(Est) etika e komunikimit

Nga Emin Azemi : A e kemi edhe ne itakėn tonė tė fjalės publike?. Pesha e fjalės publike ende nuk ka njė matės meritor, sepse kėtu tė gjithė janė tė zėnė me punėt qė ata i trajtojnė si personale. Pesha e fjalės nuk u bėn pėrshtypje politikanėve, sepse ata e kanė forcėn e pushtetit pėr ta mbyllur gojėn (madje edhe xhirollogarinė). Mbi forcėn e politikanėve ėshtė vetėm forca e Zotit, por ē’e do kur Zotin nuk e besojnė ata qė zot e konsiderojnė liderin dhe dorėn e fortė tė tij.
Gjallimi njerėzor ėshtė varur nga pesha e rėndė e prezencės sė njeriut nė njė vend tė caktuar, por edhe nga njė peshė tjetėr, ajo e fjalės. Nga letėrsia kemi shembuj tė shumtė nė trajtė arketipesh qė tipizojnė peshėn e qenies dhe tė fjalės, si njė simbiozė qė nė brendi krijon motivin pėr tė reaguar ndaj sfiduesve tė natyrave tė ndryshme.

Homeri na e ka dhėnė prototipin mė tė qėlluar tė “vetėdijės” sė qenies, duke e ngre peshėn e fjalės nė piedestalin e supervlerave njerėzore. Uliksi ishte i rrallė tek kėrkonte peshėn e fjalės, si reagim ndaj lehtėsisė sė tė jetuarit. Marrėdhėniet idilike me Kalipsonė prej shtatė vjetėsh, ishin tundimi i sė lehtės ndaj peshės sė qenies, pesha e qenies si thirrje pėr kthim nė Itakė. Nė mbrojtje ndaj thirrjes sė sirenave, Uliksi dėgjoi dhe iu dha zėrit tė qenies, tė peshės, kthimit nė Itakė. Uliksi ėshtė ndoshta personazhi i parė nė letėrsinė botėrore qė pėrēon mesazhin se gjallimi njerėzor ėshtė i dėnuar nga pesha e rėndė e fjalės sė dhėnė.

Lufta (e pafilluar) pėr fjalėn publike

Nė arealin e trashėgimisė gojore shqiptare kemi gjithashtu prototipa tė shumtė fjalėmbajtėsish, si Gjergj Elez Alia, Aga Ymeri, Konstandini, tė cilėt pa emaile dhe sms. arritėn tė mbajnė tė paprishur kohezionin e brendeshėm shpirtėror e moral. Ngjyrimi mitik i kėsaj tematike aspak nuk e zbeh rėndėsinė e porosisė pėr ditėt e sotme, kur pesha e fjalės as qė zė vend nė hapėsirėn tonė tė tejmbushur me abuzime etike, sociale, politike, kulturore etj.

Lufta pėr peshėn e fjalės, apo pėr lirinė e shprehjes, te ne as qė ka filluar. Por, nė anėn tjetėr, kemi plot viktima tė kėsaj lufte, tė asaj lufte qė e zhvillon politika me jobashkėmendimtarėt dhe, kėta tė fundit, nė pamundėsi pėr tė ndikuar nė opinion, ose tėrhiqen nga komunikimi publik, ose vendosin ta braktisin vendin. Nuk do shumė mend pėr tė konstatuar se kush del i fituar nė kėtė luftė?

Sot, nuk mjafton tė jesh as Homer, as Gjergj Elz Ali. Sepse, Uliksi i sotėm e ka vėshtirė ta arrij Itakėn, i vetėm, dhe Gjergj Elez Alia, del i tradhėtuar edhe nga motra e vet, qė mund tė shitet pėr njė tufė banknotash. Sirenat e Kalipsove tė sotme shpėrndajnė punėdhėnie tė lirė nė njė shoqėri pa valvula kritike.

Fjala publike nuk ka peshė. Duartrokitėsit e fshehur pas hijes sė tyre, vazhdojnė tė kėlthasin se i frikohen pasojave, vazhdojnė ta mbajnė mend kohėn e diferencimeve. Kėtė e kishte hetuar madje edhe berberi qė merret me qethjen e kokės time, i cili njė ditė, mė pyeti se ēka ka ndodhur me mua, pse nuk shkruaj. Pėrgjigja mė e denjė drejtuar njė berberi do tė ishte justifikimi se jam shumė i zėnė, se gajlet e pėrditshme nuk po mė lėnė tė mendoj shlirė pėr proceset e kohės dhe kapėrdhicka tė ngjashme.

Por, edhe berberi im, nuk e meriton njė pėrgjigje tė tillė. Sė paku, pėrgjigja nuk do tė duhej tė mbulojė pavendosmėrinė tonė pėr ta thėnė arsyen e heshtjes. Dhe sėrish, mė kujtohet njė protagonist i ditėve tė sotme. Ai vjen nga koha e mėhershme, e viteve 60-70 kur, bashkė me tė tjerėt, mbanin nė kėmbė njė sistem qė ne i thoshim monizėm. Tė gjithė ne i shihnim me sy jo tė mirė kėta “kullakė tė kuqė”, sepse mendonim se ata kishin qenė fatkeqėsia jonė me e madhe. Nė fakt, ata nuk meritojnė dekorata pėr babėzitė qė i kishin bėrė, po ama ata kishin njė etikė minimale, qė buronte nga doktrina e tyre partiake, qė ata i besonin me fanatizėm. Diferencimi i atėhershėm ndodhte midis sistemit dhe njerėzve “tė padėgjueshėm”, nė mes tė shtetit dhe nacionalistėve, nė mes tė politikės dhe disidentėve.

Diferencimet e sotme brendashqiptare

Po sot, ēfarė diferencimi kemi? Perversiteti i diferencimeve tė sotme shkon shumė mė larg se ai i kohės sė monizmit. Sot ka diferencim mė tė vrazhdė brenda njė partie, njė kombi, njė shoqėrie. Sot ka diferencim tė shqiptarit nga shqiptari dhe ka gazetar e media qė e mbron njė parti shqiptare a njė politikan shqiptar nga njė parti a politikan tjetėr shqiptar. Mos e bėn zot ta presim atė ditė kur kėta diferencues tė vendosin se sa metra kub ajėr nė ditė duhet tė konsumojmė.

Njė lider i yni (qė kishte qenė me vite tė tėra nėn hijen e njė lideri tjetėr), vite mė parė, nė njė intervistė pėr Top Chanelin e Tiranės, thoshte se ‘’shqiptarėve nė Maqedoni u mungon njė Top Chanel i tyre’’ dhe ai e thoshte kėtė publikisht, para miliona shqiptarėve dhe, krejt i habitur e i lajthitur se, fjala e tij, publikisht e thėnė, mund tė shkaktonte ndonjė qesharakllėk tek ata qė e dėgjonin. Dhe qesharakllėku ja ku qėndron: lideri ynė, tė cilit aq shumė i digjte zemra pėr Top Chanelin e Tiranės, paska harruar se ēfarė metoda stalinste pėrdor kėtu nė Maqedoni pėr t’ua mbyllė gojėn gazetarėve dhe mediave tė cilėt nuk mendojnė njėsoj si ai.

Pesha e fjalės publike tek ne ende nuk ka njė matės meritor, sepse kėtu tė gjithė janė tė zėnė me punėt qė ata i trajtojnė si personale. Pesha e fjalės kėtu nuk u bėn pėrshtypje politikanėve, sepse ata e kanė forcėn e pushtetit pėr ta mbyllur gojėn, madje edhe xhirollogarinė. Mbi forcėn e politikanėve ėshtė vetėm forca e Zotit, por ē’e do kur Zotin nuk e besojnė ata qė zot e konsdierojnė liderin dhe dorėn e fortė tė tij. Fjala publike ka shumė pak peshė kėtu, sepse ka shumė shkolla qė prodhojnė analfabetė me diploma e doktoratura, ka shumė parti qė janė bėrė farkėtare tė kuadrove pa kurriz moral e profesional, dhe ka shumė buzėqeshje falce qė ta gėrdisin edhe artin e mimikėrisė.
Pse politikanėt i pėrkulen votės, e jo edhe fjalės publike!
A ja vlen tė sakrifokosh edhe mė shumė pėr fjalėn qė sta dėgjon askush? Kėtė pyetje ua kam bėrė kohėt e fundit shumė njerėzve dhe kam marrė pėrgjigje nga mė tė ndryshmet, por asnjėra prej tyre nuk ma shuajti deri nė fund ’’urinė’’ e dilemės nėse ia vlen apo jo tė thuash atė, ēka sinqertisht e mendon, atė qė e ndien nė zemėr mbi pesėdhjetė pėr qind e popullatės etj. etj.

Pesha e fjalės publike, nė raport me votėn ende ėshtė nė situatė inferiore. Sepse vota, qoftė ajo edhe me njė pėrqindje shumė tė ulėt, formalizon nė kuadėr politik njė person anonim qė edhe vetė habitet se si arriti nė atė pozitė a funksion. Pra, pėrderisa gara nė mes tė fjalės publike dhe votės zhvillohet duke favorizuar njė finish qė prodhon kuadro poltronė, anonimus, pa kredibilitet moral e profesional, atėherė i kotė ėshtė pretendimi se njė ditė shpejt do tė kemi raporte normale demokratike nė jetėn tonė shoqėrore e publike.

Ja pse politikanėt mbėshteten aq shumė nė votėn qė ata i bėn nga askushi dikushi, ndonėse harrojnė se pėrqindja e votuesve asnjėherė nuk ka qenė e atij niveli sa ata tė ulen me ndėrgjegje tė pastėr nė kolltukun e pushtetarit. Thirrjet demagogjike pėr garantimin e votės sė lirė, nė njėrėn anė (sepse vetėm ajo i bėn ata me pushtet) dhe lufta e egėr kundėr fjalės sė lirė publike (sepse vetėm ajo mund t’ua merr pushtetin), nė anėn tjetėr, nuk shkojnė bashkė.

Nė Maqedoni, vite mė parė, u shtresua njė surrogat i shoqėrisė civile qė llafoste me doza shqip nėpėr tribunat maqedonase dhe tė gjithė kishim menduar se kontributorėt e kėsaj ‘’shoqėrie tė ajrosur’’ do tė na sjellin njė paqė tė amshueshme nė mes tė shqiptarėve dhe maqedoansve. Por, kishte qenė ndryshe. Ata ishin bėrė OJĖQĖ-ista jo pse e kishin hallin te raportet shqiptaro-maqedoanse, por xhepat e tyre kishin nevojė pėr banknota qė ata atėherė u thoshin projekte, donacione e broēkulla tė ngjashme.

Po e pėrmendim kėtė fakt tani pėr tė pėrkujtuar opinionin se, si atėherė, si tani, kėrcėnimi i fjalės publike ka qenė njė tendencė permanente e ngushtuesve tė lirisė sė shpehjes, por tani, pėr dallim nga atėherė, ojėqėistat e dikurshėm sot mbrojnė politikanin maqedonas nga politikani tjetėr shqiptar, kurse qasjen selektive ndaj lirisė sė mediave e kanė nė gjak, duke menduar se mediat mė tė rrezikuara janė ato ku ata shkruajnė, e jo edhe tė tjerat ku ata panė vetėm konkurrencė dhe nuk i mundėn asnjėherė, pėr tė cilat shpifėn pa rreshtur tek donatorėt e huaj.

Peshės sė fjalės nuk ia vendos ēmimin ai qė e thotė atė. Por, fatkeqėsisht ēmimin mė tė lartė po e paguajnė ata qė e thonė pa dorėza atė. Duke besuar nė Itakėn e fjalės publike, urojmė qė njė ditė tė na trokas nė derė Uliksi i shumėpritur./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma