Numrat qė nuk i dimė

Nga Lumir Abdixhiku - Kėshtu, sikur Kosova tė kishte njė normė joaktiviteti aq sa tė rajonit, pra 46.8% nė vend tė 58.4%; plot 12 pikė pėrqindje mė pak, atėherė ne nuk do t’i kishim forcė aktive vetėm 500 mijė, por plot 639,724 kosovarė. Rrjedhimisht, me vetėm 323,508 kosovarė tė punėsuar, papunėsia nuk do tė ishte mė 35.1%, por plot 50.1%. E nė bėrjen e politikave ekonomike, dallimi nė mes tė njė tė dytės e njė tė tretės – si tė papunė – ėshtė enorm.
-1-

Numrat kėndej kanė pak vlerė. Numrat socio-ekonomikė dhe mė pak. Nė tė vėrtetė, kjo shoqėri ėshtė nė gjendje tė flasė dy javė rresht – ditė pėr ditė pandėrprerė – pėr eshtra e ri varrime eshtrash tė heronjve tė njė shekulli mė parė, por s’ėshtė nė gjendje tė japė as edhe njė orė diskutim mbi problemet bazike ekonomike; nisur nga numrat e bėrė publik pra.

Debatet e pabėra ekonomike nė shoqėri, nga ekonomistė qė ky vend prodhon me nga pesė-gjashtėqind nė vit, dėshmojnė dhe fukarallėkun e aktivizimit intelektual kėndej. Nuk arrij tė kuptoj sinqerisht se nga fshihen tė tillėt nė kėtė pak vend. Si mund tė rrinė tė tillė; tė fshehur pra?

Dhe, ndonėse nė plot fatkeqėsi, pėrveēse ky fukarallėk ėshtė i mirėdėshmuar tashmė, mungesa e tij nė politikat publike bėhet dyfish fatkeqėsi. Sepse as pėr pak nuk arrij tė pranoj nivelin e futkotizmit qė politikėbėrėsit e vendimmarrėsit tanė, oratorė sipėrfaqėsorė, militantė patetikė, e – apo – sė fundmi dhe xharrahė masivė, mund t’u bėjnė trajtimeve ekonomike qendrore, rajonale apo lokale, pa pėrjashtim.

Politikanė e vendimmarrės qė marrin vendime politike me tahmin, nuk janė udhėheqės tė denjė pėr vetveten – jo pėr mė shumė. Ata, si tė tillė pra, janė vetėm bastvėnės, tė ligė gjithsesi. Sepse, secili vendim i bėrė pa numra bazikė, me tahmin, s’ėshtė gjė tjetėr veēse aventurė basti amatoresk. Edhe nė bastvėnie ka njė parasupozim.

Pra, na ėshtė bėrė tashmė e zakonshme trajtimi i zgjidhjeve tė papunėsisė me premtime pėr dy-treqind mijė vende pune; na ėshtė bėrė edhe mė e zakonshme shtruarja e muhabeteve se “gjermanėt po vijnė”; e gjithsesi, na ėshtė bėrė plotėsisht e zakonshme, dhe e gėrditshme gjithsesi, diskutimi i investimeve tė vetė votėkėrkuesve; nuk e di njeriu a promovojnė tė njėjtėt mbretėri apo demokraci. Nė qendėr tė kėsaj zakonshmėrie tė pazakontė nė princip, unė argumentoj, mbetet sipėrfaqėsorja e trajtimit tė temave me rėndėsi. Dhe arsyeja kryesore e trajtimit sipėrfaqėsor tė temave kėndej, mbetet kufizimi ynė i madh rreth numrave; rreth numrave qė nuk i dimė.

-2-

Ky vend, pėr tė nisur thjesht, nuk di se sa banorė i ka njėherė. Regjistrimi i fundit i bėrė nė Kosovė kishte shpėrfaqur barazinė e votuesve mbi 18 vjet, me gjithė banorėt – nga zero deri nė njėqind e kusur vjeē. Thuajse jemi alamet vend pėr tė pasur njė diskrepancė tė tillė.

Ta marrim se listat e votuesve i kemi gabim (dhe sėrish nuk e dimė sa votues kemi), se diferenca e pritur mbulohet nga diaspora votuese, e se proporcionalisht gabimi i regjistrimit ėshtė po i njėjti me secilin regjistrim – e tė themi se jemi 1.8 milionė; aq sa na thuhet pra zyrtarisht. Ēfarė tjetėr nuk dimė ne pas kėsaj, ėshtė – e para dhe mė e rėndėsishmja – se sa tė punėsuar e sa tė papunė janė kėndej.

Plot shtatė vjet shtet nuk na kanė mjaftuar pėr tė bėrė njė llogaritje tė denjė punėsimi, rrjedhimisht, ndėrtimin e njė baze informatėdhėnėse qė ushqen vendimet politike. Mėnyra e llogaritjes sė parvjetshme, praktikisht, mbėshtetet nė adoptimin e njė metodologjie standarde – dhe kėtu pėrfundon argumentimi mbėshtetės – qė vazhdon tė na nxjerrė rezultate jostandarde. Nė njė rast tė tillė, njė vend normal do tė trajtonte mundėsinė e ndryshimit tė metodologjisė, pėr tė marrė numra sa mė kredibilė.

Nė llogaritjen e tanishme, dhe tė bėrė publike javė mė parė, Kosova ka plot 1,202,489 njerėz nė moshė pune. Prej tyre, rreth 702,238 apo 58.4% janė joaktivė. Joaktiviteti, nė pėrshkrimin mė tė thjeshtė, nėnkupton tėrėsinė e individėve tė aftė pėr punė, qė nuk kėrkojnė punė. Pjesa e mbetur prej 500,251 kosovarėve, llogariten sot si forcė aktive. Nga ta, tė punėsuar, formal e joformal, janė rreth 323,508 kosovarė. Njė krahasim me regjistrat e Trustit Pensional tė Kosovės dhe Administratės Tatimore tė Kosovės, ku paguhen pensionet dhe taksat e tė regjistruarve formalė, del se Kosova i ka rreth 70-80 mijė tė punėsuar si joformalė; gati njė tė tretėn e tė punėsuarve formalė.

Pėr t’iu kthyer llogaritjeve tė punėsimit, pjesa e mbetur pėrfundimisht, prej 176,743 kosovarėve, pėrbėn numrin e tė papunėve nė Kosovė. Ky 176- mijėsh, pėrpjesėtuar me pjesėn aktive prej 500 mijė, jep 35% e papunėsisė – tė bėrė publik si numėr zyrtar.

-3-

Nė kėtė formė llogaritjeje, Kosova lehtėsisht mund t’i ketė normat mė tė ulėta tė papunėsisė. E tėra ēfarė duhet ėshtė shtimi i joaktivėve – i atyre qė nuk kėrkojnė punė. Pra, janė plot 58.4 % tė fuqisė punėtore nė Kosovė, qė pėrjashtohen nga llogaritjet e punėsimit kėndej.

Duke iu referuar tė dhėnave tė Bankės Botėrore nga vitit 2014, vura re se me kėtė normė tė joaktivitetit, Kosova do tė renditej nė vendin e 5-tė nga 182 shtete (me tė dhėna tė disponueshme) nė botė. Kosova do tė barazonte Jordaninė me kėtė normė joaktiviteti, e do tė renditej lehtėsisht pas Timorit Lindor (62%), Moldavisė (59.3%), Bregut Perėndimor e Gazės (58,8%) dhe Ishujve Samoa (58.5%). Kosova, do t’i linte pas me joaktivitet njė listė tė gjerė vendesh nga Lindja e Mesme, dhe mė shumė shtete afrikane, ku nga pengesat herė religjioze e herė zhvillimore, gjysma e popullsisė – gratė pra – me automatizėm pėrjashtohen nga aktiviteti i punės. Dhe nuk ka gjasa qė Kosova tė ketė njė normė kaq tė lartė joaktiviteti.

Sa pėr krahasim, duke iu referuar tė dhėnave tė Eurostatit (viti 2014), vėrejta se mesatarja e shteteve nga Bashkimi Evropian ėshtė vetėm 27.9% (Italia ka normėn mė tė lartė tė joaktivitetit, 36.1%, ndėrsa Suedia ka mė tė ulėtėn, 18.5%). Ta themi se nuk jemi Evropė. Pėr kėtė, ju referova sėrish tė dhėnave nga Banka Botėrore, pėr tė nxjerrė njė mesatare rajonale. Nėse nuk jemi Evropė, me siguri jemi aq sa fqinjėt tanė – Mali i Zi, Shqipėria, Serbia dhe Maqedonia. E mesatarja rajonale pėr joaktivitet ėshtė vetėm 46.8%.

Kėshtu, sikur Kosova tė kishte njė normė joaktiviteti aq sa tė rajonit, pra 46.8% nė vend tė 58.4%; plot 12 pikė pėrqindje mė pak, atėherė ne nuk do t’i kishim forcė aktive vetėm 500 mijė, por plot 639,724 kosovarė. Rrjedhimisht, me vetėm 323,508 kosovarė tė punėsuar, papunėsia nuk do tė ishte mė 35.1%, por plot 50.1%. E nė bėrjen e politikave ekonomike, dallimi nė mes tė njė tė dytės e njė tė tretės – si tė papunė – ėshtė enorm. Nuk mund tė kesh politika tė njėjta nė tė dyja rastet; ēfarė mund tė kesh, dhe siē dhe ka gjasa tė jetė, ėshtė se ke politika tejet sipėrfaqėsore qė nuk mėrziten pėr numra hiē. U bėn tė gjithave (sic).

-4-

Kosova, pėrveēse nuk e di numrin e banorėve, numrin e tė punėsuarve e atyre tė papunė, nuk ka as idenė mė tė vogėl pėr aktivitetin ekonomik kėndej. Ne kemi jo mė shumė se 60 mijė biznese aktive, por nuk kemi idenė e as regjistrin mė tė vogėl pėr tė dhėnat bazike tė tyre – nisur nga adresa e deri tek sasia e investimeve, fushė e zezė pėr ne.

Rrjedhimisht, ne nuk e dimė as numrin e vendeve tė reja qė krijohen nė sektorin privat, as pagat e tyre, profilet e kėrkesat e ardhshme; tė cilat, potencialisht, do tė mund t’i plotėsonim me njė sistem edukativ qė reflekton.

Njė nga numrat mė tė diskutueshėm ekonomikė kėto ditė ėshtė ai i rritjes ekonomike. Nė njėrėn anė ėshtė shfaqur Banka Qendrore e Kosovės, e nė anėn tjetėr Agjencia e Statistikave e Kosovės. E para me njė vlerėsim tė rritjes nga viti i shkuar prej 2.7%, e fundit me vetėm 0.9%.

Ē’ėshtė e vėrteta, as 2.7% e hiē se hiē 0.9%, nuk janė numra impresivė. Siē dhe e kam thėnė dhe mė parė, me kėtė trend tė rritjes e zhvillimit, vendit tonė do t’i duhen plot 30 vjet pėr tė arritur standardin e sotshėm (jo tė 30 vjetėve mė pas) tė Kroacisė; vendit tė fundit nė Bashkimin Evropian. Por ama, impresive (pėr sė mbrapshti) mbetet mosballafaqimi i kėtyre matjeve. Sepse, ka rėndėsi shumė kuptimi i rritjes ekonomike kėndej. Ka rėndėsi shumė se a kanė ndėrtuar politikat e projeksionet tona mbi vlerėsimet e 0.9% apo tė atyre prej 2.7%; apo janė sėrish tė pėrgjithshme, sipėrfaqėsore – njė pėr tė gjithė. Mungesa e njė debati bazik mbi numrat mė tė rėndėsishėm ekonomikė, ėshtė vetėshpjegues mjaftueshėm; dhe i trishtė gjithsesi.

E pėr bindjen time, them se 2.7% i prezantuar mban mė tepėr kredibilitet. Jo sepse ėshtė mė optimist, por sepse supozimet dhe llogaritjet e bėra mbi tė, pėr dallim nga 0.9%, janė mė reale. Pėr shembull, pėrderisa rritja prej 2.7% argumenton nė rėnien e investimeve dhe rritjen e konsumit, kjo e 0.9% argumenton nė tė kundėrtėn. E nėse asgjė tjetėr, gjatė vitit 2014, vetėm rritje tė investimeve nuk kishim. Nuk shpjegohet me asnjė parametėr madje. Pėr kėtė, pėr mua, humb kredibiliteti.

abdixhiku@facebook.com

http://koha.net/?id=31&o=779

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma