Mėrgimtarėt “zbrazin xhepat” nė Kosovė

Shumė mėrgimtarė nga Kosova qė jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės, tashmė kanė ardhur pėr pushime nė vendlindje. Me ardhjen e tyre, vėrehet edhe njė ringjallje financiare. Tashmė edhe dyqanet, qoftė ato nė sektorin e shėrbimeve, por edhe dyqane tė vogla dhe qendra tregtare, kanė zgjatur orarin e tyre tė punės deri vonė pas mesnate.
Ndėrkaq, nėpėr rrugė shihen teksa qarkullojnė vetura me regjistrime nga shtete tė ndryshme tė botės.

Disa nga mėrgimtarėt, tregojnė se gjatė njė viti kursejnė para qė tė shpenzojnė pėr pushime nė Kosovė, por edhe pėr t’i ndihmuar familjarėt etyre.

Njė nga ta ėshtė Besarta Haliti nga Gjilani, e cila jeton tash e 18 vite nė Gjermani. Besarta tregon se shumėn mė tė madhe tė parave e shpenzon nėpėr lokale tė ndryshme. “Unė gjatė njė viti e kam vetėm kėtė pushim, kėshtu qė dal dhe shpenzoj shumė nėpėr lokale, kėnaqem nė Kosovė. Ēmimet pėr mua nuk janė tė shtrenjta”, tha Besarta.

Por, mėnyra e shpenzimeve tė parave tė kosovarėve qė jetojnė nė diasporė, dallon mes gjeneratave tė reja dhe atyre tė vjetra.

Tė rinjtė mė tepėr shpenzojnė nė lokale, por personat mė tė moshuar, investojnė nė patundshmėri dhe objekte banimi.

Mbi 70 pėr qind vetėm nė sektorin e ndėrtimtarisė, rritet kėrkesa pėr blerje tė banesave, thonė udhėheqės tė Shoqatės sė Ndėrtimtarėve nė Kosovė.

Kryetari i kėsaj shoqate Brahim Selimaj, nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė, thotė se sektori i ndėrtimit varet nga diaspora. “Tė vetmen shpresė qe Kosova e pret ėshtė nga mėrgimtarėt. Edhe sektorin e ndėrtimit e ringjall diaspora. Me ndihmėn e bashkatdhetarėve tanė, ndėrtimtarėt ia dalin tė ekzistojnė. Pra, 70 pėr qind e blerjeve tė objekteve tė banimit janė nga kosovarėt qė jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės“, tha Selimaj.

Se ekonomia e Kosovės ringjallet nga diaspora nė muajt e verės, thonė edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Biznesit, thotė se gjatė kėsaj periudhe rritet qarkullimi nė tė gjitha kategoritė e dyqaneve, rrjedhimisht edhe tė hyrat nė buxhetin e shtetit. “Ekonomia e Kosovės mbi 30 pėr qind ėshtė e varur nga remitencat dhe diaspora, e qė i ka dy sezona. Bizneset dhe operatorėt e ndryshėm ekonomik e mirėpresin sezonin e verės dhe sezonin e vitit tė ri, e qė nė kėto dy raste, vijnė paratė e freskėta drejtpėrdrejtė nė ekonomitė familjare, tregtare dhe prodhuese. Kjo ndikon nė rritjen e aktiviteteve dhe shitjeve tė produkteve tė ndryshme, nė tė hyrat e buxhetit, por qė paraqitet edhe si infuzion pėr ekonominė e Kosovės”, tha Shahini.

Pėrveē shpenzimeve qė mėrgimtarėt bėjnė pėr pushime nė Kosovė, numri mė i madh i tyre gjatė tėrė vitit dėrgojnė mjete pėr familjarėt.

Afėr 300 euro nė muaj, vlerėsohet se qytetarėt e Kosovės pranojnė remitenca nga diaspora.

Sipas tė dhėnave zyrtare, shuma e mjeteve tė dėrgesave tė emigrantėve kosovarė qė ēdo vit hyjnė nė Kosovė, ėshtė rreth 600 milionė euro. /Rel/Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma