Ekuilibrat e fuqive ne Ballkan - garantues tė paqes dhe stabilitetit

Nga Bekim Thaqi - Ballkani dhe roli i turbullt i tij nė kontekst tė luftėrave botėrore I dhe II ėshtė I njohur botėrisht dhe ende pas shume decenieve pas luftės se pare dhe dyte botėrore ky rajon paraqet ne vazhdimėsi njė vatėr krize nė te cilėn gjate luftėrave nė Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovė pjesėrisht edhe Maqedoni vdiqėn me mijėra e mijėra njerėz dhe u dėmtuan qytete e vendbanime te ndryshme me pėrmasa katastrofike.
Si u bė qė Ballkani tė paraqesė njė rajon tė tille te paqėndrueshėm dhe a ka mundėsi qė ky rajon tė behet njė pjese e botes me njė siguri relativisht te mire pasi qe e dimė se nuk ka siguri absolute dhe se gjithmonė mund tė ketė rreziqe pre interesa te ndryshme nacionale e ndėrnacionale si dhe politike e gjeopolitike.

Fillimisht duhet tė themi se Ballkani ka qene dhe ėshtė njė rajon me njė rėndėsi gjeostrategjike si ndėrlidhės i Perėndimit dhe Lindjes dhe se gjithmonė janė thyer shtizat pėr ndikim dhe sundim ne ketė rajon qe prej Perandorisė Romake, Bizantit, perandorisė Osmane e me vone edhe te shteteve te fuqishme botėrore.

Me shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė u pa qe ne rajon nuk kishte ndonjė ekuilibrim forcash pasi Serbia qe mori rolin e trashėguesit tė ish Jugosllavisė dhe qė mbante arsenalin me tė madh ushtarak shfaqi hegjemonizmin e saj dhe dėshironte qe nėn parullėn e trashėguesit tė vetėm tė kontrolloje dhe mbikėqyre vendet ish jugosllave me ane te popullatės serbe qe jetonte ne kėto vende ku u paraqit gjoja si mbrojtėse e te drejtave te pakicave serbe qe jetonin ne Kroaci e Bosnje mirėpo qė si qellim final kishte te okupojė tokat e ish republikave tjera dhe t`i bashkangjese nė njė shtet te vetėm Serbo- Malazias me Beogradin si njė kryeqytet te kėtij shteti.

Fillimisht republikat tjera si Kroacia e Bosnja e me vone edhe Kosova qe ishte njė njėsi autonome nė kuadėr te ish Jugosllavisė filluan t`i kundėrpėrgjigjen hegjemonizmit dhe agresionit serb mirėpo e kishin mjaft tė vėshtirė pasi qe ishin te pabarabarta ne forcė duke marre parasysh se Serbia zotėronte arsenal te madh armesh dhe ishte disproporcionalisht me e fuqishme nė te gjitha fushat. Me kalimin e kohės bashkėsia ndėrkombėtare u detyrua te intervenoje si pasojė e gjithė mizorive dhe gjenocidit serb veēanėrisht mbi popullatėn e pambrojtur nė Bosnjė dhe Kosovė ku mbeten te vrare qindra mijėra veta dhe qindra mijėra tjerė u detyruan tė lėshonin vatrat e tyre.

Bashkėsia ndėrkombėtare duke pare rrezikun e dis-balancit tė forcave duket se ka vendosur te beje njė ekuilibrim forcash me anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO si dhe me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės ne njėrėn ane dhe me ofertėn pėr bashkėngjitje te Malit te Zi nė NATO tė bėhet njė ekuilibrim fuqish me ē’rast shtetet ne fjale do ishin me te mbrojtura dhe do kishin njė fuqi tė pėrafėrt dhe garanci ndėrkombėtare me shkaktarin kryesor te problemeve ne kėtė rajon e qė e paraqet Serbinė bashke me rolin e mundshėm destabilizues rus nė rajon.

Duke pas njė Kroaci ushtarakisht te pajisur mjaft mire dhe njė Shqipėri relativisht te forte pėr rrethana Ballkanike bashke me njė Kosove qe shkon drejt anėtarėsimit ne institucione ndėrkombėtare dhe organizma tjerė ndėrkombėtare qe e garantojnė paqen do te kemi njė ekuilibėr forcash ku me asnjė pale si p.sh shteti serb ( qe vazhdimisht ka paraqit aspirate hegjemoniste )nuk do te jete ne gjendje te kushtėzojė apo marre veprime kundėr palėve tjera te interesit duke marre parasysh se tashme ato do te mund ti kthenin njė ‘dore” mjaft te fuqishme dhe ne kėtė mėnyrė ky ekuilibėr forcash qe ne mėnyrė te heshtur ka bekimin e bashkėsisė ndėrkombėtare do ta stabilizonte rajonin dhe do ta qetėsonte kėtė pjese tė Evropės pasi qe nuk do te kishte ndonjė shtet qe ushtarakisht dhe ekonomikisht do te dallohej shume nga te tjerat qe do mund te diktonte kushtet dhe te paraqiste ndonjė hegjemoni sepse do te gemtohej edhe vetė ne njė mase bukur te madhe./rajonipress/

Bekim Thaqi ėshtė studiues i shkencave te sigurisė ne nivelin Master

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma