Sillemi nė rreth

Nga Flaka Surroi - Pėrherė na del njė temė e kotė apo ndonjė qė i jepet konotacion mė serioz dhe na bėn t’iu shmangemi gjėrave pėrnjėmend jetike, sikurse ėshtė mirėqenia jonė. I kemi aq keq punėt, sa sė shpejti do tė na thonė edhe neve se “jemi trokė si Greqia”. Po Greqinė ka kush e nxjerr nė sipėrfaqe. Po neve kush na nxjerr?
Derisa po ndodhte shėnimi i 20-vjetorit tė gjenocidit nė Srebrenicė, nė Kosovė po ndodhte njė operacion policor qė kishte pėr qėllim ndalimin e njė sulmi tė pretenduar terrorist, ai i helmimit tė Liqenit tė Badovcit me njė shishe helm qė herė u gjet e herė nuk u gjet nė ēantėn e njėrit nga tė arrestuarit. Ndėrkohė, derisa po ndodhte mbėshtetja pėr muri e Greqisė pėr tė pranuar masa edhe mė radikale tė kursimit, Kosovėn po e vizitonin njė vistėr politikanėsh me misionin e qartė pėr t’i bindur kosovarėt se Specialja duhet votuar.

E kėto udhėtime kanė mundur t’i kursenin, sepse ka mjaftuar qė vetėm kryeministri i Jashtėm tė ftohej diku, e t’i komunikoheshin pasojat e mosvotimit tė kėsaj Gjykate, ngase ēelėsi, qė prej fillimit, ėshtė nė duart e tij. Dhe pėrderisa kryetarja e shtetit po pėrjetonte kulmin e karrierės sė vet politike, me audiencė te mbretėresha britanike, pėrcjellė megjithatė nga gafa protokollare e pėrkuljes, nė Podujevė po niste aksioni dyjavor i synetisė masive falė bashkėpunimit tė Komunės, Bashkėsisė Islame dhe mjekėve turq. Megjithatė, paska edhe mė zi se Panagjyri.

Krimineli kthehet nė vendin e krimit

S’kam se si tė mos e filloj zgafellen e kėsaj jave me atė qė ndodhi nė Srebrenicė tė dielėn e shkuar. Pa kėrkuar falje nė emėr tė popullit tė vet, eksponentėt e tė cilit ishin fajtorėt e gjenocidit mė tė madh nė Evropė pas Luftės sė Dytė Botėrore, plus duke ditur se vetė tri javė para masakrės kishte thėnė tekstualisht: “Po e vratė njė serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanė”, Vuēiqi shkoi nė Srebrenicė dhe u bė hero i Perėndimit.

Familjarėt e pakėnaqur, sė paku kjo ishte bindja, hodhėn gjėsende mbi tė, duke i treguar se nuk e kishte vendin aty. E evakuuan shpejt pėr nė Beograd, ku mė pas mbajti njė konferencė pėr shtyp, ku nuk la pa i pėrmend edhe shqiptarėt, dhe mė nė fund e pėrfundoi duke thėnė se ende e mbante dorėn e pajtimit tė zgjatur pėr boshnjakėt.

Dhe kėtė e thoshte dy ditė pasi qė me aleatėt e vet rusė ia kishte dalė ta ndalonte miratimin e rezolutės sė OKB-sė, me tė cilėn krimi nė Srebrenicė mė nė fund do ta merrte epitetin qė e meriton: gjenocid. I pabesueshėm reagimi i perėndimorėve, qė iu vunė nė mbrojtje, duke u munduar kėshtu ta mohojnė edhe pjesėn e tyre tė fajit pėr atė vrasjen masive tė madje 8 mijė e mė shumė njerėzve, vetėm pse nuk ishin serbė.

Por, nė fund, tė mėsuar tashmė me tė bėmat e establishmentit serb, kush mund tė garantojė se sulmin ndaj tij nuk e nisi dikush nga Shėrbimi sekret serb. Masėn e prekur dhe tė ofenduar ėshtė lehtė ta ndezėsh. Pra, mund tė ketė qenė konspiracion.

Helmim a syfyr?

Konspiracion duket edhe ngjarja e arrestimit tė pesė personave te Liqeni i Badovcit. Se uji nuk u helmua, zyrtarisht e thanė analizat e Institutit Kombėtar pėr Shėndetėsinė Publike.

Se ishte ēudi se pse u gjendėn nė pikė tė natės/mėngjesit pesė veta bash te Liqeni i Badovcit, ani qė nuk ishin as tė asaj ane bile, edhe kjo qėndron. Se ky arrestim ndodh nė kohėn kur krejt policia urdhėrohet tė mbajė jelekė antiplumb dhe pikėrisht para vizitės sė zyrtares sė lartė amerikane Nuland, tregon se mund tė ketė diēka tė fshehtė nė gjithė kėtė operacion.

Pa e pėrjashtuar mundėsinė qė vėrtet tė jetė pėrgatitur njė sulm i kėtillė ndaj popullatės civile, krejtėsisht i pakuptimtė dhe tė cilit nuk mund t’i gjendet rezon as dogmatik bile, megjithatė, veprimi i policisė mund tė marrė edhe dy kuptime tė tjera: njė, qė me kėsi veprimi Kosova tregon gatishmėrinė pėr ta luftuar kėrcėnimin qė vjen nga shteti islamik, dhe dy, se situata politike nė Kosovė ėshtė aq e komplikuar dhe e pashteg, saqė ka nevojė qė vėmendja tė shmanget. Dhe s’ka gjė mė tė fuqishme qė mund tė bėjė kėtė sesa kėrcėnimi i drejtpėrdrejtė i jetės.

Nuk e dimė se ēfarė do tė ndodhė me tė arrestuarit, ngase tash janė nė duart e gjyqėsisė. Porse pa dyshim se pėr kėtė punė do tė vazhdohet tė flitet edhe nė javėt nė vijim, pėrderisa vazhdohet me vendosjen e kamerave tė vėzhgimit nėpėr liqene artificiale, dhe pėrderisa policėt do tė vazhdojnė tė mbajnė jelekėt e rėndė, nė gjithė kėtė tė nxehtė qė frymėn ta zė.

Nė dorė tė Thaēit

E mbase vizitat e politikanėve tė huaj kishin pėr qėllim t’ua zinin frymėn politikanėve tė Kosovės pėr punėn e Gjykatės Speciale, qė ka gati njė vit e fiu qė diskutohet si ēėshtje qė do zgjidhje. Ardhja e Nulandit, Ischingerit dhe mė nė fund, pa paralajmėrim, e Ramės, kanė pasur pėr qėllim qė t’i bindin partitė politike tė koalicionit, dhe eventualisht AAK-nė, se amendamenti kushtetues duhet tė kalojė, dhe se Specialja duhet tė themelohet.

E se Specialja mund tė votohet nuk ekziston asnjė pikė dyshimi, ngase votat vendimtare janė nė dorėn e Thaēit. Nė tė njėjtėn mėnyrė siē i kontrollon deputetėt e vet pėr nisma tė ndryshme ligjore qė i shkojnė pėr shtat atij, derisa i shantazhon ata tė LDK-sė (se po qe se nuk i votojnė, koalicioni bie), nė tė njėjtėn formė do t’i bindė “tė pabindshmit” qė ta kalojnė edhe kėtė punė.

Se cilat do tė jenė arsyet qė e shtyjnė tė veprojė kėshtu, ai i di mė sė miri. Opsione janė disa. Njė, qė kėrkon qė grupit tė votuesve pro t’i bashkohet AAK-ja, e qė t’i shpėtojė “faqebardhė” disa nga deputetėt e tij qė “do t’i mbrojnė vlerat e UĒK-sė”. Dy, nuk ėshtė e sigurt se ka garanci tė mjaftueshme se nė prill do tė votohet pėr kryetar shteti. Pra, me moskalimin e amendamentit, bie argumenti kryesor i formimit tė kėtij koalicioni, pėr pasojė mund tė bjerė Qeveria dhe tė shkohet nė zgjedhje tė parakohshme, pėr shembull nga mesi ose fundi i shtatorit.

Kjo, ngase Kushtetuta e parasheh se nė rast tė shpėrndarjes sė Kuvendit, zgjedhjet mbahen mė sė voni brenda 45 ditėsh. Tre, nuk ėshtė e sigurt se ka garanci se ai nuk do tė jetė subjekt ndjekjeje nga Gjykata Speciale, meqė emri i tij ėshtė ai i cili mė sė shpeshti del nė pah nė Raportin Marty.

Mbase ėshtė duke negociuar qė, edhe nėse themelohet Specialja, ai vetė dhe peshqit e mėdhenj tė partisė sė tij tė shpėtojnė dhe nė vend tė tyre do tė merren njė duzinė pjesėtarėsh tė rangjeve mė tė ulėta tė UĒK-sė, “pėr ta vėnė drejtėsinė nė vend”. E kjo, sipas asaj qė kemi parė nė 16 vjetėt e fundit, nuk do tė ishte hera e parė qė do tė ndodhte.

Nulandi do tė ketė ardhur edhe pėr bisedimet me serbėt. Tashmė ėshtė e qartė se shtetit tė pakryer tė Kosovės, qė nuk ia doli ta shtrinte sovranitetin nė veri, duhet t’i gjendet njė zgjidhje, me “perspektivėn evropiane” si karrem. Thaēi ėshtė nėnshkrues i Marrėveshjes sė famshme tė Brukselit, kurse Kuvendi tė cilin ai e kontrollonte si atėherė ashtu edhe kėtė herė, e votoi atė dokument duke i dhėnė tė drejtė Serbisė qė ta bashkėqeverisė njė pjesė tė territorit tonė. Prandaj, logjikisht, hapi i ardhshėm do tė jetė themelimi i Zajednicės me fuqi ekzekutive – sepse sa mė shumė qė tė na thonė se nuk do t’i ketė, kėshtu do tė ndodhė nė fund.

Pas premtimit qė dikush ia ka bėrė Thaēit pėr anėtarėsimin e Kosovės nė UNESCO, nuk ėshtė larg mendsh qė Serbia tė lėshojė pe, e heshtazi tė pajtohet me anėtarėsimin e Kosovės nė OKB, pėrderisa i mban dizginat fort nė veri dhe bashkėsundon me Kosovėn. Ndėrkohė, Kosova, pėr shkak tė kėsaj marrėveshjeje, shndėrrohet nė federatė dhe mbetet e tillė derisa Serbia tė anėtarėsohet nė BE.

Dhe, mbase kusht pėr anėtarėsim do tė jetė qė tė heqė dorė nga bashkėqeverisja dhe ta lėrė Kosovėn nja dhjetė vjet pas nė procesin e anėtarėsimit nė BE dhe, ēka ėshtė mė me rėndėsi, ta ruajė tė drejtėn e vetos dhe t’ia bllokojė hyrjen Kosovės nė tė, derisa tė mos ia marrė me “Trepēė”, e me Gazivodė e me ēkado tjetėr qė i bie ndėrmend.

Ku i kemi mendtė?

Pėr tė arritur deri nė kėtė pikė, Thaēi do t’i prezantohet palės ndėrkombėtare si i vetmi garant i sigurisė nė Kosovė, e besa edhe nė rajon. Do tė paraqitet si njeriu pa tė cilin asnjė proces politik nuk mund tė ecė pėrpara (siē edhe po ndodh), dhe njeriu i cili ka evoluuar nga luftėbėrės nė paqebėrės.

Por, qė pėr kėtė ka nevojė tė mbetet nė pushtet edhe nja dhjetė vjet – bėn edhe si kryetar shteti, e bėn edhe si kryeministėr. Po ma mirė si kryetar, sepse atėherė do t’i ketė nė dorė edhe zyrtarisht e edhe legalisht emėrimet e tė gjithė personave kyē tė agjencive, tė institucioneve “tė pavarura”, tė gjyqėsorit e ēkamos tjetėr.

Prandaj, ndėrkohė na ngarkon me njė milion sende tė vogla vetėm sa pėr tė krijuar konfuzion edhe mė tė madh. Themelon universitete, ndėrkohė qė nėpėrmjet eksponentėve tė vet tregon se si Kosova, nėn udhėheqjen e Mustafės, po stagnon ekonomikisht, ani qė tė gjitha problemet ekonomike dhe zhvillimore qė i ka Kosova ia ka borxh shumė qeverisjes sė tij shtatėvjeēare.

Themelon lidhje tė ngushta me udhėheqės shtetesh qė pos qė kanė pėrfitim financiar nga ky vend, kanė edhe terren tė bujshėm ku mund ta shtrijnė ndikimin e tyre edhe fetar, nė kohėn kur ky vend ka nevojė mė shumė se kurrė tė tregojė unitet dhe tė veprojė si shtet shekullar.

E nė kėtė kontekst mbase duhet shikuar edhe lajmin mė absurd qė dėgjova gjatė javės sė shkuar – ftesėn publike pėr syneti pothuajse kolektive nė Podujevė, nėn patronazhin e qeverisė komunale, nė bashkėpunim me BIK-un dhe me mjekėt nga Turqia. Po tė ishte ftesė pėr vaksinim kundėr ndonjė epidemie e kisha kuptuar si veprim pėr mbrojtjen e shėndetit publik.

Por nė kėtė formė, dhe e bėrė pikėrisht gjatė Ramazanit, i jep njė konotacion fetar, tė cilin vetė akti i synetisė nuk duhej ta kishte. Ai do tė duhej tė ishte njė akt intim, pėr tė cilin nuk ka nevojė ta dijė krejt mėhalla, e as tė organizoheshin dasma, e as tė shenjoheshin fėmijėt duke u shėtitur me veshje argjendi me kapela tė pashije nė karroca me kuaj. Fundja, siē e thonė mjekėt, ėshtė veprim parandalimi i disa sėmundjeve dhe gjendjeve shėndetėsore, dhe ushtrohet nė shumė shtete tė botės, posaēėrisht nė Amerikė te tė porsalindurit.

* * *

Dhe kėshtu po sillemi nė rreth qe sa e sa vjet. I dėgjojmė fjalėt e njėjta, premtimet e njėjta, kėrcėnimet e njėjta. Pėrherė vijmė nė situatėn kur duhet lėshuar mė shumė, e mė shumė pe pėr tė arritur nė njė diēka qė kemi mundur ta bėnim mė herėt sikur tė kishim pasur mė shumė mend, e tė mos kishin lejuar qė tė na zaptoheshin edhe jetėt sė bashku me shtetin.

Pėrherė na del njė temė e kotė apo ndonjė qė i jepet peshė mė serioze dhe na bėn t’iu shmangemi gjėrave pėrnjėmend jetike, sikurse ėshtė mirėqenia jonė. I kemi aq keq punėt, sa sė shpejti do tė na thonė edhe neve se “jemi trokė si Greqia”. Po Greqinė ka kush e nxjerr nė sipėrfaqe. Po neve kush na nxjerr?

flaka@koha.net


http://koha.net/?id=31&o=780

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma