Liberalizohet tregu energjetik, KEDS nuk ėshtė mė i vetmi operator

Tregjet e hapura apo tė liberalizuara tė energjisė elektrike do tė sjellin rritje tė konkurrencės nė mes tė akterve nė tregun e Kosovės, duke ndikuar kėshtu edhe nė ngritje tė cilėsisė, thonė pėrfaqėsues tė Zyrės sė Rregullatorit pėr Energji (ZRRE).
Liberalizimi i tregut energjetik nė Kosovė ka nisur nė fillim tė kėtij muaji.

Kėtij procesi i ka paraprirė miratimi i pakos sė tretė tė ligjeve pėr energji nė Kuvendin e Kosovės vitin e kaluar, ligje kėto nė pėrputhje tė plotė me direktivat e Bashkimit Evropian.

Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare pėr marrėdhėnie me publikun nė Zyrėn e Rregullatorit pėr Energji, nė njė pėrgjigje dėrguar pėrmes postės elektronike, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se liberalizimi i tregut i mundėson konsumatorėve qė tė zgjedhin nė mes furnizuesve (operatorėve) tė ndryshėm qė operojnė nė treg.

“Gjenerimi i energjisė dhe furnizimi do t’i nėnshtrohen tregut tė lirė dhe roli i Rregullatorit do tė jetė mbikėqyrės, duke siguruar se tė gjithė aktorėt zbatojnė rregullat e tregut tė lirė dhe nuk lidhin marrėveshje nė dėm tė interesit tė konsumatorėve. Me kėtė qėllim, tashmė ZRRE ka licencuar edhe dy furnizues tė tjerė pėrveē KESCO Sh.A,HEP sh.a dhe GSA sh.a”, thekson Murtezaj – Bajrami.

Ndėrkohė distribuimi dhe transmisioni si bartės tė energjisė elektrike janė funksione monopolistike dhe do tė jenė gjithmonė tė rregulluara. Pėrderisa prodhimi dhe furnizimi i energjisė do tė jenė funksione qė i nėnshtrohen tregut tė lirė.

“Pėr operatorin e transmisionit dhe distribucionit, ZRRE do tė vazhdojė tė pėrcaktojė tė hyrat e lejuara maksimale, nė mėnyrė qė tė sigurohet se konsumatorėt janė tė mbrojtur dhe ngarkohen vetėm pėr funksionet qė kėto kompani kryejnė sa i pėrket transmetimit dhe distribuimit tė energjisė. KEDS si operator i rregulluar do tė jetė i obliguar me ligjet, rregullat dhe kushtet e licencės, qė tė ofrojė kushte tė njėjta pėr tė gjithė operatorėt qė janė licencuar dhe dėshirojnė tė kryejnė funksionet e furnizimit me energji elektrike”, ka theksuar Muretzaj-Bajrami.


Iniciativėn pėr fillimin e liberalizimit tė tregut nė fushėn e energjisė e ka pėrkrahur edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencės.

Megjithatė, ata kanė kėrkuar qė gjatė licencimit tė operatorėve tė rinj, tė konsultohet Ligji pėr mbrojtjen e konkurrencės, i cili ndalon marrėveshjet nė mes ndėrmarrjeve, tė cilat, nė veēanti kanė tė bėjnė me pėrcaktimin e ēmimit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt apo tė tėrthortė.

Valon Prestreshi, kryetar i Komisionit tė Autoritetit Kosovar tė Konkurrencės i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se ky liberalizim i jep mundėsi konsumatorėve tė pėrzgjedhin kompaninė e cila ėshtė mė e favorshme pėr ta.

“Me liberalizim nėnkuptohet mundėsia qė konsumatori tė ketė mundėsi zgjedhjeje tė kualitetit dhe ēmimit mė tė arsyeshėm, nė tė kundėrtėn fiksimi i ēmimit dhe ndarja e tregut nuk janė dhe nuk konsiderohet liberalizim i tregut”, ka theksuar Prestreshi.

Nė anėn tjetėr Rinora Gojani, menaxhere e programit nė Konsorciumin Kosovar tė Shoqėrisė pėr Energji, thotė se njė treg i liberalizuar i energjisė elektrike ju krijon konsumatorėve njė siguri mė tė madhe pėr furnizim.

“Kosova ėshtė njė vend i cili mbėshtetet shumė nga energjia nga thėngjilli dhe kjo do tė bėjė qė tė kemi njė energji tė diversifikueshme. Ėshtė njė hap qė ėshtė dashur tė fillonte mė parė, por mirė qė po fillon edhe tani. Liberalizimi i tregut nuk ėshtė njė event i cili ndodh njė herė, por ėshtė njė procedurė, kėshtu qė kemi shumė pėr tė bėrė nė kėtė proces”, thekson Gojani.

Sa i pėrket ēmimeve tė energjisė elektrike Gojani thonė se nuk duhet pritur ulje tė ēmimit, pasi qė energjia ėshtė njė produkt i shtrenjtė, por sipas saj ėshtė e rėndėsishme qė ēmimet qė ofrohen tė jenė tė arsyeshme, transparente dhe tė reflektojnė koston e shėrbimit.

Aktualisht 85 pėr qind e konsumit tė pėrgjithshėm tė energjisė elektrike varet nga prodhimi i thėngjillit. Kosova vlerėsohet si njė ndėr vendet mė tė pasura nė botė mė linjit. Prodhimi mesatar i thėngjillit, nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės, ėshtė rreth 8 milionė tonė nė vit. /Rel/Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma