Partneriteti publiko-privat formė bashkėkohorė e bashkėpunimit ndėrmjet sektorit publik dhe privat

Nga Burim Haliti- Partneriteti publiko-privat ėshtė fushe e re tek ne si shoqėri, por edhe nė shtetet e tjera tė botės nuk ka ndonjė pėrvojė tė madhe sepse kjo fushe ka filluar te paraqitet nė fund tė viteve 90-ta tė shekullit e kaluar.
Partneriteti publiko-privat nuk ndikon drejtpėrdrejt nė zhvillimin ekonomik tė vendit por, krijon kushte tė favorshme pėr njė zhvillim tė tillė sepse, kemi ndėrhyrjen e sektorit privat nė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe shėrbimeve tė cilat janė kompetencė e sektorit publik.

Proceset ekonomike kėrkojnė gjithmonė freski nė format se si zhvillohen ato, andaj edhe partneriteti publiko-privat ėshtė njė formė e zhvillimit dhe e gjetjes sė formės se si duhet bashkėpunuar sektori publik me sektorin privat lidhur me zhvillimin ekonomik tė vendit.

Partneriteti publiko-privat ėshtė njė formw e re e bashkėpunimit nė mes tė kėtyre dy sektorėve dhe me tė drejtė mund tė themi se ėshtė elitė e bashkėpunimeve tė ndėrsjella, sepse nė shtetet perėndimore kjo ka rezultuar me shumė suksese nga ana e shteteve tė ndryshme tė botės ku vlen tė veēohet p.sh: Australia e cila vetėm gjatė vitit 2002 ka realizuar tė hyra nga partneriteti publiko-privat nė vlerė prej mbi 50 miliard euro, ndėrsa Britania e madhe vetėm gjatė vitit 2000 ka arritur tė kursej 19% tė buxhetit apo realizim tė tė hyrave nė vlerė prej 121 miliard funta.

Pėrmes partneritetit publiko-privat sektori publik si nė nivelin qendror poashtu edhe nė atė lokal mundohet tė kursejė paranė publike nga investimi nė infrastrukturė dhe shėrbime pėr ta inkorporuar sektorin privat me kapital pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė investimeve nė infrastrukturė dhe shėrbime publike. Sektori publik duke bashkėpunuar me sektorin privat nė kėtė fushė arrin ta kursejė paranė publike dhe tė mos e shpenzojė me investime nė infrastrukturė dhe shėrbime por kėto para tė investojė nė zhvillimin mė tė drejtpėrdrejt tė vendit gjegjėsisht nė ngritjen e standardit jetėsor tė qytetarėve tė tij.

Pėr tė pasur partneritet nė kuptimin bashkėkohor duhet tė ekzistojė njė marrėveshje mes tė investitorit dhe autoritetit publik pėr tė bėrė investime nė infrastrukturėn publike nė mėnyrė qė tė kemi shėrbime dhe kushte mė tė mira pėr qytetarėt. Marrėveshja duhet tė jetė e afatshme dhe obligohet pala nga sektori privat tė investoje dhe ti ngritė nivelin e kryerjes sė shėrbimeve pasi qė edhe ky ėshtė qėllimi i lidhjes sė marrėveshjes pėr partneritet publiko-privat: Partneriteti publiko-privat - koncesioni nėnkupton dhėnien e tė drejtės ekskluzive investitorit privat qė tė operojė me ndėrmarrjen publike dhe tė pėrfitojė nga ajo pėr njė periudhė tė caktuar kohore nė kėmbim tė “obligimit pėr tė investuar” dhe “kualitetit tė shėrbimeve qė ofron” (Shih: Harris Clive).

Baza ligjore e partneritetit publiko-privat (PPP-nė) nė Republikėn e Kosovės ėshtė mjaft e pasur dhe nė harmoni me standardet perėndimore tė kėsaj fushe: Qeveria e Republikės sė Kosovės pėrmes njė direktive-vendimi tė cilėn e ka nxjerrė nė korrik tė vitit 2008 nė njė farė forme ka instaluar fushėn e partneritetit publiko privat nė Republikėn e Kosovės dhe poashtu ekziston edhe ligji pėr partneritet publiko-privat, ku rregullohet pėrbėrja, kryesimi, misioni, qėllimi, kompetencat, hartimin e projekteve, tė drejtat, pėrgjegjėsitė etj.

Definicione tė ndryshme pėr kėtė fushė janė dhėnė edhe nga autorė tė tjerė dhe nga hartues ligjorė tė ndryshėm pasi qė nė ligjet e secilit vend qė e rregullon kėtė fushė kemi edhe definicionet e PPP, e poashtu edhe Republika e Kosovės nė ligjin pėr partneritet publiko-privat ka pėrcaktuar njė definicion se ēka ėshtė partneriteti publiko-privat: Partneriteti Publiko Privat ose PPP - ēdo bashkėpunim kontraktues ose institucional nė mes tė njė ose mė shumė Autoriteteve Publike dhe njė ose mė shumė Partnerėve Privat sipas tė cilit partneri privat:

ofron njė shėrbim publik ose infrastrukturė publike nė emėr tė Autoritetit Publik;

merr pėrsipėr rrezikun financiar, teknik, ndėrtimor dhe operativ, duke pėrfshirė rreziqet e kėrkesės dhe/ose disponueshmėrisė, nė lidhje me ofrimin e shėrbimit publik ose infrastrukturės publike;

pranon pėrfitimet nga ofrimi i shėrbimit publik ose infrastrukturės publike nė formė tė:

pagesės nga autoriteti publik nga buxheti i autoritetit pėrkatės publik;

taksave ose tarifave tė mbledhura prej partnerit privat nga pėrdoruesit ose klientėt e shėrbimit publik ose infrastrukturės publike qė u ofrohet atyre; ose
njė kombinimi tė pagesės dhe taksave ose tarifave tė lartpėrmendura (Shih: Ligji pėr partneritet publiko privat, Nr. 04/L-045, Neni 3 (Pėrkufizimet), faqe 5, 21 tetor 2011).

Ligjvėnėsi ynė (Kuvendi i Kosovės) pėrmes kėtij pėrkufizimi ėshtė munduar qė ta sqarojė se cilat janė pėrgjegjėsitė dhe obligimet nė tė cilėn lidhet partneriteti publiko-privat nė mes tė sektorit publik (Institucioneve qendrore dhe lokale) dhe sektorit privat (Kompanive dhe firmave tė ndryshme) tė cilat investojnė me kapitalin e tyre nė infrastrukturė dhe shėrbime tė cilat janė tė karakterit publik.

Institucionet qendrore dhe lokale: Fusha e partneritetit publiko-privat nė Republikėn e Kosovės ka institucionet e saj qendrore (Komiteti pėr partneritet publiko-privat dhe Departamenti Qendror pėr partneritet publiko-privat) dhe institucionet lokale tė cilat merren me kėtė fushė e qė janė nė nivelin e zyreve komunale pėr partneritet publiko-privat (Zyret e partneritetit publiko-privat).

Qeveria e Republikės sė Kosovės pėrmes njė direktive-vendimi tė cilėn e ka nxjerrė nė korrik tė vitit 2008 ka obliguar ministrinė e financave qė tė themelojė njė komitetet pėr ēėshtje tė partneritetit publiko-privat i cili e ka rolin dhe rėndėsinė e njė institucioni qendror tė kėsaj fushe nė mėnyrė qė tė monitorohet realizimi i tė gjitha projekteve tė fushės sė PPP si nė nivelin qendror poashtu edhe nė nivelin lokal.

Ne si shoqėri me vlera bashkėkohorė duhet qė sa mė shumė ta pėrkrahim partneritetin publiko-privat nė mėnyrė qė infrastruktura dhe shėrbimet publike tė pėrjetojnė njė zhvillim mė tė madh sepse kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr njė zhvillim tė tillė. Por duhet pasur kujdes qė tė mos e keqpėrdorim pėr interesa personale, grupore dhe klanore sepse kjo mė pas na kushton shumė me buxhetin e shtetit tonė, por duhet pasur kujdes si institucione qė ta promovojmė sa mė shumė kėtė fushė dhe njėherit institucionet tona janė tė obliguara moralisht dhe ligjėrisht qė tė krijojnė mekanizma tė mirėfilltė pėr tė mos e lejuar qė dikush tė keqpėrdoret nė kėtė fushė, por tė pėrjetojmė njė zhvillim mė tė madh tė kėsaj fushe nė mėnyrė qė ta kursejmė buxhetin e shtetit nga investimet ne infrastrukturė dhe nė shėrbime publike dhe njė shembull i mirė i vendeve janė Britania e Madhe, Australia, Kroacia etj.

Duhet bėrė me dije tė gjithėve se partneriteti publiko-privat dallon nga disa fusha tjera tė natyrės ekonomike dhe financiare sepse, ky nocion tek ne ėshtė duke u keqpėrdorur dhe nė njėfarė forme po nėnkuptohet se PPP ėshtė privatizim, shitje, kalim i pronėsisė te tjetri etj.

Partneriteti publik-privat nuk ėshtė privatizim, shtije, kalim i pronėsisė apo ndonjė formė tjetėr e kėsaj natyre, por ėshtė formė e bashkėpunimit ndėrmjet sektorit publik dhe privat pėr tė investuar nė infrastrukturė dhe shėrbime publike, tė cilat duhet patjetėr ta kenė njė afat dhe tė cilat duhet ta kenė njė normė tė pėrqindjes sė sa ka sektori publik e sa sektori privat, tė gjitha kėtu duhet tė bėhen nė marrėveshjen e cilat duhet tė bėhet mes autoritetit publik dhe atij privat.


Ma.Sc. Burim Haliti (Master i shkencave juridiko-financiare).

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma