Kush janė 10 kėshilltarėt mė pasiv nė Asamblenė e Gjilanit

Gjilan – OJQ “Anamorava” ka evidentuar 10 kėshilltarėt mė pasivė tė cilėt nuk flasin nė seancat e kuvendit e ata janė : Enver Hajrullahu (PDK), Tefik Maksuti (PSD), Arzie Nuhiu (PDK), Gjyzide Ismajli (PDK), Mimoza Kadriu (AAK), Drita Ismajli (AAK), Shpresa Hajdari (LDK), Mimoza Shkodra(AKR) dhe Shpresa Jahiri(LDK).
Isa Shefkiu nga OJQ “Anamorava” tha pėr rajonipress se nga raporti i monitorimit tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, (janar-qershor 2012), janė vėrejtur edhe angazhimet, kontributet , por edhe heshtjet e kėshilltarėve komunal.

Shefkiu tha se raporti ka evidentuar njė grup prej dhjetė kuvendarėve nga pėrbėrja e tė gjitha subjekteve tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, tė cilėt nė periudhėn raportuese fare nuk janė angazhuar nė seancat e Kuvendit.
Nė kėtė 10 numėrsh hynė kuvendarėt: Enver Hajrullahu (PDK), Tefik Maksuti (PSD), Arzie Nuhiu (PDK), Gjyzide Ismajli (PDK), Mimoza Kadriu (AAK), Drita Ismajli (AAK), Shpresa Hajdari (LDK), Mimoza Shkodra(AKR) dhe Shpresa Jahiri(LDK).

Raporti megjithatė ka dalluar pėrfaqėsuesit e opozitės duke marrė parasysh rolin e saj nė kuvend e cila paraqitet si korrigjues i punės tė pozitės, mirėpo ka hapėsirė edhe pėr njė angazhim mė tė madh tė kuvendarėve si tė pozitės ashtu edhe tė opozitės tha Shefkiu.

Gjithnjė sipas raportit edhe pėr diskutime, dhe inicimin e ēėshtjeve, parashtrimin e pyetjeve dhe kėrkesave nė seancat e Kuvendit, prijnė kuvendarėt e LDK-sė.

Mė i angazhuari nė pėrbėrjen aktuale tė Kuvendit tė Komunės ėshtė Kryetari i Grupit tė Kėshilltarėve te LDK-sė, Arben Mehmeti. Kuvendaret tjerė nga ky grup, tė cilėt dallohen nė seancat e kuvendit me diskutimet e tyre janė: Sadudin Berisha, Bahrije Veseli, Ramiz Ramadani dhe Rashit Sahiti.

Nga Grupi i Kėshilltarėve tė AAK, me angazhimin e tij nė seancat e Kuvendit tė Komunės dallohet Sokol Haziri. Nga ai i AKR, vazhdimisht me diskutime tė tij nė seancat e Kuvendit dallohet Arben Maliqi. Nga GK i PDK me angazhimin e tyre nė seancat e kuvendit dallohen : Elisah Ymeri, Sabedin Kadriu, Ejup Haziri, Tahir Arifi dhe Florina Zymberi.

Nė pėrbėrjen aktuale tė Kuvendit tė Komunės gjinia femėrore ėshtė e pėrfaqėsuar me katėrmbėdhjetė anėtare, angazhimi i tė cilave nuk ėshtė i kėnaqshėm. Kuvendaret hezitojnė tė marrin pjesė nė trajtimin e ēėshtjeve tė ndryshme nė seancat e Kuvendit tė Komunės.

Pėrndryshe, ajo qė ka ra nė sy, ėshtė edhe fakti qė edhe pse punimet e Kuvendit tė Komunės sė Gjilanit kanė qenė tė hapura pėr pjesėmarrje tė qytetarėve, nė kėto mbledhje tė kuvendit tė komunės si dhe tė komiteteve, qytetarėt deri me tani nuk kanė treguar ndonjė interesim pėr tė pėrcjellė nė mėnyrė aktive punėn e kuvendarėve thuhet nė raport.

Shefkiu tha se do tė vazhdojnė tė pėrcjellin dhe monitorojnė punėn e asambleistėve edhe nė tė ardhmen./rajonipress/
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma