Mbi 35 milionė euro pasuri e konfiskuar dhe e sekuestruar

Mbi 35 milionė euro ėshtė vlera e mallrave tė pėrfituara nga vepra penale, tė krimit tė organizuar, financim i terrorizmit dhe pastrim i parave, qė janė sekuestruar dhe konfiskuar nga autoritetet nė vend.
Drejtori i pėrgjithshėm i Agjencisė pėr Administrimin e Pasurisė sė Sekuestruar dhe tė Konfiskuar, Rrahim Rama, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se vlera mė e madhe e konfiskuar dhe sekuestruar ėshtė pasuria e paluajtshme; toka, spitale, hotele ndėrkohė qė pasuri tė lėvizshme janė vetura dhe ari.

Pasuria e konfiskuar dhe e sekuestruar menaxhohet nga Agjencia qė funksionon nė kuadėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė, e cila po ashtu bėn vlerėsimin e vlerės dhe pastaj mundėson shitjen e saj.

Rama si problem e sheh ruajtjen e vlerės sė pasurisė sė sekuestruar dhe e konfiskuar deri nė hapjen e ankandit pėr shitje, pasi nė shumicėn e rasteve, sidomos te veturat bėhet zhvlerėsimi i tyre.

“Te veturat jemi nė gjendjen mė tė pavolitshme, sepse veturave iu humb vlera. Sipas njė llogaritjeje mujore qė kemi bėrė 2.5 pėr qind devalvohet vetura. Ky devalvim ėshtė i lartė, kur merret parasysh qė njė veturė mund tė qėndrojė me vite nė depo tė agjencisė”, thotė Rama.

Nė aspektin e sekuestrimit dhe konfiskimit tė pasurisė sė fituar me vepėr penale, ėshtė shėnuar pėrparim, thotė Shqipdon Fazliu, koordinator Kombėtar pėr Luftimin e Krimit Ekonomik.

Ai ka treguar se vetėm gjatė vitit tė kaluar, vlera e sekuestrimit ka arritur deri nė 70 milionė euro, niveli i konfiskimit ėshtė mbi njė milion e 100 mijė euro, dhe mbi 330 mijė euro janė konfiskuar nga estrada e Kosovės, nė bazė tė planit pagesės sė tatimeve.

Por, nuk dihet se nga kjo shumė, sa ėshtė vlera e konfiskimit apo sekuestrimit ndaj kryesve tė veprave penale tė korrupsionit.

“Nuk i kemi ndarjet e tilla, pasi pėr ne, me rėndėsi ėshtė konfiskimi i pasurisė sė paligjshme, edhe pse nė kėtė drejtim ka konfiskim tė pasurisė qė rrjedh nga vepra e natyrave korruptive. Dhe, njė nga rastet e tilla ėshtė njė shumė prej 300 mijė eurosh para tė gatshme qė janė derdhur vitin e kaluar nė buxhetin e Ministrisė sė Shėndetėsisė, rast qė buron nga njė vepėr penale qė ka tė bėjė me korrupsionin”, bėn tė ditur ai.

Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, konsiderojnė se nė kėtė drejtim, konkretisht sekuestrim apo konfiskim i pasurisė ndaj kryesve tė veprave penale tė korrupsionit, nuk ka rezultate tė dukshme.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovės pėr Drejtėsi, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se nė Kosovė ka shumė pasuri, ka shumė veprime kriminale, por qė ende mbesin tė papara dhe individė tė caktuar mbeten tė paprekur.

Pėr kėtė ēėshtje, ai konsideron se mungon vetėdija e prokurorėve dhe gjyqtarėve qė tė bėjė ndjekjen e personave qė merren me veprimtari kriminale, nė mėnyrė qė t’u konfiskojė pasurinė.

Musliu thotė se pavarėsisht faktit se tė pandehurit akuzohen pėr keqpėrdorime qė kalojnė vlerėn e mbi 5 milionė eurove, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjė kėrkesė pėr sekuestrim apo konfiskim tė pasurisė.

“Pėrderisa sistemi i drejtėsisė ėshtė i kapur nga politika dhe pėrderisa prokurorėt dhe gjyqtarėt ende nuk i kanė kuptuar si duhet, sepse ende nuk zbatojnė dispozitat e sekuestrimit dhe konfiskimit, pėr tė bėrė ndjekje tė kriminelėve sė pari, dhe pėr tė konfiskuar pasuritė e tyre, atėherė kėtu kemi tė bėjmė me mungesė totale tė rezultateve”, vlerėson Musliu.

Konfiskimi i pasurisė sė paligjshme, realizohet nėpėrmjet Kodit Penal tė Kosovės dhe Ligjit pėr Kompetencat e Zgjeruara pėr konfiskimin e pasurisė sė pėrfituar me vepėr penale.

Kurse, nuk ka mekanizma ligjorė me anė tė sė cilėve do t’i nėnshtroheshin verifikimit tė pasurisėpersonat qė deklarojnė se pasuria e tyre ėshtė e krijuar nga tė ardhurat e tyre,thonė njohės tė ēėshtjes sė drejtėsisė.

Sipas tyre, nė Kosovė ka numėr tė madh tė personave, qofshin fizikė apo juridikė, qė nuk e justifikojnė atė pasuri me tė ardhurat e tyre.

Nė kėtė kuadėr, Ligji anti-mafia, ka kohė qė pėrmendet nga Qeveria dhe ligjvėnėsit, por ai nuk ėshtė proceduar ende pėr shqyrtim dhe miratim nė Kuvendin e Kosovės.

Ky ligj besohet se rregullon shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me fitimin e pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme, ndonėse jo tė gjithė e mbėshtesin nxjerrjen e njė ligji tė tillė.

Nė raportet e Komisionit Evropian disa herė ėshtė kėrkuar nga institucionet e Kosovės qė tė ecet pėrpara nė miratimin e kėtyre ligjeve.(REL)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma