Politikanėve nuk u konvenon Ligji 'anti-mafia'

Njė ligj i quajtur anti - mafia, pėrmes sė cilit do tė rregullohej ēėshtja e pėrfitimeve tė pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme dhe rrjedhimisht do tė luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka vite qė ėshtė iniciuar, por i njėjti, thonė njohės tė rrethanave, nuk ėshtė hartuar pothuaj asnjėherė.
Ligji anti-mafia u iniciua rreth shtatė vjet mė parė nga kryeministri atėhershėm Hashim Thaēi, por nuk u jetėsua asnjėherė. Autoritetet nė Prishtinė thonė se Kosova ka ligje, pėrmes sė cilave “bėhet konfiskimi i pasurisė sė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme”.

Ministria e Drejtėsisė, nė njė pėrgjigje me shkrim pėr Radion Evropa e Lirė, thotė se “ēėshtja e konfiskimit tė pasurisė sė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme, do tė adresohet nė kuadėr tė Kodit Penal”.

“Ju njoftojmė se Grupi Punues ėshtė dakorduar qė dispozitat, tė cilat adresojnė ēėshtjen e konfiskimit tė pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme, do tė adresohen nė kuadėr tė Kodit Penal dhe Kodit tė Procedurės Penale”.

“Aktualisht, grupi punues ėshtė duke punuar nė Kodin Penal dhe pastaj do tė vazhdohet me Kodin e Procedurės Penale”, thuhet nė pėrgjigjen pėr Radion Evropa e Lirė, tė zyrės pėr media tė Ministrisė sė Drejtėsisė.

Por, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile japin vlerėsime tė ndryshme pėr nevojėn e miratimit tė kėtij ligji, pėrderisa anėtarė tė Komisionit pėr Legjislacion e konsiderojnė tė domosdoshėm, siē thonė, pėr dekriminalizimin e Kosovės.

Pal Lekaj, anėtar i Komisionit pėrLegjislacion nė Kuvendin e Kosovės, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se duke marrė parasysh nivelin e lartė tė korrupsionit, pėrvetėsim tė pronės dhe mosfunksionimit nė nivel tė duhur tė sistemit tė drejtėsisė, njė ligj i tillė ėshtė i domosdoshėm dhe jetik pėr dekreminalizimin e Kosovės.

Por, mungesa e vullnetit politik dhe pasuria e pajustifikueshme e disa personave, thotė ai, ka ndikuar qė autoritetet kompetente t’i “neglizhojnė procedurat e hartimit tė ligjit "anti-mafia".

Lekaj sqaron se disa herė ėshtė menduar tė procedohet nė Komision, por ėshtė tėrhequr nga rendi i ditės.

“Janė tė gėrshetuar interesat e pushtetarėve dhe nė kėtė drejtim, meqė njerėzit kanė prona mjaft dhe nuk e kanė tė sqaruar prejardhjen e pasurisė se tyre, ndodh kjo. Pra, interesi ėshtė kryekėput politik”, thotė Lekaj.

Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues nga Institutit I Kosovės pėr Drejtėsi, konsiderojnė se miratimi i kėtij ligji mund tė keqpėrdoret politikisht. Betim Musliu nga ky institut, shprehet se ata qė janė pushtet do tė mundohen tė ndjekin qytetarėt qė janė tė rreshtuar nė opozitė, pėr tė bėrė, siē thotė ai, “luftė shtrigash”

“Po nė asnjė mėnyrė nuk besojmė qė kjo politikė dhe ky sistem i drejtėsisė i kapur nga politika, do tė shfrytėzojė ligjin pėr tė bėrė ndjekje tė kriminelėve dhe t’ua konfiskojnė pasurinė. Por, do tė bėjė veprim qė do t’u shėrbejė interesave ditore tė politikės”, vlerėson Musliu.

Pėrfaqėsues nga Organizata pėr Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Ēohu”, e konsiderojnė tė domosdoshėm miratimin e kėtij ligj.

Arton Demhasaj thotė se pasuria e pajustifikueshme, sė pari e zyrtarėve tė lartė shtetėrorė, ka bėrė qė tė mos miratohet ky ligj.

Objekt i parė i hetimit, pas miratimit dhe zbatimit tė ligjit, do tė duhej tė ishte prejardhja e pasurisė sė zyrtarėve shtetėrorė dhe pastaj konfiskimi, thotė Demhasaj duke shtuar se pėr kėtė arsye, ky ligj po heshtet.

“Njė ligj i tillė, nėse fillon tė zbatohet do tė cenonte pasurinė e politikanėve, pasi tė gjithė jemi dėshmitarė, se kur shohim formularėt e deklarimit tė pasurisė sė tyre, shumica nga ta janė milionerė, kanė pasuri milionėshe. Dhe, ėshtė shumė vėshtirė tė bindemi se ajo pasuri milionėshe e tyre, ėshtė krijuar me pagat e tyre qė i marrin. Dhe, kjo sjell si pėrfundim qė kėto pasuri mund tė jenė tė fituara nė mėnyra tė ndryshme tė paligjshme”, shprehet Demhasaj.

Pėr zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės, pavarėsisht qė nuk ekziston ligji “anti-mafia”, njė “Ligj pėr Zgjerimin e Kompetencave pėr Konfiskimin e Pasurisė sė Fituar nė Vepėr Penale”,siē thonė, kryen funksionin njėjtė.(REL)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma