Presion i paparė ndaj Thaēit pėr t’i bindur deputetėt pėr Specialen!

Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi gjendet nė njė presion tė paparė nga ndėrkombėtarėt. Burime tė Gazetės Blic kanė thėnė se ditėve tė fundit ėshtė shtuar presioni ndaj tij, pėr tė bindur deputetėt e PDK-sė qė ta votojnė Gjykatėn Speciale.
“Ditėve tė fundit ėshtė shtuar presioni i ndėrkombėtarėve. Madje, i kanė dhėnė ultimatum Thaēit qė t’i bind deputetėt e tij pėr ta votuar Specialen, para se Kuvendi tė shkoj nė pushim”, ka thėnė burimi i gazetės.

Nė anėn tjetėr, njė deputet i PDK-sė nė kushte anonimiteti ia ka konfirmuar Gazetės Blic se njė kolegė i tij deputet, qė ka votuar kundėr Gjykatės Speciale, sot ėshtė ftuar direkt nga kryetari i partisė, Hashim Thaēi. Ky deputet i ka thėnė Gazetės Blic se Hashim Thaēi pas presioneve tė shumta, ka nisur qė t’i ftoj deputetėt individualisht, nė mėnyrė qė t’i bind ata qė tė votojnė pro Gjykatės Speciale.

“Hashim Thaēi nuk do tė provoj qė tė bisedoj vetėm me tre deputetė, tė cilėt qė nga fillimi kanė pasur qėndrim tė qartė se nuk do ta votojnė specialen. Ndėrkaq, ai do tė mundohet qė brenda pak ditėsh t’i bind 10 deputetėt tjerė tė partisė qė tė votojnė pro”, tha ky burim.

Deputeti Fadil Demaku, i cili e ka votuar kundėr Gjykatėn Speciale, ka thėnė se atė nuk e ka ftuar askush nė takim.

“Jo nuk mė ka ftuar askush. Mirėpo, unė e kam qėndrimin e qartė pėr kėtė cėshtje. Nuk do tė votoj pėr dhe pikė”, ka thėnė Demaku.

Gazeta Blic ka provuar qė tė kontaktoj edhe me Nait Hasanin e Xhevahire Izmakun, tė cilėt votuan kundėr, mirėpo kėta tė fundit nuk i janė pėrgjigjur fare nė thirrjet e redaksisė.

Ndėrkohė, as nė mbledhjen e sotme tė Kryesisė sė Kuvendit nuk ka qenė nė rend tė ditės amendamenti kushtetues, i cili do t’i hapte rrugė themelimit tė Gjykatės Speciale.

Gazeta Blic ka marrė vesh nga burime brenda Qeverisė sė Kosovės, se nuk do tė riprocedohet nė Kuvend ky amendament, pa i siguruar votat.

Deputetja e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Alma Lama ka thėnė se zvarritja e themelimit tė Gjykatės Speciale po ndodh pėr shkak tė PDK-sė.

“Zvarritja po ndodh sepse ende nuk janė siguruar votat. Deputetet e PDK -sė ende nuk janė tė gatshėm pėr ta votuar amendamentin kushtetues qė i hap rrugė themelimit tė Dhomės sė Veēantė tė Gjykatės”, ka thėnė ajo pėr Gazetėn Blic.

Sipas saj, kjo zvarritje ėshtė dėmshme pasi jemi vetėm para dy opsioneve, ta krijojmė ne ose ta bėjė OKB-ja.

“Kėtė na e kanė bėrė tė qartė disa herė pėrfaqėsuesit e shtetėve qė na pėrkrahin, prandaj kushdo qė po shpreson se ka njė opsion tė tretė- mosthemelimin, ėshtė duke shpresuar kot”, thotė ajo pėr Gazetėn Blic.

Sipas saj, shtyrja pėr nė shtator ėshtė gabim pasi kėtė muaj, mbahet Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė dhe nuk ėshtė mirė qė Kosova tė jetė pjesė e fjalimeve apo diskutimeve se po refuzon drejtėsinė.

Gjithēka nė dorėn e PDK-sė

Nė anėn tjetėr, analistėt politik konsiderojnė se gjithēka ėshtė nė dorėn e PDK-sė dhe tė Hashim Thaēit. Arben Ahmeti, njohės i zhvillimeve politike nė vend, ka thėnė pėr Gazetėn Blic se Isa Mustafa nuk mund ta themeloj Gjykatėn Speciale, pėrkundėr qė ėshtė nė postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa nuk e bėnė Gjyjatėn Speciale. Krijimi i saj varet nga Hashin Thaēi. Natyrisht se lideri i PDK po e pėrdor kėtė pėr tė treguar fuqinė e tij politike. Varet nga ai dhe PDK nėse do ta krijojnė Gjykatėn apo do ta ēojnė vendin nė zgjedhje”, ka thėnė Ahmeti pėr Gazetėn Blic.

Nė fund tė muajit qershor, Kuvendi i Kosovės kishte dėshtuar qė ta votonte nė Kuvend amendamentin kushtetues, i cili do t’i hapte rrugė themelimit tė Gjykatės Speciale. Ishin hiq mė pak se 13 deputetė tė PDK-sė qė i thanė jo Gjykatės Speciale. Prej tyre 7 votuan kundėr, 2 abstenuan dhe 4 tė tjerė i ikėn votimit.

Nė anėn tjetėr, partitė opozitare vazhdojnė tė mos ndryshojnė qėndrim. Ato po kėrkojnė qė tė formohet njė Gjykatė e vecantė pėr krime luftė nė kuadėr tė sistemit juridik tė Kosovės./ Gazeta Blic/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma