KPF rekomandon raportin financiar janar-qershor 2015

Gjilan - Komiteti pėr Politikė dhe Financa (KPF), tė hėnėn, nė takimin e radhės, tė cilin e ka kryesuar Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shqyrtuar dhe rekomanduar pėr Kuvend Komunal raportin financiar pėr periudhėn janar-qershor 2015, rekomandimin e Komitetit pėr Shėndetėsi pėr emėrtimin e QKMF-sė, propozim-vendimin pėr shfuqizimin e vendimit nr 16-24249 si dhe vendimit nr 16-242555 tė datės 15.03.2013, propozim-vendimin pėr emėrimin e Komisionit pėr pėrcaktimin e lokacioneve dhe hapėsirave publike pėr vendosjen e pėrmendoreve, propozim-vendimin pėr emėrimin e Kėshillit komunal pėr vlerėsimin e meritave historike e shoqėrore tė personaliteteve dhe ngjarjeve brenda territorit tė komunės si dhe tėrėsia etnike shqiptare. Po ashtu nė kėtė takim, janė dhėnė informata pėr manifestimin “Flaka e Janarit 2015” si dhe pėr punėn 6-mujore tė Kėshillit Komunal pėr Siguri nė Bashkėsi.
Ilmi Limoni, drejtor financiar, ka thėnė se raporti pasqyron nė detaje tė hyrat dhe shpenzimet e kėsaj periudhe, tė cilat janė pėrafėrsisht tė njėjta me vitin e kaluar. Te tatimi nė pronė ėshtė reflektuar vendimi i qeverisė pėr faljen e borxheve, megjithėse nė krahasim me 6-mujorin e vjetėm, tė hyrat janė mė tė mira, ka thėnė Limoni.

KPF e ka miratuar edhe propozimin e Komitetit pėr Shėndetėsi, pėr emrin e QKMF-sė me emrin e ish-mjekut Nagip Rexhepi, qė nė seancėn e kaluar, siē tha kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk ishte shqyrtuar pėr shkak tė procedurave.

Rezerva ka shprehur Bujar Nevzati (PDK), duke thėnė se ky ėshtė njė propozim politik. Gjilani nuk e ka vetėm njė emėr qė tė mos ketė edhe propozime tjera, ka thėnė ai.

Edhe Nevzad Isufi (VV) tha se nuk kishte kundėr emrit konkret, por sipas tij, paqartėsi ka shkaku i mungesės sė njė rregulloreje pėr emėrtime, sepse emėrtimet nuk mund tė bazohen te peticionet, siē thuhet nė kėtė rast se ėshtė nėnshkruar nga punėtorėt shėndetėsorė./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma