Mashtrimi i Ri

Nga Imer Mushkolaj - Pėrpara se tė jep premtime tė reja, Kadri Veseli e ka pėr obligim t’iu tregojė qytetarėve se ēfarė ka ndodhur me pėrmbushjen e zotimeve tė vitit 2014, nga paraardhėsi i tij, Hashim Thaēi. “Fillimi i Ri” i Veselit nuk e amniston atė dhe PDK’nė nga pėrgjegjėsia pėr dėshtimin e “Misionit tė Ri”. Mund tė jetė veē njė mashtrim i ri.
Lexojeni kėtė fjali: “Pas arritjes sė lirisė, realizimit tė pavarėsisė dhe konsolidimit shtetėror, Partia Demokratike e Kosovės do tė angazhohet nė ‘Misionin e Ri’, i cili ka pėr qėllim zhvillimin e hovshėm ekonomik, themelimin e Fondit tė Punėsimit pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės, si dhe pėrshpejtimin e integrimit euroatlantik”. A po ju tingėllon e njohur? Natyrisht, ėshtė premtimi i ish-liderit tė PDK’sė, Hashim Thaēi, i dhėnė para tre vjetėsh.

Atėbotė, Thaēi premtonte se gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm do tė investoheshin 1.5 miliard euro pėr ta financuar rritjen e sektorit privat tė ekonomisė, do tė themelohej Fondi i Punėsimit, do tė krijoheshin 200 mijė vende pune, investime prej gjysmė miliardi eurosh nė bujqėsi, investime masive nė sektorin e energjetikės dhe minierave, zhvillim cilėsor tė arsimit dhe edukimit, krijim tė programit shtetėror tė strehimit, investim prej 200 milionė eurosh dhe krijim tė 4000 vendeve tė reja tė punės nė turizėm dimėror, duke hapur Qendrėn Ndėrkombėtare tė Turizmit nė Brezovicė etj.

Kėshtu tingėllonte premtimi pėr punėsim: “Do tė hapen 200 mijė vende tė reja pune nė sektorėt si bujqėsia, industria, infrastruktura, teknologjia informative, minierat, turizmi dhe shėrbimet, duke dyfishuar kėshtu prodhimin vendės”.

Sot, tre vjet pas, Thaēi ėshtė nė postin e presidentit, por partia e tij bashkėqeveris me LDK’nė. Sot, tre vjet pas, gjithēka duket tė ketė qenė njė gėnjeshtėr e madhe. Sot, tre vjet pas, secili qytetar mund tė reflektojė pėr tė parė se ēfarė ėshtė arritur nga kėto premtime, nė mėnyrė qė tė mos mashtrohet sėrish.

* * *

Njėsoj si paraardhėsi i tij qė e promovonte derė mė derė e gju mė gju “Misonin e Ri”, Kadri Veseli tash po e promovon “Fillimin e Ri”. Por, qasja dhe sjellja e Veselit duken si tė njė njeriu qė nuk ka kurrfarė lidhje me PDK’nė e udhėhequr nga Thaēi, e njė njeriu qė nuk ka jetuar nė kėtė vend dhe nuk i di premtimet e dėshtimet e partisė qė e udhėheq tash. Veseli ka jetuar kėtu, apo jo?

“Zhvillim ekonomik dhe vende pune pėr qytetarėt tanė. Ky ėshtė plani im”, shkruan Veseli nė Facebook, teksa takohet me afaristė nė atė qė e ka quajtur “tur dėgjimi”.

“Vendimet tona politike duhet tė rezultojnė me vende tė reja tė punės”, deklaron Veseli nė intervista, ndėrkohė qė nuk e zė nė gojė fare shifrėn prej 200 mijė tė punėsuarve, premtuar nga paraardhėsi tij.

Pėrpara se tė jep premtime tė reja Veseli, si lideri PDK’sė, e ka pėr obligim t’iu tregojė qytetarėve se ēfarė ka ndodhur me pėrmbushjen e zotimeve tė vitit 2014. Ai mund tė arsyetohet se PDK’ja nuk e udhėheq qeverinė dhe kjo e amniston nga pėrgjegjėsia, por nuk ėshtė kėshtu. PDK, edhe nė bashkėqeverisje me LDK’nė e ka pėr detyrė tė realizojė programin, me tė cilin i ka marrė votat e qytetarėve.

Kadri Veseli mund tė fillojė sė sqaruari pėr qytetarėt se ēfarė ndodhi me premtimin pėr 200 mijė vende pune, pėr tė vazhduar pastaj me premtimin e Thaēit pėr liberalizim vizash, fondin e investimeve, fondin e punėsimit, edukimi cilėsor, shėndetėsi cilėsore, furnizim 24 orėsh me rrymė dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Qytetarėt e Kosovės ende po i presin investimet masive tė premtuara pėr tė zhvilluar ekonominė, ende janė nė pritje tė njė vendi pune, ende po shpenzojnė miliona pėr t’u shėruar jashtė vendit, ende janė tė izoluar.

* * *



Pse duhet besuar Kadri Veselit me “Fillimin e Ri”, kur ka dėshtuar “Misioni i Ri” i partisė sė tij? Veseli po bėn ēmos qė tė distancohet nga PDK’ja e Thaēit, nė kuptimin e pėrgjegjėsive dhe premtimeve tė pambajtura. Ai po pėrpiqet tė shfaqet si Njeri i Ri, qė do t’i bėjė realitet zotimet e dhėna. Ai ka nevojė qė tė legjitimohet sė pari brenda strukturave tė partisė, pastaj edhe nė skenėn politike. Por, pėrpjekja pėr t’u amnistuar nga pėrgegjėsia pėr dėshtimet e partisė sė tij ėshtė e pamoralshme.

PDK ėshtė nė pushtet gati dhjetė vjet dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr gjithė ēfarė ka ndodhur nė kėtė vend. Keqqeverisja, me shumė zyrtarė tė zhytur nė krim e korrupsion, e kanė karakterizuar dekadėn e fundit.

Trashėgimia e Hashim Thaēit nė krye tė PDK’sė dhe tė qeverisė do tė ishte problematike pėr secilin qė do ta pasonte. Por, Veseli ka qenė aty, bashkė me tė, ndonėse jo fort i dukshėm, gjatė gjithė kohės. Ai e di ēfarė ka bėrė Thaēi dhe shfaqja e tij pėrpara qytetarėve si dikush qė “po i dėgjon” pėr herė tė parė ėshtė hipokrizi.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma