Qeveria se sheh mė luftimin e korrupsionit si kusht pėr liberalizimin e vizave

Luftimi i korrupsionit, pėr Qeverinė e Kosovės nuk pėrbėn mė njė nga kushtet e papėrmbushura nė procesin e liberalizimit tė vizave. Sipas qeverisė, institucionet kanė shėnuar pėrparime dhe rezultate konkrete nė kėtė drejtim.
Por, rezultatet e treguara sa i takon luftimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, nuk shihen ende si tė arritura tė prekshme nga Agjencia Kundėr Korrupsionit dhe Instituti Demokratik i Kosovės.

Megjithatė, pėr Qeverinė sė Kosovės kushti i vetėm pėr liberalizimin e vizave ėshtė miratimi i marrėveshjes sė demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi.

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, nė njė deklaratė nė Kuvendin e Kosovės, ka thėnė se “me vizitėn e fundit tė Frederica Mogherinit nė Kosovė ėshtė bėrė e qartė se lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė plotėsuar dhe se kushti i vetėm mbetet Demarkacioni me Malin e Zi”.

Ahmeti citoi, tė martėn, Mogherinin tė ketė thėnė se “Prokuroria e Shtetit dhe Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės kanė bėrė ngritje tė aktakuzave tė cilat tregojnė hapur qė Kosova po lufton nė vazhdimėsi korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Nė anėn tjetėr, nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit, thonė se Kosova ka legjislacion tė mirė pėr ta luftuar korrupsionin, por kjo dukuri negative nuk po luftohet sa duhet.

Drejtori i Agjencisė Kundėr Korrupsionit, Shaip Havolli, tha pėr Radion Evropa e Lirė se pėr tė luftuar kėtė dukuri duhet njė pėrkushtim mė i madh i tė gjithė mekanizmave.


“Edhe pėrkundėr angazhimeve tė mėdha tė institucioneve tė zbatimit tė ligjit, siē janė agjencia, prokuroria, policia dhe mekanizmat e tjerė pėr luftimin e korrupsionit, e po ashtu edhe pse janė ngritur njė numėr i madh i aktakuzave sa i takon profilit tė lartė, ende mbetet shumė pėr tė bėrė pėr luftimin e kėsaj dukurie”, tha Havolli.

Tutje, Havolli tha se deri tani nuk ka rezultate tė kėnaqshme qė dėshmojnė luftimin e kėsaj dukurie e cila, sipas tij, nė masė tė madhe po e dėmton vendin.

“Deri tash nuk ka rezultate tė mjaftueshme. Fjala ėshtė pėr aktgjykime dėnuese. Kemi njė pėrparim nė fushėn e ngritjes sė aktakuzave, mirėpo nuk kemi aktgjykime dėnuese dhe konfiskim tė pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė kundėrligjshme dhe besoj se nuk duhet tė ndjehemi tė kėnaqur ne si agjenci as institucionet e tjera tė zbatimit tė ligjit sa i pėrket luftimit tė korrupsionit”, u shpreh Havolli.

Veē tjerash, si pasojė e nivelit tė lartė tė korrupsionit, thuhet se Kosova ende mbetet larg procesit tė liberalizimit tė vizave dhe ēėshtjeve te tjera qė kanė tė bėjnė me Bashkimin Evropian.

Zyra pėr media e Kryeprokurorisė sė Shtetit ka bėrė tė ditur pėr Radion Evropa e Lirė se gjatė vitit 2016 janė ngritur aktakuza pėr 418 persona pėr vepra penale qė ndėrlidhen me korrupsionin.

Po nė vitin 2016 prokuroritė kanė pranuar 438 kallėzime penale, me 849 persona, ku sipas tyre janė zgjidhur 468 kallėzime penale, me 1164 persona.

Agjencia Kundėr Korrupsionit edhe gjatė kėtij viti ka deponuar nė Prokurori dhjetėra kallėzime penale, nėn dyshime pėr korrupsion nė institucionet qendrore dhe lokale tė vendit.

Ndėrkohė, Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovės, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se korrupsioni nė Kosovė nuk luftohet pasi qė nuk ka vullnet tė duhur politik.

“Derisa deklarimet e pėrgjithshme tė politikanėve flasin pėr angazhime nė luftė kundėr korrupsionit, realiteti nė fakt nė terren qėndron ndryshe. Ky vullnet duhet tė manifestohet disi dhe mund tė manifestohet me fuqizim tė prokurorisė dhe gjykatave nė luftė kundėr korrupsionit. Diēka qė nuk kemi vėrejtur”, tha Canhasi.

Organizata Transparency International, nė publikimin e saj tė fundit tė Indeksit tė Perceptimit tė Korrupsionit pėr vitin 2016, e ka radhitur Kosovėn nė vendin 95-tė me 36 pikė, nė mesin e 176 vendeve tė pėrfshira nė raport. Canhasi thotė se Kosova dhe nė krahasim mė vendet e rajonit ėshtė e fundit sa i takon luftės kundėr korrupsionit. /Rel/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma