Imami Alimi: xhihadi luftė terorristėsh, myslimani nuk vret njerėz tė pafajshėm

Intervistė me imamin e xhamisė nė Wil, Bekim Alimi, i cili njėherit ėshtė nėnkryetar nė Unionin e Imamėve shqiptarė nė Zvicėr dhe nė „Dachverband Islamischer Gemeinschaft Organisation“, tė njohur si Digo. Nė gjuhėn shqipe Digo pėrkthehet si Ēati e Shoqatave tė Organizuara Islame.
Pėr albinfo.ch Alimi flet pėr rrezikun e xhihadit islam qė u kanoshet tė rinjėve shqiptarė nė Zvicėr duke rėnė pre e organizimeve sekrete dhe shumė tė besueshme brenda njė rrjeti pėr tė cilin nuk kanė njohuri as besimtarėt qė freukontojnė xhamitė nė Zvicėr.

Rasti mė i freskėt ėshtė kampioni i Tai-boksit, Valdet Gashi, i cili ka lėnė gruan me dy fėmijėt e vegjėl, nėnė e babė me lot nė sy dhe i ėshtė bashkėngjitur organizatės mė tė tmerrshme terroriste, IS, e cila lufton brenda teritorrit sirian pėr krijimin e shtetit Islamik sipas sheriatit, raporton albinfo.ch.

Albinfo.ch: Ka dyshime se nė Zvicėr ekziston njė rrjet qė merret me organizimin e tė rinjve pėr t`i dėrguar nė luftėn e Xhihadit, nė Siri. A jeni ju si Union, si Digo nė dijeni tė rasteve tė kėtilla, siē ishte rasti i fundit me kampionin e taiboksit, Valdet Gashin?

Bekim Alimi: Informata tė dorės sė parė nė lidhje me kėso organizimesh, ne natyrisht nuk kemi, pasi ju e dini shumė mirė se kėto organizime bėhen nė formė tė fshehtė, personale dhe tepėr tė besueshme. Ata kanė vetėm njerėz tė besueshėm dhe kur ne kuptojmė pėr raste tė kėtilla, atėherė kėto raste nuk janė mė nė Zvicėr, por jashtė saj.

Ju e dini mirė se raste tė cilat i pėrmendet nuk kanė tė bėjnė me Digo- (Dachverband ose organizata ēati e shoqatave islamike). Kjo ka ndodhur nė njė kanton tjetėr. Mirėpo kudo qė tė jetė rinia jonė, ne mbajmė pėrgjegjėsi nė qoftė se ata rritėn dhe orientohen nė rrugė tė gabueshme. Pa marrė parasysh a janė ata nė Gjenevė apo nė St. Gallen e kėshtu me radhė. Ata janė djemtė tanė dhe vajzat tona, pėr tė cilėt ne duhet tė mbajmė pėrgjegjėsi.

Nėpėr xhamitė tė cilat janė tė njohura nė Zvicėr, ku fatmirėsisht jam edhe unė imam e jam afėr me njerėz, kėso lloj tipash nuk qarkullojnė. Por, edhe nėse ata bien nė sy, janė vetė njerėzit qė do tė reagojnė ndaj tyre. Prandaj unė mendoj se ata kanė vende tė tjera ku qarkullojnė dhe se nuk kanė tė bėjnė me xhamitė tė cilat njihen nė Zvicėr.

Albinfo.ch: Ju si Union apo Digo a merreni me kėtė problematikė, a e trajtoni kėtė temė dhe nėse po, ēfarė masash preventive ndėrmerrni pėr parandalimin e kėtyre rasteve?

Bekim Alimi: Kjo temė zhvillohet nė dy rrafshe, rrafshi i parė ėshtė segmenti intern ndėrmjet imamėve apo xhamive nė tė cilėn natyrisht se ėshtė njė temė pėr tė cilėn ne shpesh kemi biseduar ndėrmjet veti, mes imamėve, qoftė nė Zvicrėn lindore apo qoftė edhe nė Unionin e Imameve, ėshtė trajtuar nė formė tė hollėsishme, pėr shkak se humbės tė parė nė kėtė raste janė drejtpėrsėdrejti xhamitė tona e prindėrit tanė, dhe ne vetė pėr shkak se ėshtė njė temė serioze e cila neve na preokupon jashtė mase.

Kurse nė rrafshin e dytė janė problemet iks apo ypsilon qė na paraqiten neve prej anės sė prindėrve. Ka pėr shembull prindėr qė janė tė preokupuar me njė rast apo frikohen nga njė rast i tillė, kėshtu qė paraqiten te imami i tyre, nė Digo apo njete sia e saj. Por, deri mė tani unė nuk kam informata qė janė paraqitur nė kėtė formė, pėrveē se ndoshta me tė ndjerin Dr. Hishamin nė qoftė se ai ka pasur informata tė drejpėrdrejta.

Albinfo.ch: Por, masa pėr parandalimin e kėtyre rasteve nuk keni apo si ėshtė puna?

Bekim Alimi: Unė prapė do tė them, mė sė shumti masa pėr parandalim ndėrmarrin imamėt, gjegjėsisht Unioni i Imamėve Shqiptarė se sa nėpėrmes strukturave hierarkike tė cilat mund ti quajmė si „Dachverband“, pėr shkak se edhe „Dachverband“-i duhet tė reagojė pėrmes imamėve, ngase kėta janė nė afėrsi me njerėzit.

Unė vetė veproj si imam dhe bashkėpunoj me imamė tė tjerė. Sidomos nė rastet e rėnda, nė kėto tė prezantimit tė shembujve tė njėpasnjėshėm kemi organizuar ditėve te premte predikime nė kėtė drejtim dhe jemi fokusuar vetėm nė kėtė drejtim. Kjo ėshtė njė prej masave preventive tė cilėt xhematit fuqimisht i ėshtė treguar se si qėndron problemi, ēka ėshtė islami i pastėr dhe islami i mesėm nė kėtė aspekt. Prej masave preventive janė nė fakt, pikėrisht shkrimet, tė cilat po ashtu besoj mund t`i lexoni nė webfaqen e imamėve nė Zvicėr, , ku do tė shihni se si ky Union, jo vetėm se i ka gjykuar kėto raste por edhe konkretisht ka punuar nė seminare tė ndryshme me imamėt tanė intern edhe ngjashėm. Si Dachverband nė kėtė drejtim brenda kėtyre pak muajve qė jam unė aty, ne nuk kemi ende diēka konkrete.

Albinfo.ch:Si imam autoritativ qė jeni nė kėtė regjion, cili do tė ishte apeli juaj pėr tė rinjtė qė pėlqejnė xhihadin apo i bashkangjitėn xhihadit?

Bekim Alimi: Apeli im pikė sė pari ėshtė se luftėn tė cilėn ata e zhvillojnė atje nuk kanė tė drejtė ta titullojnė xhihad, ngase nuk di ēfarė xhihadi ėshtė nėse myslimani vret myslimanė, apo nė qoftė se myslimani vret njerėz tė pafajshėm. Nuk di pėr ēfarė xhihadi flitet!?

Apeli im pikė sė pari ėshtė tė mos bėhen pre e kėtyre lloj dezinformatave, e kėtyre lloj propagandave negative. Pika e dytė, populli i Sirisė tė cilit ne ia dėshirojmė paqen sa mė shpejt dhe lutemi pėr ta, bile nė kėtė muaj tė Ramazanit, dhashte Zoti qė ata sa mė shpejt tė lirohen dhe tė jenė njė popull i lirė sikur gjithė popujt e tjerė tė botės. Unė nuk besoj qė ka mbetu populli i Sirisė pėr 50 djem tanė tė rinj tė cilėt do tė shkojnė atje dhe do ta ēlirojnė Sirinė. Populli i Sirisė me miliona ėshtė refugjat nė vise tė ndryshme. Pra ju kisha lutur pikė sė pari pėr kompetencė, pėr sqarim tė islamit real, dhe jo euforik dhe nė njejtėn kohė tė shohim se ēka mund tė ndikojė prezenca e tij apo edhe e 50 tė tjerėve nė milionat e popullatės qė janė atje.

Albinfo.ch: Ju i dėnoni vrasjet qė po ndodhin nė Siri. I konsideroni kėto akte tė terorriste?

Bekim Alimi: Natyrisht se ne i konsiderojmė ato si terrorizėm dhe natyrisht se i konsiderojme ato si akt joislam, jolegjitim. Kur nxirren njerėz jashtė qyteteve nėpėr shkretėtira, vriten dhe masakrohen nė kėtė formė, mendoni se kjo ėshtė islam apo kėta mendojnė se do ta prezantojnė islamin. Assesi kjo nuk ėshtė e saktė dhe ne nuk jemi dakord me atė qė bėjnė.

Albinfo.ch: A mund tė themi se me apo pa vetėdije, kėta djem tė rinj shqiptarė qė po i bashkangjiten xhihadit atje, faktikisht po bėhen pjesė tė njė organizate terroriste?

Bekim Alimi: Unė nuk mund tė flas nė emėr tė tyre se ēka mund tė bėhen ata, e ēka jo. Ne mund tė flasim pėr njė grup terroristėsh kur t’ua shohim veprat e tyre. Deri mė tani ēfarė kemi parė nga veprat e kėtij grupi tė cilėt gjenden nė Siri, kjo nuk rezulton me islam, kjo nuk propagon me islam. Kjo ėshtė gjithēka qė ėshtė kundėr islamit, e kėta janė me siguri terroristė tė nivelit mė tė lartė. Kurse kėta djem tė rinj shqiptarė me vetėdije apo pa te, janė ēėshtje tė cilat neve derisa nuk kemi parė vepra prej tyre nuk mund ti klasifikojmė ata nė ndonjė pozitė tė keqe, Zot na ruaj. Por, ne do ti kishim thirrė ata pėr vetėdije, do ti kishim thirrė ata qė ta sqarojnė punėn e tyre, pėrpara se tė marrin njė hap tė gabueshėm ngase islami nuk ėshtė tė vrasėsh njerėz e nė veēanti tė vrasėsh musliman.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma