Kuvendi u gjunjėzua para aferave qindramilionėshe

Duke parė mosveprimin e Kuvendit tė Kosovės, madje as reagimin minimal nė pėrpjekje tė mbrojtjes sė aseteve kryesore tė shtetit tė Kosovės nga grabitja e pamėshirshme e grupeve kriminale tė interesit, analistėt politikė, njohėsit e fushės sė sundimit tė ligjit, por edhe deputetė nga pozita dhe opozita, konsiderojnė se me kėtė neglizhencė, institucioni mė i lartė pėrfaqėsues nė vend po bie tėrėsisht.
ORGANI MĖ I LARTĖ, ASNJĖ FJALĖ PĖR SKANDALET

Qytetarėt duhet tė zgjedhin pėrfaqėsues tė pėrgjegjshėm

"Z-Mobile', 'AXOS' dhe shumė kontrata tė tjera janė produkt i ekzekutivit, qė duhet tė hetohet dhe fajtorėt tė pėrgjigjen pėr veprat e tyre. Kjo nuk mund tė bėhet me pėrbėrjen aktuale tė Kuvendit e aq mė pak me kėtė Qeveri, por asgjė nuk do tė kalojė pa pėrgjigjen e duhur. Ata qė e vjedhin djersėn e qytetarėve do tė pėrgjigjen pėr veprimet e tyre tė paligjshme", shprehet deputeti Ismajl Kurteshi

Duke parė mosveprimin e Kuvendit tė Kosovės, madje as reagimin minimal nė pėrpjekje tė mbrojtjes sė aseteve kryesore tė shtetit tė Kosovės nga grabitja e pamėshirshme e grupeve kriminale tė interesit, analistėt politikė, njohėsit e fushės sė sundimit tė ligjit, por edhe deputetė nga pozita dhe opozita, konsiderojnė se me kėtė neglizhencė, institucioni mė i lartė pėrfaqėsues nė vend po bie tėrėsisht.

Prandaj, me tė drejtė shtrohet pyetja se ēfarė u duhen qytetarėve kėta pėrfaqėsues tė popullit, tė cilėt nuk dalin asnjėherė nė mbrojtje tė parasė dhe aseteve publike tė shtetit, siē ėshtė rasti me zhvatjen nga kompania 'Z-Mobile', qė pėrmes skemave puro-korruptive e kriminale i zhvat kompanisė publike rreth 35 milionė euro, ndėrsa tani janė edhe pretendimet e 'AXOS'-it pėr zhvatje po ashtu kundėr Qeverisė dhe PTK-sė rreth 400 milionė euro, qė shumė shpejt flitet se do tė bėhen realitet, pa lėnė anash edhe shpėrdorimet ashiqare tė tenderėve e kontratave tė kurdisura pėr zhvatje e puro-kriminale ndaj aseteve publike dhe buxhetit tė shtetit. Kjo gjendje dėshmon se shumica absolute e deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės dhe ministrat e Qeverisė janė vetėm njė mashė e shefave tė tyre partiakė, tė cilėt kanė interesa tė mėdha korruptive, tė inkriminuar nė kompanitė mafio-oligarkike, tė cilat po e shkatėrrojnė definitivisht ekonominė dhe buxhetin e Kosovės.

Vetė i bėjnė, vetė i shkelin kontratat

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, thotė se ka shumė raste, kur Kosova po i humb nė Tribunalin Ndėrkombėtar tė Arbitrazhit dhe ndaj pėrgjegjėsve nuk reagon askush, as tė zgjedhurit e popullit, sepse ata janė vartės besnikė tė politikės sė lidhur me bizneset e inkriminuara. "Kemi rastin kur Ministria e Brendshme e humbi arbitrazhin me njė kompani austriake nė lidhje me kontratėn pėr pasaportat biometrike. Vendimet e kėsaj Gjykate ndėrkombėtare janė forma tė sofistikuara tė legalizimit tė korrupsionit. Shteti, nėpėrmjet ndėrmarrjeve e institucioneve publike, bėn kontrata me biznese qė i zgjedhė vetė, me tė cilėt biznese ka marrėveshje tė pashkruara. Kėto kontrata, mė pas, shteti i shkel vetė. Bizneset e zgjedhura, ndėrsa, dėrgojnė shtetin nė gjyq. Marrin dėmshpėrblim milionėsh si pėrfundim krejt nė mėnyrė tė orkestruar e jo tė rastėsishme", ėshtė shprehur ai. "Kėshtu, paratė e shtetit, me miliona, nėpėrmjet rrugėve krejtėsisht ligjore kalojnė tek privatėt si nė hiēgjė. Kompaninė private, pėrdoren pastaj pėr financim tė partive politike, qė falė tyre mbijetojnė kėto biznese tė nėntokės, dhe kėshtu funksionon ky sistem i sofistikuar. Ėshtė njė heshtje pak sa e ēuditshme si nga pozita, por mė shumė nga opozita parlamentare. Humbja e milionave euro nga vendimi i Tribunalit Ndėrkombėtar tė Arbitrazhit ėshtė njė barrė e madhe pėr shtetin e dobėt tė Kosovės. Ėshtė njė punė qė kėrkon hetim tė pavarur, si pėr kurdisjen e shumė kontratave dhe prapavijėn e mospėrmbushjes sė dispozitave tė kontraktuese, por edhe pėr heshtjen e opozitės karshi nė dėmi shumė tė madh, qė po u servohet Republikės sė Kosovės", tha Hidajet Ahmeti. Ai ka pohuar gjithė kjo humbje milionėshe ėshtė njė kurdisje nė mėnyrė tė sofistikuar, duke e dėmtuar buxhetin e varfėr tė Republikės sė Kosovės.

Kuvendi iu nėnshtrua Qeverisė

Prof. i sė drejtės Muhamet Kelmendi konsideron se nga ky aspekt, ēėshtja e funksionimit dhe e kryerjes sė detyrės pėr ēka deputeti e ka marrė votėn e popullit, ėshtė njė ndėr detyrat mė tė mėdha dhe shume domethėnėse pėr funksionimin e shtetit ligjor. Kjo aq mė tepėr, kur sistemi ynė politiko-shoqėror dhe juridik ėshtė sistem parlamentar, ndonėse mjerisht kjo nuk po funksionon nė shtetin e ri dhe demokracinė e brishtė kosovare. Ai thotė se veē ligjeve, qė dalin nga Parlamenti, mbi bazėn e Kushtetutės si akt mė i larte juridik, ky organ mund tė marrė vendime tė rėndėsishme nė interes tė mbrojtjes sė interesave madhore tė shtetit. "Me atė kontrollohet tėrė ekzekutivi, sepse Qeveria duhet dhe ėshtė e obliguar qė tė raportojė pėr tė gjitha veprimet para Kuvendit. Qė kjo tė funksionojė si duhet nė Kuvend, themelohen edhe komisionet adekuate tė Kuvendit, sikundėr ėshtė e organizuar vetė Qeveria nėpėr ministri dhe kontrollohet ēdo ministri nga komisionet e tilla dhe nga Kuvendi nė seancat parlamentare, duke dhėnė llogari pėr punėn e vet", tha Kelmendi. Mirėpo, ai thotė se deri tash Kuvendi si shumicė nuk i ėshtė kundėrvėnė asnjėherė Qeverisė pėr gabimet qė ka bėrė, e aq mė pak ka vepruar edhe ndaj veprimeve tė kundėrligjshme tė agjencive tė caktuara, qė i ka nėn mbikėqyrje. 'Deputetėt nuk e kanė vetėm njė punė, atė tė njė plaēkitjeje, por tė tėra plaēkitjeve qė aktualisht janė duke u kryer nga organet e shtetit, kryesisht nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila tėrė vendin e shiti me ēmime qesharake dhe asgjė nuk bėri nė drejtim tė zhvillimit ekonomik. Tani edhe kjo ēėshtje ėshtė nėn kompetenca tė kuvendarėve, sikurse edhe Bordi i tillė i AKP-sė, i RTK-sė, i Obiliqit, i Energjisė Elektrike, i Hekurudhave, i Kontrollit tė gazrave, i Trustit, i QKUK-sė etj., janė nėn kontrollin e Kuvendit, dhe, nėse kuvendarėt dėshtojnė, ashiqare i dėgjojnė udhėheqėsit e tyre politikė, si dhe veprojnė nė kundėrshtim me interesin e votuesit tė vet, derisa shteti e humb karakterin e vet dhe shndėrrohet nė shtet joligjor dhe shumė tė rrezikshėm pėr vendin", tha Kelmendi.

Qytetarin nuk ka kush ta pėrfaqėsojė

Politologu Arsim Haziri thotė se ky Kuvend, me sjelljet tilla, e ka humbur kredibilitetin pėr tė qenė pėrfaqėsues i zėrit tė vėrtetė tė popullit, sepse pjesa dėrrmuese e deputetėve nuk arrijnė tė plasojnė zėrin qytetar nė Kuvend. "Parlamenti pėrfaqėson institucionin mė tė lartė, vendi ku hartohet orientimi progresiv i shtetit tonė, vendi kur vendoset zhvillimi dhe mbrojtja e interesin publik. Mirėpo, ky funksion nuk vlen edhe nė rastin tonė, ai shihet vetėm si zbatim i egove subjekteve politike, ai shihet si mjeti mė relevant pėr avancimin politik dhe ekonomik, dhe duke qenė i tillė, s'mund tė pėrmbushė misionin pėr tė cilin merr detyrim kushtetues", u shpreh ai. Resursi social, ekonomik, juridik dhe kulturor nė vendin tonė kanė mbetur pa pronarė tė drejtė, ato duke u gjendur nėn kėtė situatė vazhdojnė tė pėrvetėsohet e shkelen nė masė tė madhe. E tillė ėshtė edhe pėrpjekja e kompanisė "Z-mobile" pėr tė korruptuar resurset e kompanisė publike-PTK-sė, pra pėrmes skemave korruptive dhe pėrmes shpėrdorimeve tė kontratave, arrihet tė dhunohet padrejtėsisht kjo pasuri publike", tha Arsim Haziri./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma