Nė Universitetin Publik tė Gjilanit mbahen provimet pranuese

Gjilan - Nė tė gjitha fakultetet e Universitetit tė Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtėn provimet pranuese pėr pranimin e studentėve tė rinj pėr vitin akademik 2015/2016.
Pėr tė parė nga afėr kėtė proces, Naim Syla,U.D. i rektorit nė Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, sė bashku me stafin tjetėr tė menaxhmentit, i ka vizituar disa nga sallat ku janė mbajtur provimet pranuese, derisa janė shprehur tė kėnaqur me mėnyrėn e organizimit dhe mbarėvajtjen e ecurisė sė testit pranues tė studentėve tė rinj tė cilėn dėshirojnė tė jenė pjesė e Universitetit tonė.

Naim Syla, ka uruar studentėt e ardhshėm qė tė kenė sukses nė regjistrim dhe mbarimin e studimeve. Gjithashtu studentėt e rinj qė kanė shpreh interesim pėr tė studiuar nė Universitetin “Kadri Zeka”, i ka vizituar edhe nėnkryetari i Komunės sė Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar ata duke ju dėshiruar suksese nė testin pranues.

Kurse Vaxhid Sadriu, Sekretar i Pėrgjithshėm nė Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarė dhe se nuk ka pasur ndonjė parregullsi.

Universiteti “Kadri Zeka” nė Gjilan, nė vitin e parė tė studimeve, nė afatin e parė tė konkursit pėr vitin akademik 2015-2016, do tė regjistrojė 1530 studentė, prej tė cilėve 1350 studentė tė rregullt dhe 180 studentė me korrespondencė, nė kuadėr tė kėtij numri do tė pėrfshihen edhe studentėt e Luginės sė Preshevės.

Ndėrkohė, nė Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” rezultatet e provimit pranues do tė shpallen mė datė 22 korrik 2015.

Gjithashtu, ėshtė paraparė edhe periudha e ankimit, kandidatėt qė refuzohen mund t’i paraqesin ankesė Komisionit pėr ankesa, me date 23-25 korrik 2015. Pas kėtij afati ankesat nuk do tė pranohen. Ankesat do tė shqyrtohen me datė 27. 07.2015. Publikimi i listave sipas ankesave bėhet mė datė 29 korrik 2015./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma