Qeveria kėrkon anulimin e gjobės 30-milionėshe

Arbitrazhet nė rastin e PTK-sė rrezikojnė ta kolapsojnė jo vetėm kompaninė publike, por edhe buxhetin e Kosovės.
Deputetėt i kėrkojnė llogari kryeministrit tė Kosovės.

"Telekomi ėshtė nė pronėsi tė Qeverisė sė Kosovės, ne jemi aksionar i Telekomit tė Kosovės, prandaj po humb prona publike pėr 30 milionė euro, dhe po ashtu jam informuar, qė ėshtė ngritur padi pėr anulimin e vendimit tė Gjykatės sė Arbitrazhit nė Gjykatėn Themelore nė Prishtinė. Ėshtė iniciuar propozimi pėr ngritjen e kėrkesės pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė tek prokurori i shtetit. Kjo iniciativė nė ndėrkohė ėshtė mbėshtetur nga ana e prokurorit tė shtetit dhe janė iniciuar veprimet adekuate tė rastit", tha Mustafa, raporton Gazeta Kosova Sot.

Arbitrazhet nė rastin e PTK-sė rrezikojnė ta kolapsojnė jo vetėm kompaninė publike, por edhe buxhetin e Kosovės. Kryeministri i Kosovės, Isa Mustafa, si rrallėherė, dje, ėshtė pėrballur me pyetjet e deputetėve pėr kėtė ēėshtje tė ndjeshme. Kreu i ekzekutivit, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė deputetit tė 'Vetėvendosjes', Ismail Kurteshit, rreth vendimeve tė gjykatave ndėrkombėtare, tha se janė marrė veprime konkrete rreth vendimeve tė gjykatave ndėrkombėtare, ku Kosova do tė detyrohet tė paguajė dhjetėra miliona euro.

Deputeti Kurteshi e quajti tė papėrgjegjshme Qeverinė aktuale, meqė nga vendimet e papėrgjegjshme dhe korruptuese, buxheti i shtetit tani do tė dėmtohet nga vendimet e Tribunalit ndėrkombėtar tė Arbitrazhit me mbi 35 milionė euro. "Si pasojė e vendimeve tė papėrgjegjshme tė kėsaj Qeverie, buxheti i Kosovės nė vendimin e Tribunalit tė Arbitrazhit ėshtė dėmtuar me mbi 35 milionė euro. Telekomi i Kosovės duhet t'i paguajė rreth 30 milionė euro "Devolli Group", ndėrsa kompanisė austriake nė lidhje me tenderin pėr pasaporta tė MPB-sė nga buxheti i Kosovės duhet t'i paguajė 5.36 milionė euro", tha Kurteshi.

Por, kryeministri i Kosovės, Isa Mustafa, tha se ka iniciuar procedura adekuate pėr rastet e pėrmendura nė Prokurorinė e Shtetit pas vendimit tė dytė nga ana e Gjykatės nė Londėr, me tė cilin e lė nė fuqi vendimin e parė tė Gjykatės sė Arbitrazhit, qė detyron Telekomin e Kosovės t'ia paguajė 'Devollit Group' rreth 30 milionė euro pėr shkėputjen e njėanshme tė kontratės me 'Dardafon'-in. "Sipas saj, mbetet nė fuqi vendimi paraprak qė e ngarkon Telekomin e Kosovės qė ta paguajė rreth 30 milionė euro nė llogari tė 'Dardafon'-it, qė edhe pėr mua ėshtė njė vendim tepėr i rėndė dhe qė kėrkon pėrgjegjėsi tė veēantė pa marrė parasysh se ato mjete a do tė paguhen nga Telekomi i Kosovės ose nga buxheti sepse Telekomi ėshtė nė pronėsi tė Qeverisė sė Kosovės, ne jemi aksionarė i Telekomit tė Kosovės, prandaj po humb prona publike pėr 30 milionė euro, dhe po ashtu jam informuar qė ėshtė ngritur padi pėr anulimin e vendimit tė Gjykatės sė Arbitrazhit nė Gjykatėn Themelore nė Prishtinė. Ėshtė iniciuar propozimi pėr ngritjen e kėrkesės pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė tek Prokurori i shtetit. Kjo iniciativė nė ndėrkohė ėshtė mbėshtetur nga ana e Prokurorit tė shtetit dhe janė iniciuar veprimet adekuate tė rastit", tha Mustafa.

Sindikata nė alarm, kėrkojnė hetime

Ndėrkohė, drejtuesit mė tė lartė tė Federatės Sindikale tė Post-Telekomit tė Kosovės, tė martėn, nė selinė e tyre kanė mbajtur njė takim me mediet, nė tė cilėn kanė folur rreth situatės sė krijuar pas vendimit tė Gjykatės sė Arbitrazhit kundėr Telekomit tė Kosovės.

Kryetari i Sindikatės sė Telekomit, Lamih Balaj, ka thėnė se janė kundėr realizimit tė kėsaj pagese pėr paditėsin 'Z-Mobile' dhe ka kėrkuar nga Prokuroria e Shtetit tė merret me hetime tė mirėfillta nė kėtė proces. Po ashtu ai tha se pret qė Qeveria tė kėrkojė llogari pėr kėtė rast dhe nga bordi i PTK-sė, i cili ėshtė emėruar nga Qeveria. "Kėrkojmė edhe njė herė, qė Prokuroria e Shtetit qė unė kam besim tek ata se janė institucione tona edhe duhet edhe ata me treguar veten qė punojnė pėr kėtė vend dhe nga ana e tyre kėrkojmė me analizuar ēdo detaj. Tė merren me secilin person qė i ka shkaktuar dėme me gjithė pėrpiluesit, nėnshkruesit dhe me gjithė ata manipuluesit tė kėsaj kontrate", u shpreh, ai duke potencuar se pavarėsisht kėtij vendimi tė arbitrazhit PTK-ja nuk do tė falimentojė, ngase kėtė nuk do ta lejojė Qeveria e Kosovės, e cila qė nga paslufta e deri mė sot ka marrė 500 milionė euro dividendė nga PTK-ja. "Ne jemi para njė akti tė kryer sipas Gjykatės sė Arbitrazhit. Por, duhet tė analizohet mirė, sepse nėse ka falsifikim, atėherė Prokuroria duhet tė merret seriozisht me kėtė punė. Duhet Gjykata, Qeveria jonė tė paktėn tė merret me ata njerėz, tė cilėt i ka pasur pėrgjegjės nė Telekomin e Kosovės qė i ka sjellė si Bord apo nė interferimet qė kanė ardhur edhe menaxhmentit me interferime politike nė atė kohė. Duhet tė hetohet edhe ARKEP-i, i cili nė atė kohė ka bėre interferim nė kėtė kontratė pa tė drejtė", tha Balaj.

Ai dyshon se ky rast ėshtė i pėrgatitur me kohė. "Sa u pėrket emrave tė bordit tė drejtorėve, janė tė njohur publikisht kush ka qenė nė bord. Ndoshta pėr gjithė nuk mund tė dijė pėr emra, por kryesues i Bordit ka qenė Rexhė Gjonbalaj. Por, ata duhet me dhėnė, tjerėt nuk i di, ata duhet me dhėnė vetė me tregu ēka ka ndodhur nė atė kohė", tha Balaj.

Pėrgjegjėsit tė ndiqen penalisht

Ekspertė tė ekonomisė dhe njohės tė kėsaj fushe, njėzėri pajtohen dhe kėrkojnė qė tė mbajnė pėrgjegjėsi tė gjithė ish-zyrtarėt dhe zyrtarėt e tanishėm tė Telekomit, tė Bordit tė drejtorėve, tė ART-sė dhe tė resoreve ministrore nė Qeveri dhe qė i kanė planifikuar e shkaktuar dėrgimin e PTK-sė pėr zhvatje nė arbitrazhet ndėrkombėtare.

Analisti i ekonomisė, Dardan Grapci, tha se qė tė gjithė ministrat, zyrtarėt dhe ish-zyrtarėt tė cilėt e kanė sjellė deri nė kėtė gjendje PTKnė, duhet qė tė ndiqen penalisht, pėr shkak se janė pėrzier nė proceset korruptive dhe qė e kanė dėrguar PTK-nė nė arbitrazhet ndėrkombėtare. "PTKja, nė fakt, ka humbur shumė nga kėto zhvatje qė i kanė bėrė politikanėt, duke bėre manovra fatale, saqė ka ndikuar negativisht tek drejtorėt, tė cilėt nuk kanė qenė tė inkriminuar nė kėto manovra ilegale", u shpreh ai.

Ndėrsa deputeti Bali Muharremaj (AAK) tha se kėtu bėhet fjalė pėr njė krim tė organizuar tė menaxhmentit tė ministrave dhe pushtetarėve tė atėhershėm e tė tashėm. Opozitari Muharremaj pyet se a ka pasur nevojė qė PTK-ja t'ia japė dikujt tjetėr 200,000 numra telefoni? "A ka pasur nevojė qė vetvetes PTK-ja t'i bėjė konkurrencė? A ka pasur nevojė qė tėrė infrastrukturėn e vet t'ia japė dikujt nė shfrytėzim? A nuk ka pasur mundėsi PTK-ja vetė t'i menaxhojė edhe kėta numra, kur dihet se kėrkesat pėr numra kanė qenė tė mėdha dhe gjendja financiare e PTKsė ka qenė shumė e mirė", u shpreh ai. Sipas tij, pėr kėtė veprim pėrgjegjės janė ish- ministri i Telekomunikacionit dhe ish-drejtori i PTK-sė i asaj kohe.

Muharremaj thekson se tash ka punė pėr Prokurorinė e Shtetit, e cila si duket nga klani "Pronto" ėshtė e kapur komplet dhe as qė e ka ndėrmend tė merret me kėtė ēėshtje./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma