Nė Gjilan u vė gurėthemeli pėr dy salla sportive

Gjilan - Komuna e Gjilanit, respektivisht nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit e dy shkollave, tė “Abaz Ajetit” nga Gjilani dhe “Liria” nga Pogragja, kanė vėnė nė mėnyrė simbolike gurėthemelin e sallave sportive pėr kėto shkolla, qė mundėsojnė realizimin e aktiviteteve sportive nė ambiente moderne dhe me standarde europiane.
Nė kėtė ngjarje tė madhe pėr arsimin dhe cilėsinė nė mėsime, ishin tė pranishėm, ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Arsim Bajrami, ministri i Administratės Publike, Mahir Yakgjilar, nėnkryetari i Komunės sė Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtori i Arsimit, Nazmi Musa dhe drejtor tė tjerė tė drejtorive komunale.

Ministria e Arsimit ėshtė financuese e ndėrtimit tė sallave sportive pėr kėto shkolla, por mbikėqyrja do tė bėhet nga ministria e Administratės Publike, sepse MASHT – i, do tė angazhohet nė procesin e cilėsisė nė arsim, ka thėnė ministri Arsim Bajrami.

“Nė emėr tė qeverisė sė Kosovės dhe ministrisė sė arsimit, ju uroj fillimin e kėtyre dy sallave sportive pėr shkollat tuaja qė janė mėse tė nevojshme pėr kulturėn fizike nė pėrgjithėsi si degė e arsimit. Ne si ministri e investojmė projektin, por mbikėqyrjen do ta bėjė ministria e Administratės Publike, sepse ne do tė punojmė nė reformėn e shkollės dhe ngritje tė cilėsisė nė mėsim. Do tė merremi me investim tek mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit, sepse jemi nė fazėn e ndėrtimit tė shkollave cilėsore. Duhet tė ngritėt cilėsia nė edukim dhe arsimim nė pėrgjithėsi”, ka thėnė ai, duke shtuar se ėshtė koha qė tė krijojmė shkolla tė forta e cilėsore dhe kėto projekte janė nė kėtė funksion, sepse shkolla nuk ėshtė vetėm mėsimdhėnia, por shumė tė rėndėsishme janė edhe aktivitetet sportive.

Ndėrsa, ministri i Administratės Publike, Mahir Yakgjilar, ka thėnė se sipas kontratės, kėto salla sportive do tė jenė tė gatshme brenda 120 ditėve. “Si Ministri jemi mbėshtetėse nė kėto dy projekte nė Gjilan dhe shumė projekte tė tjera nėpėr Kosovė. Sipas kontratės sė nėnshkruar, kėto salla do tė jenė tė gatshme brenda 120 ditėve. Palestrat sportive janė ēėshtje e rėndėsishme, sa i pėrket zhvillimit edukativ dhe njerėzor”, tha Yakgjilar, duke bėrė tė ditur se departamenti i inxhinierisė do tė jetė monitorues si nė aspektin e cilėsisė ashtu edhe nė atė kohor.

Kurse, nė emėr tė Komunės sė Gjilanit dhe nė emėr tė kryetarit Haziri, tė pranishmit me kėtė rast i ka pėrshėndetur nėnkryetari Rexhep Kadriu, i cili ka thėnė se puna e cila ka nisur sot tė bėhet pėr kėto dy shkolla ka bėrė qė ne si Komunė tė ndjehemi shumė mirė pėr kushtet qė do tė ofrohen pėr nxėnėsit tanė.

“Me punėn qė ka nisur tė bėhet sot, bėnė qė ne si institucione komunale tė ndjehemi mirė, sepse po zgjidhet problemi i sallave tė edukatės fizike pėr kėto dy shkolla. Kėto dy projekte tė mėdha dhe me standarde europiane u kanė munguar kėtyre dy shkollave dhe komunitetit nė kėtė pjesė, sikur qė kanė nevojė edhe shumė shkolla tė tjera. Kjo ėshtė arritur falė angazhimit tė Ministrisė sė Arsimit, e cila, i ka orientuar kėto dy projekte nė shkollat me nevoja tė mėdha pėr kėtė qėllim”, tha nėnkryetari Kadriu.

Ai ka shtuar se kėto projekte janė jetike pėr nxėnėsit e kėtyre shkollave, sepse periudha e vjeshtės, dimrit dhe pranverės sė hershme kalonin pa aktivitete sportive tė planifikuara, pikėrisht pėr mungesė tė ambientit dhe kushteve infrastrukturore.

Poashtu, edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Rexhepi qė ėshtė nga fshati Pogragjė, ka thėnė se salla e sporteve pėr shkollėn “Liria”, ėshtė me shumė rėndėsi pėr nxėnėsit dhe tė rinjtė e kėtij fshati me rrethinė.

“Shkolla “Liria” e Pogragjės, me dekada ka dėshmuar pėr aktivitete sportive, ku nė kėtė oborr tė kėsaj shkolle janė mbajtur gara nga mė tė ndryshme nė nivel edhe tė vendit., si nė basketboll, hendboll por edhe aktivitete tė tjera sportive. Sot nė Pogragjė, po nis ky projekt qė ėshtė pritur prej kohėsh, pėr kėtė fshat dhe rrethin, qė kanė dhėnė shumė pėr arsimin, kulturėn dhe sportin e Kosovės”, tha, ndėr tė tjerash, deputeti Rexhepi.

Nė emėr tė drejtorisė komunale tė Arsimit tė pranishmit i ka pėrshėndetur dhe falėnderuar edhe drejtori i Nazmi Musa, i cili ka thėnė se projekte tė tilla dėshmojnė pėr pėrkushtim ndaj arsimit dhe ndaj krijimit tė kushteve pėr tė prekur vlerat gjatė tė ardhmes./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma