Sundimi i oligarkėve pėrmbys imazhin e Kosovės

Vazhdimi i bashkėjetesės sė ngushtė dhe forcimit tė lidhjeve tė politikės me krimin e organizuar dhe korrupsionin mbetet njė njollė e madhe, e cila assesi tė pastrohet nga kjo klasė politike, e qė pėr pasojė po sjell edhe rrėnimin e imazhit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare, krahas humbjes sė besimit tė qytetarėve nė kėtė strukturė politike, por edhe nė vetė shtetin pėr tė cilin ėshtė investuar aq shumė.
Politika e lidhur me nėntokėn dhe mafinė, shkruan gazeta Kosova Sot.
"Te ne kemi njė demokraci formale, ku nuk sundon ligji, por grupet, lidhjet partiake dhe krahinore, ato familjare dhe miqėsitė e ndryshme. Mbi kėto devijime shumė tė rėnda ėshtė jashtėzakonisht vėshtirė tė luftohen dhe tė eliminohen tė gjitha lidhjet kriminale mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar pushteti nė Kosovė", tha prof. Muhamet Kelmendi.

Vazhdimi i bashkėjetesės sė ngushtė dhe forcimit tė lidhjeve tė politikės me krimin e organizuar dhe korrupsionin mbetet njė njollė e madhe, e cila assesi tė pastrohet nga kjo klasė politike, e qė pėr pasojė po sjell edhe rrėnimin e imazhit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare, krahas humbjes sė besimit tė qytetarėve nė kėtė strukturė politike, por edhe nė vetė shtetin pėr tė cilin ėshtė investuar aq shumė.

Sipas analistėve, lidhja e politikės me mafinė dhe nėntokėn kriminale, po e varros edhe atė pak imazh qė ka pasur Kosova pėrtej kufijve tė vet, si shtet i ri, sepse pėr vite tė tėra po qeveriset nga tė paditurit dhe tė korruptuarit dhe nė kėtė situatė shpresa e vetme dhe si dritė e vogėl nė fund tė tunelit pėr qytetarin mbetet pastrimi i kėsaj skene politike nga lidhjet me mafio-oligarkinė, nėpėrmjet ligjit tė dekriminalizimit. Ndryshe kurrė nuk do tė ketė ndėrtim tė njė shteti ligjor pa pastrimin e elementeve inkriminuese, qoftė nė partitė politike, qoftė tė instaluarit nė institucionet shtetėrore.

Humbja e besimit

Analisti politik Ali Hertica thotė se e gjithė kjo mjegulli qė sot paraqitet tek shoqėria kosovare, me njė rrėnim tė vazhdueshėm tė imazhit tė shtetit nė arenėn ndėrkombėtare dhe humbja e besimit ėshtė njė "dhuratė", e cila pėr qytetarin vjen nga vetė politikėbėrėsit e inkriminuat thellė nė krimin ekonomik pėrmes lidhjeve tė nėntokės kriminale, lidhje qė nuk po arrin t'i shkėputė drejtėsia kosovare."Prandaj edhe qytetari e ka humbur tėrėsisht besimin tek fytyrat politike qė pėr vite tė tėra vetėm e kanė gėnjyer votuesin e tyre, e kanė mashtruar qytetarin pėr plot 17 vjet, derisa qytetari ka pritur gjatė me njė fije shprese nė kėtė klasė politike, por e gjithė kjo kohė e pritjes doli tė ishte kohė e humbur", tha Hertica pėr "Kosova Sot".

Sipas tij, derisa qytetari i varfėr ka pritur i qetė dhe me shpresa tė thyera, oligarkėt e politikės tė lidhur me krimin janė pasuruar tej mase, duke shpėrdoruar tė gjitha tė mirat e shtetit."Politikėbėrėsit dhe grupet e inkriminuara tė oligarkėve dita- ditės u pasuruan dhe po vazhdojnė tė pasurohen me njė shpejtėsi marramendėse, ku tani qytetari nuk pret tjetėr vetėm se ėshtė mbėshtetur edhe nė njė fije tė fundit shprese, nė pritje tė imponimit tė procesit tė dekriminalizimit tė politikės dhe institucioneve nga vetė faktori ndėrkombėtar, pėr tė pastruar me fund kėtė klasė politike dhe institucionet nga lidhjet e tyre me grupet e oligarkėve kriminalė", tha Hertica pėr "Kosova Sot".

Kosova, lidere pėr korrupsion

Edhe analisti politik Hidajet Ahmeti konstaton se imazhi i shtetit tė Kosovės nė kėto vitet pas shpalljes sė pavarėsisė ėshtė duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, pėr shkak tė dėshtimit tė vazhdueshėm nė realizimin e premtimeve, pėr luftimin e krimit dhe korrupsionit e nė favor tė interesit qytetar dhe ndėrtimit tė shtetit. "Ndėrtimi i substancės sė shtetit brenda logjikės sė mbrapshtė dhe frymės sė krimit, korrupsionit, kontrabandės domosdo prodhon njė realitet tė hidhur nė arenėn ndėrkombėtare. Nė kėtė kontekst jam shumė skeptik se mė kėtė klasė politike udhėheqėse mund tė ndodhė njė kthesė revolucionare, pasi qė krimi e korrupsioni nuk mund tė luftohet nga brenda, pasi qė logjikisht i bie se kjo klasė politike duhet ta luftojė veten e praktikisht kjo nuk mund tė ndodhė", tha Ahmeti.

Ai ka theksuar se zgjidhjen e problemeve qė e dėmtojnė shtetin nga brenda, por edhe nga jashtė e sheh nė pavarėsinė e sistemi tė drejtėsisė, efikasitetin, efektivitetin, transparencėn dhe llogaridhėnien e kėtij tė fundit."Kosova ėshtė lidere nė rajon pėr mekanizma anti-korrupsion e shkalla e krimit dhe korrupsionit ėshtė enorme. Faktikisht, nė njėrėn anė kėta mekanizma janė krijuar pėr rahatimin e militantėve partiakė, kurse nė anėn tjetėr pėr t'u hedhur hi nė sy tė qytetarėve dhe ndėrkombėtarėve kinse po luftohen krimi dhe korrupsioni", potencoi Ahmeti./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma