Pas 28 vjet qėndrimi nė Zvicėr, dėbohet nė Kosovė babai i 5 fėmijėve

Kosovari 53 vjeēar ka qenė i dėnuar me 8.5 vjet burg pėr tregti me drogė. Gjykata Federale e Zvicrės e ka vėrtetuar vendimin pėr dėbim qė e ka marrė mė parė Zyra pėr Migracion e Bazelit.
Nga 53 vjet tė jetės sė tij, kosovari, baba i pesė fėmijėve, mė shumė se gjysmėn i ka kaluar nė Zvicėr. Nga viti 1989 ai jeton nė Zvicėr ndėrsa nė vitin 1996 ka marrė vizėn dhe e ka sjellė kėtu gruan me katėr fėmijėt. Nė Zvicėr ndėrkaq i ka lindur edhe fėmija i pestė. Por ai ėshtė dėnuar pėr tregti me drogė dhe pėr pasojė duhet tė lėshojė Zvicrėn, shkruan aargauerzeitung.ch.

Gjykata Federale e Zvicrės e ka vėrtetuar vendimin pėr dėbim tė kosovarit qė e ka marrė mė parė Zyra pėr Migracion e Bazelit. Sipas saj, ndarja e tij nga familja ėshtė e pranueshme, edhe pėr faktin se ai e ka vėnė nė lojė fatin e familjes duke u marrė me tregtinė me drogė.

Familja e tij e kishte marrė lejen e qėndrimit tė pėrhershėm (C) nė vitin 2010. Pak pas kėsaj, kryefamiljari dėnohet me tetė vjet e gjysmė pėr delikte droge, pastrim parash dhe detyrim, transmeton albinfo.ch. Duke u mbėshtetur mbi kėtė dėnim Zyra pėr Migracion e Bazelit ka vendosur ndaj tij masėn e dėbimit nga Zvicra.

Duke kundėrshtuar pretendimin e kosovarit se me dėbimin e tij po ndahej familja, dhe se e kishte njė fėmijė edne tė moshės sė mitur, Gjykata Federale ka theksuar se interesi publik i Zvicrės pėr largimin e kosovarit peshon mė shumė se interesi privat i tij. Kjo pėr faktin se veprat e tij penale janė tė njė peshe tė rėndė. Gjatė katėr viteve ai ka bėrė shitjen e tetė kilogramėve tė heroinės dhe tė sasive mė tė vogla tė kokainės.

Ai ka neglizhuar dy vėrejtje qė i janė bėrė mė parė se mund tė dėbohej dhe ka vazhduar tė jetė aktiv nė tregtinė me drogė, pėrcjell albinfo.ch gazetėn zvicerane. Nė kėtė mėnyrė kosovari, sipas gjykatės, ka qenė vetė ai qė nuk e ka vlerėsuar familjen e tij.

http://www.albinfo.ch/pas-28-vjet-qendrimi-ne-zvicer-debohet-ne-kosove-babai-i-5-femijeve/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma