Paradoksi universitar me Hajrullahun

Nė buletinin e referateve tė kandidatėve tė paraqitur pėr zgjedhjen e personelit akademik nė shkurt tė vitit 2017 Arben Hajrullahut nuk i janė kontestuar studimet themelore. Nė anėn tjetėr, Fakulteti Filozofik ka dalė me reagim se Hajrullahu nuk ka dėshmi pėr studimet themelore, shkruan sot Gazeta "Zėri".
Kandidati pėr zgjedhjen profesor nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu, ėshtė rekomanduar nga kryetari dhe njėri anėtar i Komisionit Recensues pėr thirrjen e profesorit tė rregullt nė Departamentin e Shkencave Politike.

Mirėpo, Kėshilli i kėtij Fakulteti ka rekomanduar qė tė rishpallet konkursi pėr pozitėn e tij, duke kėrkuar nga Hajrullahu qė t’i dėshmojė studimet bachelor, me pretendimin qė nuk i ka tė kryera.

Fakulteti Filozofik i Universitetit tė Prishtinės (UP) ka sqaruar nė njė njoftim tė tij se profesori Arben Hajrullahu nuk ka dorėzuar diplomė tė studimeve bachelor ose barasvlerėn pėrkatėse tė kėtyre studimeve.

Ndonėse ėshtė ankuar pėr kėtė nė Rektorat, Hajrullahu ka thėnė se ende zyrtarisht nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje nga ana e kėtij tė fundit.

LEXO EDHE: I rishpallet konkursi profesorit qė ka kryer post-doktoratėn nė SHBA

Ai kėrkon nga Rektorati tė mos aprovohet rekomandimi i Kėshillit, pasi, sipas tij, kjo shėnon shkelje ndaj tij dhe beson se nė Senat do tė evitohet ky gabim i bėrė nga Kėshilli i Fakultetit.

Hajrullahu mohon tė mos ketė dhėnė dėshmi tė mjaftueshme pėr studimet themelore, shkruan sot Gazeta "Zėri".

Ndėrkaq, nė faqen zyrtare tė Fakultetit Filozofik ėshtė publikuar sqarimi pėr opinionin, nė tė cilin thuhet se Arben Hajrullahu (i doktoruar dhe i magjistruar nė Universitetin e Vjenės) nuk ka dorėzuar diplomė tė studimeve bachelor ose barasvlerėn pėrkatėse tė kėtyre studimeve.

Por bėhet e ditur se Hajrullahu ka dorėzuar mė vonė pas mbylljes sė konkursit njė sqarim pėr sistemin e atėhershėm tė studimeve nė Austri, i cili siē thuhet nė kėtė sqarim nuk ėshtė i aplikueshėm sepse kandidati nuk ka sjellė nė Fakultetin Filozofik dokumente qė mbėshtesin kryerjen e studimeve themelore brenda kohės sė paraparė tė aplikimit, e cila gjė kėrkohet ligjėrisht specifikisht me konkurs.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma