intelektual dhe ndershmėri.

Hartuesi ose hartuesit e antologjive, pėrzgjedhjen e bėjnė nė pėrputhje me njohuritė dhe me formimin e tyre profesional, nė pėrputhje me shijet e tyre dhe sado qė t`i jenė pėrkushtuar punės, sado qė tė jenė pėrpjekur pėr tė qenė objektiv, pėr tu mbėshtet vetėm nė kritere estetike, madje sado qė ta kenė arrit kėtė, pėrsėri mbeten dilema, pėrsėri mbetet vend pėr vėrejtje.

Tri ēėshtjet kryesore me tė cilat pėrballen hartuesit e antologjive janė: pėrzgjedhja e poetėve poezitė e tė cilėve pėrfshihen nė antologji, numri i poezive me tė cilat pėrfaqėsohet secili poet dhe pėrzgjedhja e poezive mė tė bukura nga poetėt e prezantuar.

Poetėt e pėrfaqėsuar

Nė kėtė antologji janė pėrfshi poezitė e 70 poetėve shqiptarė tė shekullit njėzet; duke filluar nga mė i vjetri Ēajupi (1866-1930) e deri te mė e reja Ledia Dushi (1978). Prej 70 poetėve, poezitė e tė cilėve janė prezantuar nė antologji, 8 janė poetė qė veprat nė pėrgjithėsi ose veprat kryesore i kanė shkruar dhe publikuar para Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrsa 62 poetė poezitė i kanė krijuar dhe botuar pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė libėr poetėt janė prezantuar me mė sė paku 3 poezi dhe mė sė shumti 7 poezi. Me nga 7 poezi janė prezantuar poetėt: Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Fatos Arapi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Frederik Rreshpja, Ali Podrimja dhe Sabri Hamiti. Me nga 5 poezi janė prezantuar poetėt: Asdreni, Ali Asllani, Esad Mekuli, Vorea Ujko, Lluka Perone, Zef Zorba, Enver Gjerqeku, Mihal Hanxhari, Din Mehmeti, Dhori Qiriazi, Fahredin Gunga, Musa Ramadani, Teki Dervishi, Sadik Bejko, Ndoc Gjetja, Zef Skiro Di Maxho, Xhevahir Spahiu, Beqir Musliu, Anton Papleka, Primo Shllaku, Natasha Lako, Eqrem Basha, Moikom Zeqo, Visar Zhiti, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Mario Bellizi, Abdullah Konushevci, Sali Bashota, Basri Ēapriq, Mimoza Ahmeti, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Ilir Belliu, Lindita Ahmeti dhe Ervin Hatibi. Me nga 4 poezi janė prezantuar poetėt: Gjergj Fishta dhe Bilal Xhaferi. Me nga 3 poezi janė prezantuar poetėt: Andon Zako Ēajupi, Ndre Mjeda, Muhamed Kėrveshi, Koēi Petriti, Resul Shabani, Agim Vinca, Bardhyl Londo, Nexhat Halimi, Flora Brovina, Edi Shukriu, Skėnder Rusi, Rudolf Marku, Adem Gashi, Shaip Beqiri, Ramadan Musliu, Halil Matoshi, Arian Leka, Salajdin Salihu, Gentian Ēoēolli dhe Ledia Dushi. Pra, me nga 7 poezi janė pėrfaqėsuar 12 poetė, me nga 5 poezi, 36 poetė, me nga 4 poezi, 2 poetė, dhe me nga 3 poezi janė pėrfaqėsuar 20 poetė.

Sa u pėrket poetėve poezitė e tė cilėve janė pėrfaqėsuar nė antologji, mund tė them se nuk di cilin prej tyre do ta largoja, po tė mė ngarkohej njė detyrė e tillė. I lexova dhe rilexova poezitė e disa poetėve tė cilėt nė disa nga antologjitė e mėparshme janė pėrfaqėsuar e nė disa tė tjera nuk janė pėrfaqėsuar, apo mė mirė tė them i lexova dhe rilexova poezitė e atyre poetėve pėr tė cilėt kisha mėdyshje nėse e meritojnė tė pėrfaqėsohen nė njė antologji tė poezisė shqipe tė shekullit njėzet, ku janė pėrfaqėsuar 70 poetė. Kėtu bėjnė pjesė disa nga poetėt e pėrfaqėsuar me nga 3 poezi. Mė doli pėrfundimi se poezitė janė tė bukura, kanė vlera antologjike dhe e meritojnė tė jenė aty ku janė.

Siē e shėnova edhe mė lartė, nga 70 poetė poezitė e tė cilėve kanė zėnė vend nė antologji, 62 janė poetė bashkėkohorė shqiptarė. Andaj, mund tė them se sa i pėrket poezisė bashkėkohore, kjo ėshtė antologjia mė e kompletuar gjer mė tani, antologji nė tė cilėn janė prezantuar poezitė e poetėve pa marrė parasysh cilit drejtim letrar, cilit stil, cilit krah, cilit regjion apo cilit orientim i kanė takuar ose i takojnė. Tashmė kanė kaluar 25 vite prej kur ka rėnė diktatura komuniste nė Shqipėri, prej kur ka rėnė kufizimi i lirisė sė krijimtarisė nė hapėsirat tjera shqiptare. Kjo periudhė kohore ėshtė e mjaftueshme, qė profesionistėt me gjakftohtėsi dhe objektivitet ta analizojnė, studiojnė dhe vlerėsojnė krijimtarinė poetike, duke i evituar pasojat qė i ka sjellė njėherė ndalimi dhe anatema e krijimtarisė poetike tė disa poetėve, pastaj gjatė viteve tė nėntėdhjeta, glorifikimi jo objektiv i asaj krijimtarie nga disa studiues dhe kritikė letrarė. Nė tė dy rastet, pėr shkaqe jashtė letrare dhe pa mbėshtetje nė kritere estetike. Andaj, mė duket se nė kėtė libėr u ėshtė dhėnė vendi i merituar poetėve: Gjergj Fishta, Zef Zorba, Martin Camaj, Mihal Hanxhari, Bilal Xhaferi, Frederik Rreshpja, Sadik Bejko, Primo Shllaku dhe Visar Zhiti. Po ashtu mund tė them se pėrherė tė parė, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, nė kėtė antologji u ėshtė dhėnė vendi i merituar edhe poetėve: Musa Ramadani, Teki Dervishi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Shaip Beqiri dhe Ramadan Musliu.

Nė kėtė antologji, sikurse edhe nė disa tė tjera, janė pėrfshirė poezitė e disa poetėve nga Shqipėria, qė librat e parė i kanė publikuar gjatė viteve tė nėntėdhjeta, ndėrsa nga Kosova nuk janė pėrfshirė poezitė e asnjė poeti, qė librin e parė e ka botuar gjatė asaj dekade. Njėsoj pati vepruar poeti Ali Podrimja, nė librin “E frikshme dhe e bukur”, me shtesėn “Sprovė pėr njė antologji” (2003). Nė kėtė “Sprovė pėr njė antologji”, Podrimja i pati prezantuar poezitė e 6 poetėve tė Kosovės, tė cilėt librat e parė me poezi i kanė publikuar gjatė viteve tė tetėdhjeta, dhe tė 7 poetėve nga Shqipėria, 6 nga tė cilėt librat e parė me poezi i kanė publikuar gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Nė antologjinė “Zemra e qiellit”, numri i poetėve dhe poeteshave nga Shqipėria, qė i pėrkasin brezit tė viteve tė nėntėdhjeta ėshtė shtuar nė 7, ndėrsa nga Kosova ka mbet ashtu si ishte, asnjė! Poeti mė i ri nga Kosova ėshtė Halil Matoshi, i lindur nė vitin 1961, i cili librin e parė me poezi e ka publikuar nė vitin 1988, ndėrsa poetja mė e re nga Shqipėria Ledia Dushi, ėshtė e lindur mė 1978, ndėrsa veprėn e parė me poezi e ka publikuar nė vitin 1997. Dallimi nė moshė ėshtė 17 vite.

Njėri ndėr hartuesit e antologjisė, Basri Ēapriqi, nė intervistėn dhėnė “Radio Kosovės”, tė cilėn mė 02.11.2015 e publikoi edhe portali “Koha.net”, me titull “Leximi nė krizė”, duke u pėrgjigjur nė pyetjen e intervistueses pėr kriteret e pėrzgjedhjes, pėr autorėt e pėrfaqėsuar etj.; ka treguar disa nga vėshtirėsitė dhe dilemat, qė e kanė pėrcjell punėn e pėrpiluesve: “Ėshtė punė e vėshtirė sepse gjithmonė e ke atė merakun qė tė mbesin jashtė shtatė ose tetė poetė dhe e ke vesin gjithmonė se pse nuk ke mundur t’i fusėsh brenda dhe janė poashtu pesė ose gjashtė qė mund tė dalin ēdo moment. Kėshtuqė, kjo ėshtė njė punė qė gjithmonė mbetesh me atė merak, por dikush duhet ta bėjė dhe kėtė punė”. Dilemat, brengat se mos kanė lėshuar ndonjė gabim, se mos i kanė hyrė nė hak kėtij ose atij autori, ose e kanė favorizuar ndonjė tjetėr, i pėrcjellin tė gjithė pėrpiluesit e antologjive, pėr faktin se nuk ka ndonjė njėsi precize me tė cilėn do tė mateshin vlerat artistike. Andaj, ėshtė plotėsisht normale qė lexuesit, ata qė e analizojnė, ata qė e studiojnė antologjinė tė bėjnė vėrejtje, tė shprehin dilema, tė parashtrojnė pyetje dhe tė mos pajtohen nė disa pika me autorėt e antologjisė. Unė do t`i shprehi pa hezitim disa nga vėrejtjet, disa nga mospajtimet e mia dhe do t`i parashtrojė disa pyetje.

Siē e shėnova edhe mė lartė nė libėr janė prezantuar poezitė e 8 poetėve tė cilėt krijimtarinė poetike e kanė realizuar para Luftės sė Dytė Botėrore. Shtrohet pyetja: nė mesin e 332 poezive mė tė bukura tė prezantuara nė antologji, a e kanė merituar tė zėnė vend edhe nga 3 poezi tė katėr a pesė poetėve tė tjerė, qė kanė krijuar nė atė kohė? Kuptohet ndonjė poet nė vend se me tri poezi do tė mund tė pėrfaqėsohej me njė poemė. Ėshtė fjala pėr poetė qė kanė shkruar mė shumė poezi, por vetėm njė numėr i vogėl i tyre janė vėrtet tė bukura dhe e meritojnė tė zėnė vend nėpėr antologji.

Po ashtu, mė duket se falė vlerave qė kanė, kanė merituar tė zėnė vend nė kėtė antologji edhe poezitė e poetėve: Besim Bokshi, Adem Gajtani dhe Mirko Gashi, si dhe poezitė e disa poetėve nga Kosova, tė cilėt librat e parė poetik i kanė botuar gjatė viteve tė nėntėdhjeta.

Besim Bokshi (1930-2014), nė fund tė viteve tė pesėdhjeta dhe nė gjysmėn e parė tė viteve tė gjashtėdhjeta ka publikuar disa poezi vėrtet tė bukura, tė cilat i ka sistemuar nė librin “Nė pritje” (1966). Ky libėr, pėrkundėr dobėsive evidente te disa poezi, shėnoi nivel mė tė lartė artistik se sa librat e tjerė, tė botuar gjatė atyre viteve. Bokshi edhe mė vonė, ē`ėshtė e vėrteta rrallė, ka publikuar poezi me vlera tė njėmendta artistike. Do ta prezantoja nė antologji me 3 poezi.

Adem Gajtani i pėrket brezit tė viteve tė gjashtėdhjeta. Ka shkruar poezi tė veēanta lirike tė cilat, sė paku, e kanė nivelin artistik tė poezive tė Fahredin Gungės apo tė Enver Gjerqekut.

Mirko Gashi, njė poet i veēantė, origjinal. I vetmi poet bohem i Kosovės, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Ka shkruar poezi tė bukura dhe interesante sa i pėrket gjuhės poetike, shprehjes figurative, sa i pėrket ndėrtimit tė vargut, ritmit, rimės, sa i pėrket ndjeshmėrisė dhe pasurisė semantike. Nė antologji do ta pėrfaqėsoja me 5 poezi.

Sa ju pėrket poetėve tė viteve tė nėntėdhjeta, siē e shėnova mė lartė, nė kėtė antologji janė prezantuar poezitė e 7 poetėve nga Shqipėria dhe tė asnjė poeti nga Kosova! Edhe pse njė numėr mjaft i madh i poetėve nga Kosova, qė librat e parė me poezi i kanė publikuar gjatė viteve tė nėntėdhjeta, nuk kanė dhėnė diēka tė veēantė sa i pėrket aspektit artistik, njė numėr i vogėl i tyre, nė raport me numrin e madh tė atyre qė kanė botuar, kanė publikuar libra vėrtetė tė mirė, tė veēantė, nė tė cilėt libra nuk mungojnė poezitė me vlera antologjike. Andaj, po tė hulumtoheshin pak mė gjatė nuk ka qenė e pamundur qė tė gjendeshin tre - katėr poetė, ose edhe mė shumė, poezitė e tė cilėve do ta pasuronin antologjinė, madje edhe me kushtin qė nga krijimtaria e tyre tė merreshin vetėm poezitė e publikuara para vitit 2000.

Rreth numrit tė poezive me tė cilat janė pėrfaqėsuar poetėt

Le tė dalim te numri i poezive me tė cilat janė pėrfaqėsuar poetėt nė antologji. Mė duket qė Mjeda ėshtė dashur tė pėrfaqėsohet me 7 poezi dhe jo me 3 me sa ėshtė pėrfaqėsuar. Nuk kam asnjė dilemė, se Mjeda hynė nė rrethin e ngushtė tė poetėve mė tė mirė shqiptarė. Edhe po tė zgjidheshin 10 poetėt mė tė mirė shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, Mjeda do tė duhej tė ishte aty.

Rėndom rėndėsia e njė poeti, vendi qė zė poezia e tij nė kuadėr tė njė antologjie, caktohet nė bazė tė numrit tė poezive me tė cilat ėshtė pėrfaqėsuar ai. Kėshtu kanė vepruar edhe hartuesit e antologjisė nė fjalė. Poetėt janė pėrfaqėsuar me nga 7, 5, 4 dhe 3 poezi. Po tė mbėshtetemi ekskluzivisht nė kėtė kriter, Mjeda nuk do tė hynte as nė mesin e 50 poetėve mė tė mirė shqiptarė tė shekullit njėzet?! Megjithatė pėrpos numrit tė poezive, me tė cilat ėshtė pėrfaqėsuar njė poet, shihet qė hartuesit e antologjisė ia kanė dhėnė njėfarė rėndėsie edhe hapėsirės, faqeve tė librit, qė zėnė poezitė e secilit prej tyre. Prandaj, po i shėnoj 10 poetė poezitė e tė cilėve zėnė mė sė shumti hapėsirė. Mė sė shumti hapėsirė zėnė poezitė e poetėve: Kadare, 7 poezi, 14 faqe; Fishta, 4 poezi, 12 faqe; Noli, 7 poezi, 12 faqe; Asdreni, 5 poezi, 10 faqe; Mjeda, 3 poezi, 9 faqe; Poradeci, 7 poezi, 9 faqe; Zorba, 5 poezi, 8 faqe; Podrimja, 7 poezi, 8 faqe; Mimoza Ahmeti, 5 poezi, 8 faqe dhe Esad Mekuli, 5 poezi, 7 faqe. Po t`i kombinojmė numrin e poezive me numrin e faqeve, poeti mė i mirė shqiptar i shekullit njėzet del tė jetė Kadare. Pas tij vijnė: Noli, Poradeci, Podrimja...

Mjeda pėr nga numri i poezive del tė jetė pas tė pesėdhjetit, ndėrsa pėr nga hapėsira qė zėnė poezitė e tij i pesti. Ai nė kėtė antologji ėshtė pėrfaqėsuar me pjesėt “Trina” dhe “Lokja”, tė poemės “Andrra e jetės” dhe me 5 pjesėt e para, pėrkatėsisht me 5 tingėllimat e para tė poemės tingėllimore “Lissus”. Vėrtet pak e komplikuar gjendja! Mund tė themi se Mjeda ėshtė pėrfaqėsuar me dy punime e ato janė: “Andrra e jetės” dhe “Lisuss”; me tri: “Trina, “Lokja” dhe “ Lissus”; me shtatė: “Trina”, “Lokja” dhe pesė tingėllimat e poemės “Lissus”, por kemi njėfarė baze tė themi se ai ėshtė prezantuar me 10 punime, sepse aq pjesė tė dy poemave i gjejmė nė libėr.

Pėr mendimin tim, kėtyre punimeve me tė cilat ėshtė prezantuar Mjeda, do tė duhej t`u shtoheshin edhe disa tė tjera, nė mėnyrė qė ai tė pėrfaqėsohej qartėsisht me 7 poezi, edhe nėse hapėsira qė do tė zinin ato do tė arrinte nė 12 apo nė 14 faqe. Edhe kur ėshtė nė pyetje Fishta, ka paqartėsi. Ai ėshtė i pėrfaqėsuar me 4 punime mjaft tė gjata tė cilat i zėnė 12 faqe tė librit. Pėr nga numri i faqeve qė zėnė poezitė e tij nė libėr, vjen i dyti, menjėherė pas Kadaresė, ndėrsa pėr nga numri i punimeve, gjegjėsisht titujve vjen i dyzet e nėnti! Faktikisht te Fishta numrin e vogėl tė titujve thuajse e mbulon numri i madh i faqeve.

Kur jemi te numri i poezive me tė cilat janė pėrfaqėsuar poetėt, mendoj qė Eqrem Basha do tė duhej tė pėrfaqėsohej me 7 e jo me 5 poezi. Edhe Shaip Beqiri do tė duhej tė pėrfaqėsohej me 5 poezi e jo me 3 me sa ėshtė pėrfaqėsuar. Pastaj nuk mė duket qė ky poet (sikurse edhe disa tė tjerė) ėshtė pėrfaqėsuar me poezitė e tij mė tė bukura. Nė librin e tij tė dytė “Flatat e gjymta” (1983), gjenden me dhjetėra poezi mė tė bukura se ato me tė cilat ėshtė prezantuar.

Meraku ose brenga e sinqertė e njėrit prej hartuesve tė antologjisė, Basri Ēapriqit, se mos kanė mbet jashtė saj, shtatė ose tetė poetė, qė nuk do tė duhej tė mbeteshin, do ta shoqėronte secilin, i cili do t`i hynte dhe do ta realizonte kėtė projekt tė ndėrlikuar, aspak tė lehtė, secilin qė do ta kryente kėtė punė me shumė pėrgjegjėsi.

Besoj, disa prej dilemave qė i ngrita, disa prej pyetjeve qė i shtrova, disa prej zgjidhjeve qė i propozova, disa prej vėrejtjeve qė i bėra i kanė shoqėruar, i kanė preokupuar edhe hartuesit e kėsaj antologjie. Po ashtu, besoj qė dilema, vėrejtje, mospajtime kanė dhe shumė njerėz tė tjerė, qė i janė pėrkushtuar letėrsisė, artit, poezisė, dhe nuk e di pse heshtin, pse flasin nė rrethe tė ngushta e nuk shkruajnė? Debatet e argumentuara janė tė dobishme e tė domosdoshme. Krijuesit duhet tė dėshmojnė guxim intelektual...Atyre nuk u bėn nderė pėrgojimi dhe monologu pa jehonė, heshtja ose pėshpėritjet nė rrethe tė ngushta ose ndejave duke pirė kafe.


Mbase e zgjata pak tepėr me vėrejtje!? U mora mė gjatė me kėtė libėr, iu pėrkushtova mė shumė, pikėrisht pėr faktin se pėr bindjen time ėshtė antologjia mė e mirė, mė e kompletuar e publikuar gjer mė tani, veēmas sa i pėrket poezisė shqipe tė shkruar pas Luftės sė Dytė Botėrore, apo gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit njėzet, njė antologji e hartuar me pėrkushtim tė veēantė, me profesionalizėm, me pėrgjegjėsi, pa anime. Pėr ta realizuar njė vepėr tė tillė, pos tjerash kėrkohet guxim krijues, vendosmėri dhe njėlloj sakrifice. Shihet se kėto cilėsi i kanė pėrpiluesit e saj, me siguri tė nxitur nga dashuria e madhe pėr poezinė shqipe, pėr shpėrfaqjen dhe afirmimin e vlerave mė tė spikatura tė saj.

Nė kėtė antologji janė sistemuar dhe janė shpėrfaq vlerat, nė kohėn kur kriza e sistemit tė vlerave i ka pėrfshi tė gjitha fushat e jetės sonė, edhe artin, edhe letėrsinė, edhe poezinė. Kuptohet, duke i shpėrfaq dhe afirmuar vlerat mė tė realizuara, ka ndikuar ose do tė ndikoj qė tė zmbrapsen jo vlerat. Shpresoj qė ky publikim, sė paku deri diku, t`i ndihmoj tė zbresin nė tokė disa nga poetėt me nivel mesatar ose nėn tė, tė cilėt falė mjeteve financiare tė investuara nė afirmimin e vet si poet (qė ėshtė aftėsi pėr biznes e jo pėr krijimtari poetike) dhe aftėsisė pėr tė krijuar rrethe, klane, miq; aftėsisė pėr ta reklamuar vetveten, e kanė bind veten se vendi i tyre ėshtė nė rrethin e ngushtė tė poetėve mė tė mirė shqiptarė, ose edhe nė rrethin e ngushtė tė poetėve mė tė mirė botėrorė!/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma